• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gaz paçi!

08:12 : 11/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Viti 2016! Ministri i Energjetikës së asaj kohe, Damian Gjiknuri, shpall planin për “gazifikimin e Shqipërisë”. Sipas një kronike të asaj kohe, [link] Shqipëria ka në plan të ndërtojë pesë linja kryesore të transportimit të gazit, një drejt Maqedonisë, një drejt Malit të Zi, një drejt Korçës e një drejt Gjirokastrës.

Viti 2021! Një marrëveshje bashkëpunimi nënshkruhet, si zakonisht, në prani të Edi Ramës, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kësaj here nën drejtimin e Ballukut dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy. Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave, marrëveshja synon “ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm.” [Link]

Viti 2026! Kompania shqiptare e gazit (po, ne e kemi një të tillë), nënshkruan një “memorandum mirëkuptimi” as më pak dhe as më shumë për “gazifikimin” e Shqipërisë. Një ministër tjetër, Enea Karakaçi, flet, njësoj si Gjiknuri tetë vjet të shkuara, për vizion të jashtëzakonshëm. Jepet edhe një vlerë që të shqyen sysh: 6 miliardë dollarë. [Link]

Ka shumë gjasa që, pas tetë vjetësh, një ministër tjetër ose një nga këto të shkuarit, të nënshkruajë një memorandum tjetër mirëkuptimi “për gazifikimin”. Të ardhmen nuk e parashikojmë dot, por të shkuarën mund ta njohim duke gërmuar në arkiva.

Në vitin 2012, Sali Berisha, në atë kohë, kryeministër, premtonte “gazifikimin” si qëllim madhor i mandatit të tij katëvjeçar që nuk erdhi. [Link]

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Ndërsa në vitin 2013, zv/kryeministri socialist Niko Peleshi deklaroi se ka diskutuar në Izrael “gazifikimin”. [Link]

Në vitin 2022, Edi Rama flet për “hapa konkretë” në gazifikimin e vendit, kësaj here me ndihmën e Azerbajxhanit. [Link]

Siç shikohet, idetë nuk kanë munguar në të shkuarën se nga e si mund të bëhet “gazifikimi” i Shqipërisë. Dallimi kësaj here është pompoziteti. Shifra fantastike e 6 miliardëve të deklaruara si vlerë e marrëveshjes me një kompani greke dhe një tjetër, amerikane.

Gazi është një lëndë fosile që merr flakë dhe jep energji. Siç sugjeron emri që mbart, në natyrë gjendet në gjendje “të gaztë”. Problemi është se, nga vendi ku gazi gjendet në natyrë, te vendi ku gazi mund të kërkohet për përdorim nga konsumatori, ka një distancë hapsinore. Gazi thuhet se gjendet me bollëk në natyrë dhe, nëse nuk ka infrastrukturë për t’u transportuar te konsumatori, digjet kot. Problemi pra nuk është te burimi i gazit, i cili, sipas lajmeve të mësipërme të prodhuara nga qeveritë, mund të vijë nga Azerbajxhani, Izraeli, Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera, por tek “infrastruktura”.

Për shembull, lajmet e fundit nga Shtetet e Bashkuara flasin për “gas glut”. [Link] Gazi gjendet me shumicë, por nuk ke ku ta çosh.

Aktualisht ka dy mënyra se si mund të transportohet gazi: Mënyra e parë është transportimi në gjendje të gaztë, siç e bën gazsjellësi TransAdriatik. Gazi futet në tub në vendin e prodhimit dhe transportohet me tubacione deri te konsumatori. Mënyra e dytë është kalimi i gazit në temperaturat ultra të ulëta, minus 162 gradë celius, pas të cilës, gazi natyror zvogëlohet në volum me 600 herë, pas të cilës mund të futet në anije dhe të dërgohet te konsumatori.

Të dyja mënyrat, transporti me tubacion dhe ai me transformim në gjendje të lëngët, kërkojnë investime madhore në infrastrukturë. Pasi gazi të lëngëzohet dhe të futet në anije, ai ka nevojë për një vend ku të “degazifikohet”, dhe pastaj për tubacione për ta transportuar deri te konsumatori final, qoftë industri, qoftë familje. Një impiant degazifikimi kushton qindramilionë euro ndërsa shtrirja e tubacionit nëpër qytete është sipërmarrje madhore. Por mbi të gjitha, për shkak të kostove të mëdha që kërkohet nga investimi fillestar, furnizimi me gaz është projekt shumëvjeçar, në të cilën, palët zakonisht angazhohen në kontrata pay or take it ose, merre ose paguaje. Me pak fjalë, konsumatori bie dakord me furnitorin që ta paguajë gazin, pavarësisht nëse ka mundësi ta konsumojë apo jo.

Mes të dy opsioneve, Shqipëria afërmendësh mund të kërkojë zgjidhen e gatshme. Furnizimin nga gazjellësi TransAdriatik, i cili është i disponueshëm. Shqipëria madje gëzon të drejtat e kalimit, ku përfshihet e drejta për të blerë transportimin e një sasie të caktuar gazi me çmim preferencial, e drejtë që deri më sot nuk është shfrytëzuar, jo se nuk ekziston gazi, por sepse nuk ka konsum.

Zgjidhja që disa vende kanë gjetur për të garantuar konsum të vazhdueshëm gazi ka qenë ndërtimi i termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Në një skenar të tillë, të duhet të ndërtosh një termocentral me minimalisht kapacitet 600 apo 800 MW, për të garantuar konsumin e rreth 1 miliardë metër kub gaz natyror në vit, që është minimumi në këtë fushë. Shqipëria ende nuk ka arritur të vërë në punë një termocentral me madhësi 100 MW të ndërtuar tashmë e pesëmbëdhjetë vite më parë dhe nuk ka në plan të ndërtojë ndonjë tjetër. Rrjedhimisht për të gazifikuar vendin, do të duhet të shohim te konsumatorë të tjerë potencialë. Fabrikat e çimentos janë kandidatë potencialë, por ngjan se janë të pamjaftueshëm.

Për konsumatorin e gjerë, pra familjarin që përdor gaz në vend të energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim, kjo ka gjasa që është shpresë e kotë. Shqiptari është një qytetar i varfër. Ai zakonisht gjatë dimrit ngroh vetëm një dhomë dhe mbulohet me batanije. Gjatë verës shikon me siklet faturën e energjisë elektrike të rritur për shkak të kondicionimit. Dhe ndërsa popullsia plaket, (tashmë ka qytete të tëra ku një pjesë thelbësore e popullsisë banuese është pensioniste), vështirë se mund të gjesh konsumatorë mjaftueshëm të pasur sa për të justifikuar kostot e jashtëzakonshme që kërkohen për të shtrirë tuba gazi në çdo shtëpi.

E për rrjedhojë, megjithëse gazi nëpër botë nuk mungon, Shqipëria është një vend i prapambetur, pa industri e me konsumatorë të varfër, gjë që i bën lajmet me gazifikim të përsëriten një herë në disa vjet, me aktorë që me raste ndryshojnë e me raste jo, dhe që bëjnë deklarata bombastike. /BIRN

Etiketa: Edi Ramagazifikimi i shqiperiseqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Aksident në Lushnje, përmbyset zetori, humb jetën 71-vjeçari /EMRI

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom