• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi për Veliajn, avokati: Procesi po zhvillohet nën presion dhe me nxitim

14:45 : 01/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar me një deklaratë pas shtyrjes së seancës gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, duke u shprehur se SPAK po ushtron një trysni të pajustifikuar, me qëllim vijimin me nxitim të procesit.

Sipas Ndrecës, dosja e Veliajt përmban 60 mijë faqe dhe kërkon një studim të thelluar, analizë, ballafaqim dhe përgatitje profesionale, procese që nuk mund të realizohen në kushte nxitimi.

Avokati shtoi se një profesionist nuk mund të përpunojë në mënyrë cilësore më shumë se rreth 180 faqe në ditë.

Deklarata e plotë:

Mbi seancën gjyqësore të datës 01.04.2026

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Të nderuar përfaqësues të medias,

Duke konstatuar se transmetimi i zhvillimeve lidhur me çështjen Veliaj nuk ka qenë gjithmonë i plotë, i saktë dhe i njëtrajtshëm në të gjitha mediat, kemi vendosur të vendosim një praktikë të rregullt komunikimi pas çdo seance gjyqësore. Qëllimi i kësaj praktike është të garantojë një informim të drejtë, të balancuar dhe transparent të opinionit publik mbi zhvillimet e procesit dhe qëndrimet e mbrojtjes.

Sa i takon seancës së datës së sotme, ajo u shty jo për shkak të z. Veliaj apo mbrojtjes së tij, por për shkak të mungesës, për arsye shëndetësore, të një prej avokatëve të tjerë në proces.

Njëkohësisht, në këtë seancë, ashtu si edhe në atë pararendëse, konstatojmë me shqetësim një qasje të përfaqësuesve të akuzës për të ushtruar një trysni të pajustifikuar, me qëllim vijimin me nxitim të një procesi që ka humbur tashmë një shkallë gjyqësore, pikërisht si pasojë e këtij nxitimi dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese në fazën paraprake.

Pavarësisht se jemi palë kundërshtare në këtë proces, ne presim nga përfaqësuesit e akuzës të ushtrojnë funksionin e tyre në bashkëpunim me mbrojtjen dhe gjykatën, në përputhje me standardet kushtetuese, konventore dhe profesionale, që lidhen me garantimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Sa i përket mbrojtjes, ne udhëhiqemi nga vetë arsyeja për të cilën ekziston profesioni i avokatit: mbrojtja pa kompromis e të drejtave kushtetuese, konventore, proceduriale dhe ligjore të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Ky mision merr një dimension të veçantë në rastin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili, si çdo qytetar, ka të drejtën për një mbrojtje të plotë dhe efektive, por njëkohësisht, edhe pse në kushte të vështira, do të ushtrojë përgjegjësinë e tij publike ndaj qytetarëve që e kanë votuar, për të nxjerrë të vërtetën në pah. Në këtë kuptim, mbrojtja e z. Veliaj nuk është vetëm një çështje individuale, por një çështje me interes të drejtpërdrejtë publik, që lidhet me të drejtën e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për të njohur të vërtetën.

Ne kemi vendosmërinë e plotë për ta zhvilluar këtë proces në mënyrën më profesionale të mundshme, në respekt të të gjitha palëve, duke garantuar një mbrojtje kushtetuese, serioze dhe transparente përpara publikut.

Barazia e armëve ndërmjet palëve nuk është një formalitet dhe as një çështje dytësore, por një kusht thelbësor kushtetues për realizimin e drejtësisë.

Për të kuptuar dimensionin real të kësaj çështjeje, po paraqesim disa të dhëna konkrete:

  • Dosja përmban rreth 60,000 faqe;
  • Në proces janë 30 të pandehur;
  • Në këtë volum nuk përfshihen aktet e seancës paraprake, ku vetëm kërkesa për gjykim e prokurorisë është rreth 565 faqe(e vënë në dispozicion të mbrojtjes vetëm dje);
  • Kërkesa për gjykim referon për shqyrtim 1,078 provadhe 190 dëshmitarë;
  • Vetëm vendimi i gjykatës së seancës paraprake është rreth 650 faqe.

Këto shifra nuk përfaqësojnë përmbajtjen e analizuar, por vetëm volumet formale të akteve. Një dosje e këtij dimensioni kërkon studim të thelluar, analizë, ballafaqim dhe përgatitje profesionale, procese që nuk mund të realizohen në kushte nxitimi. Për ilustrim, standardet e praktikës së GJEDNJ sugjerojnë se një profesionist nuk mund të përpunojë në mënyrë cilësore më shumë se rreth 180 faqe në ditë.

Imagjinoni për një moment një material hetimor prej 60,000 faqesh që nuk është një vepër letrare e cila lexohet për kënaqësi, por një proces kompleks juridik, ku çdo faqe kërkon verifikim, analizë dhe vlerësim, dhe mbi të cilin varet jo vetëm fati i një individi, por edhe përgjegjësia publike e Kryetarit të Bashkisë së qytetit më të madh në vend.

Nxitimi i kërkuar nga përfaqësuesit e akuzës nuk i shërben drejtësisë. Ai vetëm ekspozon qëllime që nuk lidhen me një proces të rregullt gjyqësor dhe njëkohësisht, vendos në vështirësi edhe gjykatën, e cila ligjërisht prezumohet se vendimmarrjen e saj e mbështet mbi njohjen e plotë dhe të thelluar të dosjes gjyqësore.

Ne do të vijojmë të bëjmë publike çdo kërkesë dhe çdo shkresë që i drejtojmë gjykatës, në mënyrë që opinioni publik në emër të të cilit jepet drejtësia, të jetë i informuar në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë.

 

Etiketa: avokatiErion VeliajPlarent Ndreca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Ndryshime te Burgjet, Largohet Klevis Qose, emërohet pasuesi

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom