• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet dinamika e incidentit në Vlorë, arrestohet 14-vjeçari

13:49 : 01/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesnatën e kaluar në Vlorë, ku një 14-vjeçar u arrestua pasi drejtonte automjetin në mënyrë të rrezikshme dhe nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga Policia.

Gjatë ndjekjes, ai përplasi një makinë policie, duke lënë të plagosur dy efektivë.

Sipas njoftimit zyrtar, patrulla e Policisë konstatoi automjetin në lagjen “24 Maji”, ku i mituri kryente manovra të rrezikshme. Pavarësisht urdhrit për ndalim, ai rriti shpejtësinë dhe tentoi të godiste shërbimet e Policisë.

Pas disa minutash ndjekjeje, në zonën e “Kinoteatrit”, ai përplasi automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëmtimin e dy punonjësve, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas braktisjes së automjetit, i mituri tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u vu në pranga.

Lexo edhe:

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

Reagimi i policisë:

Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një 14-vjeçar që drejtonte automjetin në mënyrë të rrezikshme dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë. Dëmtohen 2 punonjës Policie gjatë detyrës.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të një shtetasi 14 vjeç.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, rreth mesnatës, në lagjen “24 Maji”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga i mituri, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit, ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të godasë shërbimet e Policisë me automjet.

Pas disa minutash ndjekjeje, në vendin e quajtur “Kinoteatri”, shërbime të tjera Policie i kanë bërë sërish shenjë për ndalim, por ai ka vijuar lëvizjen dhe ka goditur automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëmtimin e 2 punonjësve të Policisë në detyrë.

Në vijim të ndjekjes, drejtuesi ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Dy punonjësit e Policisë të dëmtuar morën ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet procedurale u kryen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor dhe nënës së të miturit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për trajtimin e të miturve.

Automjeti që drejtonte 14-vjeçari u bllokua, ndërsa pronares së automjetit (nënës së tij) iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masë administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

“Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”,

“Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”,

“Shkatërrimi i pronës”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë prindërit që të ushtrojnë kontroll dhe përgjegjësi të vazhdueshme prindërore, duke mos lejuar në asnjë rast drejtimin e automjeteve nga të miturit, pasi këto veprime rrezikojnë seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre, të përdoruesve të tjerë të rrugës, si dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Etiketa: Aksidenti miturvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
BOTA

Aksident tragjik në Meksikë, konfirmohen 10 viktima

18:41 : 13/07/2026
Para

Këlliçi: Teza e re e Ramës për korrupsionin, konfirmon vjedhjet e tij!

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş