• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Javë vendimtare në Kosovë: President apo zgjedhje të reja?

08:32 : 21/04/2026
në RAJONI

Një javë para përfundimit të afatit kur parlamenti duhet ta zgjedhë presidentin e vendit, Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi bisedime për çështjen e presidentit, thonë se tashmë kjo çështje është e mbyllur, s’ka marrëveshje me liderin e partisë fituese, Vetëvendosja, Albin Kurti.

Kryeministri të hënën, më 20.04, pas dështimit të një ujdie me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kreu i LDK-së ka refuzuar të gjitha ofertat që ia ka bërë, duke shpalosur kështu për herë të parë publikisht se çka i ka ofruar LDK-së.

Oferta për LDK-në

“Ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partnerët tjerë ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendëskryeministër i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri”, deklaroi Kurti, duke shtuar se LDK-së i ofroi edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por ata refuzuan.

Lexo edhe:

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

Pas refuzimit nga ana e LDK-së, sipas Kurtit, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, të cilat ai i ka quajtur të panevojshme.

“Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe buxhetit të Kosovës mjete. Së paku 10 milionë euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, deklaroi Kurti.

Albin Kurti duke folur
Kurti: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe buxhetit të Kosovës mjete.Fotografi: Armend Nimani/AFP

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga ana e tij tha se ai nuk i ka pranuar ofertat e Kurtit pasi konsideron që presidenti nuk duhet të jetë, siç shprehet, “zgjatim i qeverisë”, sikundër që një parti, “duke iu referuar Vetëvendosjes”, nuk mund t’i udhëheqë tri institucionet kryesore në vend, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

“Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në e as për mua dhe me kaq në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. LDK-ja e lë të hapur diskutimin me partitë tjera. Nuk kemi dëgjuar asnjë propozim tjetër përveç që presidenti të jetë i Vetëvendosjes. LDK-ja e konsideron këtë çështje të mbyllur që nga ky moment. Do të bëhemi gati për skenarin më të keq, më të rëndë e më të pakuptueshëm të zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku.

Mesazh për PDK-në

Pas dështimit që të arrijë marrëveshje me LDK-në, Kurti tha se i ka dërguar mesazh edhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për të parë nëse edhe me këtë parti mund të arrijë një marrëveshje për çështjen e presidentit, duke mos shpalosur ofertën e tij. PDK, në orët e pasdites, mblodhi Këshillin Drejtues të Partisë dhe për më shumë se pesë orë diskutimesh, kjo parti tha se “e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit”.

Albin Kurti takim me Bedri Hamza
Pas dështimit për marrëveshje me LDK-në, Kurti i dërgoi mesazh edhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri HamzaFotografi: Press office of the Kosovo Prime Minister

“PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Për PDK-në, stabiliteti institucional ka qenë çështje parimore dhe e interesit shtetëror, e jo objekt i negocimit politik. Përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të përmbyllur kontributin e saj në këtë proces”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PDK-së.

Më tej thuhet se kjo parti vlerëson se “Kosova po përballet me kriza të njëpasnjëshme politike dhe institucionale, të shkaktuara drejtpërdrejt nga shumica parlamentare, e cila përmes bllokadave të vazhdueshme dhe mungesës së përgjegjësisë shtetërore po e paralizon funksionimin normal të institucioneve, po i politizon ato dhe po e dëmton interesin qytetar e shtetëror”.

Kriza të njëpasnjëshme politike

Më datë 28 prill, përfundon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për ta zgjedhur presidentin e Kosovës dhe pas përfundimit të këtij afati, automatikisht shpërbëhet parlamenti dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Presidenti i Kosovës, në bazë të Kushtetutës, zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë të pranishëm në sallë që seanca të mund të mbahet. Lëvizja Vetëvendosje, me partnerët në qeverisje, pakicat jo serbe, ka vetëm 66 ulëse në kuvend, nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosovës. Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente dhe dështimit të kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj. Vetë Haxhiu, e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, disa herë u ka bërë thirrje partive politike për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme./DW

Etiketa: kosovepresidentzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
BOTA

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

22:14 : 19/06/2026
RAJONI

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

18:12 : 19/06/2026
RAJONI

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

09:38 : 19/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Rama je tradhtar! Ke mbyllur 105 shkolla shqipe në jug, doje të shisje Kosovën

21:15 : 17/06/2026
Para

Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

TË GJITHA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş