• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nga Zagrebi: Klanet e drogës kanë marrë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

20:30 : 29/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një prononcimi për media në forumin e Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU) në Zagreb, Kroaci, deklaroi se klanet e drogës kanë arritur të marrin nën kontroll të gjithë internetin e Shqipërisë dhe të dhënat e qytetarëve.

Berisha theksoi se opozita shqiptare është e pranishme në këtë forum botëror për të paraqitur problematikat e mëdha me të cilat përballet Shqipëria dhe rajoni. Sipas tij, këto çështje do të debatohen me aleatët ndërkombëtarë të qendrës së djathtë.

Duke folur për situatën në vend, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po pengon procesin e integrimit europian dhe se e ka shndërruar Shqipërinë “në një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare”. Më tej, ai e cilësoi vendin si “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë”, ndërtimi i të cilit ka sjellë dëme të rënda për ekonominë.

Akuza më shqetësuese ishte çështja që lidhej me sigurinë kibernetike.

“Siç kanë faktuar zbulimet e fundit, ato klanet e drogës arritën të kontrollojnë të gjithë internetin e Shqipërisë me të gjithë të dhënat e shqiptarëve. Kështu që në këtë aspekt, përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit dhe më gjerë”, deklaroi ai.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Forumi i IDU, i cili mbledh partitë e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, do të ketë në ditët në vijim një panel të dedikuar tërësisht për Ballkanin. Berisha konfirmoi se aty do të paraqesë rastin e Shqipërisë dhe problematikat e saj.

Pyetje: Z. Berisha, një forum 3-ditor i cili ka një rëndësi shumë të madhe, cili do të jetë le të themi qëndrimi juaj dhe i Partisë Demokratike dhe ku do të jetë pikësynimi i gjithë mesazhit tuaj dhe i opozitës?

Sali Berisha: Po, ky është forumi i IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatës që grupon partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta të të gjithë botës. Organizatë e cila ka si parti kryesore udhëheqëse, Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partia më influente. Ndërkohë, presidenti i saj është një nga ish-kryeministrat më të shkëlqyer të Kanadasë, Stephen Harper, një mik i çmuar i opozitës shqiptare dhe i Shqipërisë. Ne vijmë këtu në këtë forum botëror për të paraqitur problematikat e mëdha të Shqipërisë dhe rajonit në këndvështrimin tonë, për t’i debatuar dhe diskutuar këto probleme me aleatët tanë. Probleme madhore që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon, probleme madhore që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pengesat shumë serioze që Edi Rama me shtrirjen e Shqipërisë në një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare, i ka bërë dhe i bën procesit të integrimit, me ndërtimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të ekonomisë shqiptare për shkak të zhvlerësimit dramatik të euros dhe dollarit, goditjes shumë të rëndë të eksporteve, prodhimit industrial, prodhimit bujqësor. Pra, kemi, përveç faktit që dihet që klanet e drogës janë sot vendimmarrësit kryesorë dhe më të rëndësishëm, por ato siç kanë faktuar zbulimet e fundit, ato arritën të kontrollojnë të gjithë internetin e Shqipërisë me të gjithë të dhënat e shqiptarëve. Kështu që, në këtë aspekt përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të rajonit dhe më gjerë. Këtu ishte një pritje kjo që regjistruat, pritja para fillimit të punimeve. Patëm rastin të takojmë personalitetet më kryesore, zëvendëskryeministrin e Kroacisë, nga vendi organizator, mikpritës, presidentin e IDU-së, ish-kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper, sekretaren e përgjithshme të IDU-së, miq të tjerë, Elmar Brok, një mik gjithmonë i Shqipërisë dhe i Partisë Demokratike, opozitës shqiptare, Kenny Endo, ish-kryeministrin e Irlandës, një nga kryeministrat më të suksesshëm në historinë e atij vendi, dhe shumë personalitete të tjera, të shkëmbejmë mendime shkurtimisht, të debatojmë, diskutojmë për zhvillimet në Shqipëri. Mendoj se kjo pritje, ky koktejl që u dha nga presidenti i IDU-së, ishte një rast shumë i mirë për ne për shkëmbim mendimesh me miqtë tanë, me partnerët tanë. Nesër vazhdon seanca, nesër seancat. Nesër kemi një panel që i kushtohet tërësisht Ballkanit, problematikave të mëdha të Ballkanit, qoftë në rrafshin e sigurisë, ashtu dhe në rrafshin e integrimit europian, ku janë disa pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit dhe natyrisht aty do paraqesim rastin e Shqipërisë dhe problematikat e mëdha. Por nesër, nesër ka gjithashtu debate në për çështje të tjera të sigurisë, kibër-sigurisë dhe pasnesër është mbledhja, është konferenca, është samiti i byrosë ekzekutive në të cilën janë të pranishëm kryetarët e të gjitha partive të anëtare të IDU-së dhe sigurisht edhe aty Shqipëria, siç mund ta keni marrë vesh, është në rend dite nga çështjet më të rëndësishme.

Etiketa: Edi RamakrimiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

Trump dhe Putin bisedë telefonike për mbi 1 orë e gjysmë, zbardhen diskutimet

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş