• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Momenti tronditës kur trupi i 19-vjeçares shqiptare nxirret nga hoteli në Greqi pa ndjenja

21:55 : 15/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Protothema ka publikuar një video që tregon lëvizjet e fundit para gjetjes së 19-vjeçares shqiptare Myrto në Argostoli.

Në video shfaqet momenti kur e reja mbërrin në hotel, si dhe momenti kur ajo nxirret jashtë prej tij, ndërsa duket se është pa ndjenja. Në videon e parë, në orën 04:31, regjistrohet hap pas hapi ish-kampioni i peshëngritjes duke transportuar vajzën pa ndjenja nga hoteli drejt sheshit të zonës, ku më pas u la aty.

Në një tjetër video nga kamerat e sigurisë, 19-vjeçarja shihet më herët duke mbërritur në hotel në orën 00:27 të mëngjesit të 14 prillit dhe, së bashku me një burrë që mban veshur një xhaketë gri, ngjiten shkallëve.

Të arrestuarit u shtirën si të paditur

Lexo edhe:

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

Greqi – Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës, 6 të arrestuar

Sipas dosjes hetimore të ngritur për çështjen, ekipet e urgjencës mbërritën në shesh rreth orës 04:35 të mëngjesit dhe gjetën vajzën të shtrirë mbi një mur të ulët buzë trotuarit. Në vendngjarje ndodheshin edhe dy të rinjtë e përmendur (të cilët janë arrestuar), të cilët deklaruan se e kishin gjetur 19-vjeçaren pak më herët në rrugë dhe se nuk e njihnin.

Sa i përket ngjarjeve që paraprinë braktisjen e Myrtos në shesh, në dosje përshkruhen me detaje, hap pas hapi:

Rreth orës 00:27, Myrto hyri në ndërtesën ku ndodhej dhoma me qira, së bashku me një mik të saj (i treti nga të arrestuarit).

Në orën 02:21, ish-peshëngritësi hyri në ndërtesë dhe u ngjit shkallëve.

Rreth orës 02:52, ish-sportisti doli nga ndërtesa dhe u kthye në 03:11.

Rreth orës 03:27, në ndërtesë hyri 22-vjeçari shqiptar duke mbajtur në dorë një telefon celular.

Në orën 04:31, 22-vjeçari shihet duke zbritur shkallët dhe pas tij vjen ish-peshëngritësi, i cili mban në krahë Myrton.

Në orën 04:46, ish-sportisti shfaqet sërish duke dalë nga ndërtesa, pa u regjistruar hyrja e tij.

Në orën 05:14, nga ndërtesa del miku i Myrtos (i treti i arrestuar), i cili sipas hetimeve policore kishte qëndruar në dhomë për ta pastruar atë bashkë me ish-peshëngritësin dhe për të fshehur telefonin e 19-vjeçares.

Pretenduan se kalonin rastësisht nga vendi ku u gjet e reja

Sipas informacioneve, kur ambulanca mbërriti për të marrë Myrton në orët e para të mëngjesit, ekipet e emergjencës e gjetën vajzën të veshur dhe pa shenja të dukshme dëmtimi.

26-vjeçari dhe 22-vjeçari, të cilët janë arrestuar për rastin, ndodheshin në vend dhe u thanë shpëtimtarëve se po kalonin rastësisht aty dhe e gjetën 19-vjeçaren pa ndjenja. Ndërkohë, 23-vjeçari ishte kthyer në hotel për të pastruar hapësirën ku ishte përdorur kokainë, si dhe kishte fshehur telefonin e saj celular brenda një dyqani në zonë.

Myrto dyshohet se ka përdorur kokainë dy herë

Myrto fatkeqe dyshohet se ka përdori kokainë me nxitjen e 23-vjeçarit me të cilën kishte shkuar në hotel. Ish -peshëngritësi 26-vjeçar u gjet në hotel me drogën dhe e përdori atë. Më pas ai u largua dhe u kthye me një sasi të re kokaine. Herën e dytë me të në hotel shkoi edhe 22-vjeçari shqiptar, i cili sipas burimeve policore nuk përdori drogë. Më pas 19-vjeçarja me sa duket nuk e duroi dot dhe humbi ndjenjat.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2026/04/69dfbc13953fa.mp4
Etiketa: Greqilende narkotikeshqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026
AKTUALITET

Greqi – Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës, 6 të arrestuar

16:47 : 26/06/2026
AKTUALITET

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026
RAJONI

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Itali, polici humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

16:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
Para

Ushtria në duart e Ron Yeffet, si po kontrollon miku i Edi Ramës industrinë ushtarake të Shqipërisë

TË GJITHA

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

22:59 : 30/06/2026

BE dhe Kina nisin bisedime 3-mujore për shmangien e luftës tregtare

22:46 : 30/06/2026

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës

21:59 : 30/06/2026

Mrekulli në Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

21:45 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet