• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brukseli i kthen shpinën Tiranës? Shqipëria jashtë agjendës së ministrit belg në rajon

15:45 : 13/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, ka nisur këtë të hënë një vizitë në pesë vende të Ballkanit. Ai pritet të shkojë në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. Kjo është vizita e tij e parë në rajon dhe synon të mbështesë perspektivën e këtyre vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo që bie në sy është mungesa e Shqipërisë në këtë itinerar. Përjashtimi ynë nga një tur që përfshin thuajse gjithë rajonin vjen në një moment delikat për rrugëtimin europian të vendit. Ajo përkon me periudhën kur Tirana zyrtare ka marrë kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian për ritmin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Në qendër të toneve të ashpërsuara me BE-në është qeveria e kryeministrit Rama, e cila përballet me akuza për mungesë vullneti në thellimin e reformave dhe për ndërhyrje në procese që lidhen me drejtësinë. Debatet e fundit rreth mosheqjes së imunitetit për zyrtarë të lartë, kujtojmë rastin Balluku, janë interpretuar si një sinjal negativ për Brukselin, duke mbajtur parasysh edhe që lufta kundër korrupsionit mbetet kusht themelor për avancimin në negociata.

Paralelisht, skepticizmi brenda vetë Bashkimi Evropian duket në rritje. Sipas analizave dhe deklaratave të ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare, një numër gjithnjë e më i madh shtetesh anëtare po kërkojnë shqyrtime të thelluara mbi progresin real të Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje hendekun mes reformave “në letër” dhe zbatimit të tyre në praktikë.

Në këtë sfond, ky ‘anashkalim’ nga Prévot mund të lexohet si një hartë e prioriteteve aktuale të BE-së në Ballkan, ku Shqipëria, të paktën për momentin, nuk figuron. Ministri belg theksoi se “Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se perspektiva e integrimit mbetet e hapur, por vetëm për vendet që tregojnë progres të prekshëm”- mesazh ky që, në kontekstin aktual, tingëllon më shumë si paralajmërim sesa si premtim për Tiranën.

Lexo edhe:

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

Ndërkohë, sipas Belga News Agency, vizita e Prévot do të nisë në Malin e Zi, vend që shihet si kandidati më i avancuar për anëtarësim, që synon të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2028. Krahas angazhimeve politike, ministri do të vizitojë edhe Lustica Bay, resortin luksoz bregdetar të zhvilluar nga grupi belg Besix pranë Gjirit të Kotorrit.

Ndryshe paraqitet situata në Serbia, ndalesa e dytë e turit. Afërsia me Rusia dhe mungesa e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ndër faktorë të tjerë, i sollën Beogradit një raport kritik nga institucionet evropiane në fund të vitit të kaluar.  Më pas, ministri do të ndalet në Maqedoninë e Veriut. Shkupi pritet të inkurajohet për të vijuar reformat, ndërkohë që progresi në dy dekadat e fundit ka qenë i kufizuar, në sfondin e tensioneve me Bullgarinë.

Në Kosovë, përveç takimeve politike, Prévot do të përshëndesë edhe pesë ushtarët belgë që shërbejnë në KFOR. Misioni mbyllet në Bosnje-Hercegovinë. Ministri belg pritet të vizitojë Srebrenicën, ku më shumë se 8,000 boshnjakë u masakruan në vitin 1995 nga trupat e Ratko Mladić./Lapsi.al

Etiketa: BrukselMaxime PrévotMinistri i Jashtëm i Belgjikësqeveria RamaTirane

Lajme të lidhura

BOTA

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

21:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Banka Botërore: Shqipëria po plaket e po zbrazet, qeveria pa plan për shëndetësinë

10:58 : 13/07/2026
Para

“Hajde me ne"/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre të rinjtë u hoqën si agjentë të BKH-së

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş