• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në Vaun e Dejës/ Tenderi i eskavatorit i jepet kompanisë “fantazëm”

14:23 : 10/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Bashkitë dhe njësitë vendore janë shndërruar në strofulla të korrupsionit, ku fondet publike trajtohen si pronë private e pushtetarëve lokalë dhe klientelës së tyre politike e familjare. Tenderat nuk zhvillohen më për interesin e qytetarëve, por për të ushqyer një rrjet të mirëorganizuar përfituesish, të lidhur me zyrtarë, drejtorë, administratorë dhe njerëz me ndikim politik.

Një nga rastet më skandaloze është tenderi i zhvilluar më 12 gusht 2025 nga Bashkia Vau Dejës për “Blerje eskavator me zinxhir”, me fond limit 7,916,666 lekë nga Buxheti i Shtetit.

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot

Në letër, procedura duket si një garë normale me katër operatorë ekonomikë pjesëmarrës: “NAIM HYSI” P.F, “BORIS 2019” shpk, “ARTEO 2018” shpk dhe “Lazër Gjekaj” P.F. Por realiteti duket krejt tjetër.

Si në shumicën e tenderave klientelistë në Shqipëri, gara ishte vetëm dekor. Fituesi dukej i vendosur paraprakisht.

Pas eliminimit të operatorëve të tjerë, fitues u shpall “BORIS 2019” shpk me ofertën 7,494,500 lekë, pra pikërisht oferta më e lartë. Një tjetër tender me “flamur të kuq”, ku jo vetëm që nuk fitoi oferta më ekonomike për qytetarët, por u favorizua subjekti i lidhur me njerëzit e pushtetit.

Lexo edhe:

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

Dhe këtu nis skandali i vërtetë.

Sipas ekstraktit të QKB-së, “BORIS 2019” shpk nuk ka objekt aktiviteti tregtimin e automjeteve apo makinerive të rënda. Në listën e aktiviteteve të saj figurojnë shërbime të ndryshme, deri edhe katering e fotografi, por jo tregtim eskavatorësh apo makinerish pune.

Pra, Bashkia Vau Dejës shpall fitues për blerje eskavatori një subjekt që ligjërisht nuk merret me shitje- blerje mjetesh në këtë rast me eskavatorë. Kjo e vertetuar nga ekstrakti I QKB-së!

Kjo përbën jo vetëm skandal administrativ, por korrupsion I qartë, veprime serioze dhe shkelje të hapur të Ligjit për Prokurimet Publike dhe Dokumenteve Standarde të Tenderit, ku objekti i aktivitetit është kusht bazë për pjesëmarrje në procedurë. Pra vjedhje e hapur e parasë publike dhe taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

Megjithatë, komisioni i tenderimit nuk e ka parë si problem mungesën e objektit të aktivitetit. Përkundrazi, ka skualifikuar subjektet që realisht merren me tregtimin e automjeteve dhe makinerive të rënda.

Pra, janë përjashtuar kompanitë që kishin kapacitetin ligjor dhe teknik për ta realizuar kontratën, ndërsa është favorizuar një kompani pa eksperiencë, pa aktivitet përkatës dhe pa kapacitete reale.

Kompania “BORIS 2019” shpk administrohet zyrtarisht nga Saime Kolçe, një 65-vjeçare, shtëpiake, pa aktivitet ekonomik real dhe pa asnjë të punësuar tjetër përveç vetes. Praktikisht, sipas burimeve dhe të dhënave të disponueshme, aktiviteti kontrollohet nga djali i saj Besmir Kolçe, avokat dhe përfaqësues juridik i subjektit.

Por lidhjet bëhen edhe më të forta.

Besmir Kolçe është bashkëshorti i Erjona Kolçes, e cila në periudhën kur zhvillohej tenderi ishte përgjegjëse e sektorit të Integrimit Europian dhe Projekteve në Bashkinë Vau Dejës, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e koordinatores së Qendrës së BE-së në këtë bashki. Më pas, më 11.04.2026, ajo emërohet administratore e Njësisë Administrative Bushat.

Pra, subjekti që fiton tendera publikë rezulton e lidhur familjarisht me njerëz që kanë ushtruar dhe ushtrojnë funksione drejtuese brenda vetë Bashkisë Vau Dejës.

Në çdo shtet normal, ky fakt do të mjaftonte për hetim të menjëhershëm për konflikt interesi dhe korrupsion.

Por në Bashkinë Vau Dejës duket se këto lidhje jo vetëm nuk përbëjnë problem, por shërbejnë si garanci për të fituar tendera publikë.

Skandali thellohet edhe më shumë nga fakti se “BORIS 2019” shpk nuk rezulton të ketë në inventar asnjë eskavator me zinxhir. Megjithatë, komisioni i tenderimit e shpall fituese dhe i jep afat dy muaj për realizimin e kontratës. Veprime që vetëm mjeshtrat e Komisionit të Vlersimit të Ofertave në Vau Dejës din ti bëjnë!

Pra, Bashkia Vau Dejës nuk bleu një eskavator nga një subjekt që dispononte mjetin, por nga një ndërmjetës klientelist që duhej fillimisht ta blinte diku tjetër e më pas t’ia shiste bashkisë. Ndërsa po Bashkia Vau Dejës në tendera tjerë siç është rikonstrukcion i një rruge lë afat për zbatim vetëm 30 ditë, apo edhe për furnizime të tjera me mallra vetëm 10 ditë, ndërsa për blerjen e një fadrome siç është rasti në vitin 2023.

Një skemë tipike e përdorur për të kanalizuar fondet publike tek kompani të lidhura politikisht.

Në thelb, Bashkia nuk po kërkonte mjetin më të mirë apo ofertën më të leverdishme për qytetarët, por po kërkonte mënyrën për të zhvatur taksat e qytetarëve, dhe për t’i dërguar tek një subjekt të caktuar!

Dhe kjo nuk është një rast i izoluar.

Sipas të dhënave të publikuara në “OpenCorporates”, deri më 02.09.2025, “BORIS 2019” shpk rezulton me 714 transaksione të kryera nga Thesari i Shtetit, me një vlerë totale prej 363,499,131 lekësh.

Mbi 363 milionë lekë para publike për një kompani që në letra ka vetëm një të punësuar formal: administratoren- shtëpiake 65-vjeçare Saime Kolçe.

Një kompani pa staf real, pa kapacitete reale dhe me seli në banesen familjare në Kosmaç të Vau Dejës arrin të thithë qindra milionë lekë nga institucionet shtetërore.

Kjo nuk ngjan me sipërmarrje normale.

Kjo ngjan me një skemë të strukturuar për të përdorur kompani fasadë në funksion të përfitimit të fondeve publike.

Në këtë mënyrë krijohet një zinxhir interesash politike, ekonomike dhe familjare, ku tenderat publikë qarkullojnë brenda një rrethi të mbyllur njerëzish të lidhur me pushtetin.

Ndërkohë, qytetarët e Vau Dejës paguajnë taksa, jetojnë mes mungesës së investimeve reale dhe shohin sesi fondet publike përfundojnë në duart e një grushti njerëzish të privilegjuar.

Tenderat janë kthyer në bankomat politik.

Institucionet janë kthyer në zyra shpërndarjeje për klientelën.

Ligji zbatohet vetëm për qytetarët e zakonshëm, ndërsa për njerëzit e lidhur me pushtetin duket se gjithçka lejohet.

Dhe pyetja që ngrihet sot është e thjeshtë:

Sa tendera të tjerë janë fituar me të njëjtën skemë?

Sa kompani fasadë përdoren për të kanalizuar paratë publike?

Dhe deri kur fondet e qytetarëve do të vazhdojnë të trajtohen si plaçkë për t’u ndarë mes njerëzve të pushtetit? /Publik.al

Më poshtë dokumentet përkatëse lidhur me tenderin në fjalë:

njoftim i kontrates

Verifikim-Paraprak-per-Ngritje-ne-Detyre-Pergjegjes-2025

proceverbal blerje mallra-1

proceverbal blerje mallra

ekstrakt_historik_2025

Etiketa: eksavatortendervau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
Para

Ultimatumi i ri i Iranit: Anijet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së, nuk do të kalojnë në Hormuz

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom