Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku zhvilloheshin lojëra fati në mënyrë të kundërligjshme.
Në rrugën “Frederik Shiroka”, u arrestua shtetasi E. Gj., 28 vjeç, pasi u gjet një kompjuter me programe të instaluara për lojëra fati.
Ndërkohë në rastin tjetër, u procedua penalisht shtetasi B. K., 20 vjeç, punonjës i lokalit, pasi në celularin e tij u gjetën aplikacione për baste sportive.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe celularë, që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vijimin e hetimeve.













