• Kontakt
Monday, July 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti Spiropali/ A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?

11:38 : 30/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kur Partia Socialiste vendosi të bëhej barrikadë në mbrojtje të imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku në mars të këtij viti, deputetja socialiste Elisa Spiropali ishte ndër të paktët që doli nga rreshti.

E shkarkuar befas nga posti i ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar të Ramës, Spiropali i mungoi apelit në seancën parlamentare për votimin e çështjes së Ballukut, çka solli më pas një ndarje të saj nga partia ku ndërtoi të gjithë karrierën politike, duke mbajtur detyra të larta shtetëtore si kryetare e Kuvendit dhe ministre.

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të martën, u raportua se Spiropali mori një  paralajmërim të qartë nga Rama për përjashtim nga radhët e Partisë Socialiste.

Shkak i përplasjes u bë një postim i Spiropalit në faqen e saj në Facebook, ku ajo kritikonte pa emra të përveçëm modelin e qeverisjes së sotme dhe deformimin në zemër të pushtetit, që po e kthente sipas saj Partinë Socialiste nga një parti e gjallë në “një strukturë fosile”.

Në një postim të dytë drejtuar Ramës, Spiropali foli më tej për një qeverisje që e kishte barazuar shtetin me partinë dhe ku nuk lejoheshin zërat kritikë.

Lexo edhe:

“Rama fu*k you”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

“Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës”, shkrujti ndër të tjera Spiropali, ndërsa shtoi se kritikat e saj kërkonin ‘ndarjen e partisë nga shteti’.

Spiropali u përfshi në politikë në vitin 2009 dhe e ndërtoi profilin e saj publik si mbështetëse e flaktë e Edi Ramës. Kritikat e saj ndaj qeverisjes kanë tërhequr vëmendjen në një ambjent politik të kontrolluar nga kryetari i partisë dhe bindja uniforme e deputetëve.

Edhe pse në dukje të nxitura nga hatërmbetjet personale pas largimit nga detyra e ministres së Jashtme, kritikat e Elisa Spiropalit prekin sipas analistëve të politikës çështje të rëndësishme për politizimin e shtetit dhe mungesën e lirisë së shprehjes brenda partisë në pushtet.

“Në këto kritika nuk gjen asgjë politike. Në kuptimin që nuk ka një kritikë politike të strukturuar dhe të bazuar në ide politike, vizion apo strategji të caktuar,” tha për BIRN Ervis Iliazaj, pedagog i Shkencave Politike.

Gjithsesi, ai thekson se “kritikat që po adreson Spiropali janë për t’u përshëndetur, pasi është ndoshta hera e parë që nga viti 2013 që një eksponent i Partisë Socialiste bën kritika kaq hapur për mënyrën sesi funksionon ajo parti”.

Për gazetarin Lutfi Dervishi, kritikat e Spiropalit nuk duhen reduktuar “vetëm te inati personal”.

“Kritikat e saj prekin një çështje reale: raportin parti, shtet, pushtet dhe administratë. Pra, pyetja nuk është vetëm: Pse flet Elisa tani? Pyetja më e rëndësishme është: A janë të vërteta disa nga gjërat që thotë?” tha ai.

Edhe pse Partia Socialiste ka struktura, forume, grup parlamentar, kongrese dhe mbledhje, debati real sipas Dervishit matet me një gjë të thjeshtë: “A mund të kundërshtosh publikisht pa u konsideruar tradhtar?”

‘Partitë-njeri’

Në polin tjetër të politikës, në Partinë Demokratike të kontrolluar prej 3 dekadash nga Sali Berisha, ish-deputeti Ervin Salianji po sfidon prej disa muajsh lidershipin në garën për kryetarin dhe mbi mënyrën se si drejtohet opozita.

Por Salianji është shpallur gjithashtu tradhtar, ndërkohë që drejtuesit e lartë të PD e konsiderojnë atë të vetëpërjashtuar.

Mes situatave në dy partitë kryesore ka ngjashmëri, por edhe dallime të mëdha. Megjithatë, të dyja rastet ekspozojnë drejtimin autoritar të partive politike në Shqipëri.

Sipas Dervishit, figura brenda partive të mëdha po kërkojnë të ndërtojnë profile kritike ndaj lidershipit. Por dallimi qëndron tek pozicioni, pasi Spiropali vjen nga zemra e pushtetit, ndërsa Salianji vjen nga opozita dhe e ndërton profilin mbi idenë që PD duhet të ketë.

“Pra, Spiropali duket si rebelim nga brenda pushtetit. Salianji si përpjekje për reformim nga brenda opozitës. Njëra sfidon partinë që qeveris, tjetri sfidon partinë që nuk po arrin të fitojë,” theksoi ai.

Iljazaj e sheh ndryshimin te synimet politike të sfidantëve. Sipas tij, Spiropali nuk shfaq ambicie për të drejtuar Partinë Socialiste, ndërkohë që lëvizja e Salianjit mbart sipas tij elementë të një lëvizjeje politike me objektiv të caktuar dhe të strukturuar.

“Spiropali duket sikur kërkon pushtet brenda pushtetit të Edi Ramës dhe jo ta zëvëndësojë atë, ndërsa nga ana tjetër Salianji i ka kritikat më thelbësore dhe më politikisht të artikuluara,” tha ai.

Gjithsesi, të dy situatat politike në partitë e mëdha tregojnë për mungesën e demokracisë së brendshme dhe personalizimin në drejtimin e partive politike.

“Janë parti-njeri,” thotë Iljazaj, duke shtuar se “personalizimi i politikës në Shqipëri është në nivele si kurrë më parë”.

Edhe Dervishi thotë se partitë rrotullohen rreth ‘udhëheqësit’ dhe se mungesa e debatit brenda tyre e dëmton demokracinë e vendit.

“Kur partitë e mëdha nuk prodhojnë demokraci brenda vetes, nuk mund të prodhojnë demokraci serioze në shtet. Parlamenti bëhet noter, qeveria bëhet zyrë e kryetarit, administrata bëhet zgjatim partie, kurse deputeti shpesh kthehet në buton/bufon me imunitet,” theksoi ai.

Dervishi beson se arsyet e kësaj sjelljeje politike lidhen me disa faktorë, përfshirë kulturën politike të trashëguar nga diktatura apo kapjen e shtetit nga partia. Nga ana tjetër, sistemi elektoral me lista të mbyllura i jep kryetarit fuqi të jashtëzakonshme mbi karrierën politike të deputetëve dhe sipas Dervishit “kur mandatin ta jep kryetari, fjala jote nuk ka peshë”.

“Këtu, partitë nuk kanë frikë nga kundërshtari, kanë frikë nga anëtari i partisë që fillon të mendojë me zë të lartë,” theksoi ai.

Për Iljazajn, partitë politike në Shqipëri janë më shumë ndërmarrje private sesa institucione publike, një tipar që cenon demokracinë në tërësi.

“Ne kemi ndërtuar në përgjithësi në Shqipëri një model lidershipi të bazuar te karizma, te vizioni apo vendimarrjet personale. Më shumë i besojmë personit sesa strukturave,” tha Iljazaj.

“Kjo ka sjellë ushtrimin e pushtetit në mënyrë autokratike në të gjitha nivelet. Për të gjitha këto arsye, nëse nuk ka demokraci brenda partive, nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri,” përfundoi ai. /BIRN

Etiketa: Edi RamaElisa Spiropalips

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama fu*k you”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Poshtë patronazhistët!

22:31 : 05/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet protesta te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

22:01 : 05/07/2026
AKTUALITET

“Më goditën 30 herë me grushte në makinën e policisë”/ Aktivisti: Përndjekje politike!

21:24 : 05/07/2026
AKTUALITET

Emigranti: Rama nuk jep dorëheqjen se shkon në burg!

20:44 : 05/07/2026
AKTUALITET

“O njeri i krimbur”/ Protestuesja ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Kërkoji falje popullit dhe ik!

20:33 : 05/07/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci, te korrupsioni e shëndetësia/ Si u kthye “Revolucioni i Flamingove” në lëvizje kundër Ramës

20:23 : 05/07/2026
Para

Zbulohen në Tiranë 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati, arrestohet pronari, procedohet punonjësi

TË GJITHA

Raporti i OKB-së: Shqipëria, ndër vendet kryesore të tranzitit të heroinës dhe kokainës (Hartat)

08:18 : 06/07/2026

Këmbimi valutor 6 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 06/07/2026

Reshje shiu në disa qarqe, temperaturat deri në 34°C! Ja parashikimi i motit për sot

07:59 : 06/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 korrik 2026

23:00 : 05/07/2026

Netanyahu: Nuk ka pasur kërkesa nga SHBA për të ndalur operacionet në Liban!

22:48 : 05/07/2026

“Rama fu*k you”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Poshtë patronazhistët!

22:31 : 05/07/2026

Zjarre të mëdha në Francë, Spanjë e Portugali, mijëra hektarë të djegur

22:15 : 05/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBelugabahisgrandpashabet girişHoliganbetgoldenbahisnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio