• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderët/ Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK mbi 200 mijë € për sezonin në Himarë

09:35 : 28/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Bashkia Himarë pritet të zhvillojë edhe këtë vit aktivitetet për çeljen e sezonit veror, duke vënë në dispozicion të tyre një fond total prej 16,666,667 lekë pa TVSH, të ndarë në dy procedura prokurimi.

Tenderi i parë ka si objekt “Organizim i aktivitetit të çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 9,800,000 lekë, ndërsa i dyti “Shërbime mbështetëse për aktivitetin e çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 6,866,667 lekë.

Skyweb.al ka raportuar edhe më herët mbi këtë aktivitet, duke theksuar se një vit më parë organizimi i tij iu dha disa prodhuesve të patateve nga Pogradeci, të cilët përfituan rreth 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Himarës.

Ndërkohë, sipas dokumenteve që ka konsultuar skyweb.al, këtë vit të dyja procedurat janë fituar nga kompania “ASLV” shpk, e cila rezulton të ketë qenë ofertuesja e vetme në të dy tenderët, duke ngritur një tjetër “flamur të kuq” për mënyrën se si po zhvillohen procedurat nga Bashkia Himarë.

Kompania në fjalë ka fituar tenderin e parë me një ofertë prej 9,527,000 lekë, ose rreth 97.2% të fondit limit, ndërsa tenderin e dytë me një ofertë prej 6,433,000 lekë, ose rreth 93.7% të fondit limit.

Lexo edhe:

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Në të dy rastet mungon konkurrenca, pasi “ASLV” ka qenë i vetmi ofertues. Megjithatë, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore në prokurimet publike, Bashkia Himarë ka vijuar procedurat dhe e ka shpallur kompaninë fituese edhe në mungesë të garës.

Në total, kompania pritet të përfitojë mbi 200 mijë euro me TVSH për organizimin e aktiviteteve të çeljes së sezonit veror.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur Bashkia Himarë ka rritur ndjeshëm shpenzimet për aktivitete dhe promovime. Vetëm pak kohë më parë, u shpenzuan rreth 35 mijë euro për një spektakël 10-minutësh me dronë, ndërsa është shpallur edhe një tjetër procedurë me vlerë rreth 650 mijë euro për organizimin e aktiviteteve kulturore gjatë gjithë vitit.

Një element që shton dyshimet mbi këtë procedurë është edhe tërheqja e papritur e kompanisë “Think Advertising” nga ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik. Kjo kompani kishte kundërshtuar në mënyrë të detajuar kriteret teknike të vendosura nga Bashkia Himarë, duke kërkuar ndryshimin e tyre dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

Çështja kishte kaluar në fazë shqyrtimi, por më pas kompania u tërhoq pa një argumentim teknik të qartë, duke u justifikuar me angazhime të tjera pune.

Ky arsyetim, i përgjithshëm dhe pa lidhje me pretendimet e ngritura, ka shtuar dyshimet mbi atë që ndodh pas kuintave të kësaj procedure.

Pas tërheqjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik e mbylli çështjen pa hyrë në shqyrtim, duke i hapur rrugë Bashkisë Himarë të vijojë procedurën dhe të shpallë fituesin.

Në këtë kontekst, vëmendja zhvendoset pikërisht te kompania fituese. “ASLV” shpk është një subjekt që operon në fushën e shërbimeve teknike dhe audiovizuale, por që rezulton gjithashtu në fokus të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas një raportimi të Boldnews, kompania është përfshirë në hetimet e SPAK për shkak të transfertave të dyshimta financiare dhe marrëdhënieve tregtare me kompaninë “Gogel”, në pronësi të tërthortë të Arbër Veliajt, në kuadër të hetimeve që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Hetimet kanë evidentuar se “ASLV” dhe një tjetër kompani, “Kuadr.com”, kanë përfituar në vite fonde publike të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë për organizimin e eventeve, ndërsa janë konstatuar marrëdhënie të vazhdueshme tregtare me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt.

Në këtë kuadër, SPAK ka kryer kontrolle në ambientet e kompanisë “ASLV” dhe ndaj administratorit të saj, duke kërkuar prova dokumentare dhe elektronike që lidhen me këtë aktivitet.

Fakti që një kompani nën hetim për qarkullim fondesh dhe marrëdhënie të dyshimta financiare rezulton fituese e dy tenderëve publikë në Himarë, pa garë dhe me oferta pranë fondit limit, shton pikëpyetjet mbi mënyrën se si shpërndahen fondet publike , mbi standardet e transparencës në këto procedura si edhe nxit dyshimet nëse kryebashkiaku Tavo është vënë në shërbim të grupit që po hetohet nga SPAK. /Skyweb.al

Etiketa: 200 mije eurohetimhimaresezon turistikspaktendervangjel tavo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
Screenshot
AKTUALITET

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

18:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

Në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci, kush është Adriano Mhillaj, i skeduar nga Policia

TË GJITHA

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

Pas 500 ditësh, SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş