• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lorena Goxhobelli nën lupën e SPAK/ Rama i refuzon (3 herë) dorëheqjen drejtoreshës së Kadastrës

18:45 : 31/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Raporti vjetor i Prokurorisë së Posaçme, i prezantuar pak ditë më parë, qe një këmbanë alarmi për atë po ndodh në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe shtrirjen e ndikimit të grupeve kriminale mbi pronat e shqiptarëve.

“Gjatë vitit 2025, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një rritje të ndjeshme të referimeve që lidhen me shërbimet e regjistrimit të pasurive paluajtshme. Janë identifikuar skema korruptive ku përfshihen zyrtarë të niveleve drejtuese dhe specialistë të ASHK-së, të cilët në bashkëpunim me grupe kriminale, kanë mundësuar mbivendosje pronash dhe legalizime në kundërshtim me ligjin, veçanërisht në zonat me interes të lartë turistik” – theksohet në raportin e SPAK.

Situata është e paprecedent. “Drejtoresha, Lorena Goxhobelli, e ka dhënë 3 herë dorëheqjen”, -tha një burim. “Por i është refuzuar nga Rama”. Është një “Dejà vu”. Rama ia refuzoi 3 herë dorëheqjen edhe Belinda Ballukut kur ajo u vu nën hetim nga SPAK. Në fund u detyrua ta largojë.

Po përse një zyrtare e lartë kërkon me ngulm të largohet nga një detyrë jo pak e lakmuar dhe pse kreu i qeverisë insiston ta mbajë? Spekulimet janë të shumta në qeveri e kadastër. Por ajo që kuptohet është se Lorena Goxhobelli nuk po e mban do të më mbi supe peshën e problemeve që ka shkaktuar në ASHK duke u shërbyer grupeve të caktuara.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Refuzimi i Ramës për ta lënë të lirë vjen në një kohë kur Kadastra është nën lupën e SPAK dhe të opinionit publik për vonesat rekord dhe kaosin e krijuar me sistemin e ri.

Hipoteka, në ditët e saj më të këqija, nën influencën e bandave

Jo vetëm në zyrën qendrore, por edhe në terren situata është alarmante. ASHK duket se po jep shpirt nën presionin e grupeve të interesit. Ka dyshime të forta se vendimmarrja në Kadastër është në duart e bandave që kërkojnë me çdo kusht tjetërsimin e pronave në bregdet dhe zonat urbane. Goxhobelli duket se është nën ndikimin e hapur të tyre.

Raporti vjetor i SPAK specifikon se disa hetime kanë zbuluar se struktura të caktuara në Kadastrës kanë qenë nën presionin ose nën ndikimin e drejtpërdrejtë të grupeve të caktuara kriminale për të tjetërsuar titujt e pronësisë.

SPAK nënvizon se grupet kriminale nuk mjaftohen më me korruptimin e një punonjësi të thjeshtë. Raporti flet për një ndërhyrje strukturore, ku grupet e strukturuara kanë arritur të vendosin njerëzit e tyre në pozicione kyçe të ASHK-së për të lehtësuar pastrimin e parave përmes pronave dhe ndërtimit.

SPAK vëren gjithashtu se procesi i digjitalizimit të Kadastrës, ndonëse synonte transparencë dhe lehtësi në operim, ka shërbyer jo në pak raste si maskë për të fshehur fshirjen e gjurmëve të dokumentacionit fizik gjatë fazës së tranzicionit.

Shërbimi në kolaps

Ndërsa Goxhobelli kërkon të largohet për t’u shpëtuar pasojave të amullisë së krijuar, institucioni që ajo drejton po kalon ditët më të vështira që nga krijimi.

Përtej propagandës së digjitalizimit, shifrat flasin për vdekje klinike të procesit të legalizimeve. Mbi 36 mijë dosje kanë mbetur pezull. Janë 36 mijë familje shqiptare që kanë mbetur peng i një sistemi në kolaps. Për më tepër, SPAK ka vendosur nën sekuestro preventive mijëra metra katrorë që ishin bërë gati për legalizim në mënyrë të paligjshme, kryesisht në bregdet.

Nuk është e qartë se përse kryeministri i ka refuzuar dorëheqjet e Goxhobellit, duke bërë që ASHK të shndërrohet në një minë me sahat që rrezikon të shpërthejë nga momenti në moment, duke marrë me vete edhe ato pak reforma që u tentuan të kryheshin.

Harta e tjetërsimit të pronave

Raporti liston qytetet ku korrupsioni në Kadastër është më i lartë. Vlora, Durrësi veçanërisht zona e Gjirit të Lalzit dhe Tirana janë pikat e nxehta. Vetëm për vitin 2025, SPAK ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 11 milionë euro, të cilat ishin regjistruar përmes dokumenteve të falsifikuara me bashkëpunimin e zyrtarëve të ASHK-së.

SPAK ka nisur hetimin pasuror për 16 zyrtarë të lartë të Kadastrës. Kjo do të thotë se po verifikohen jo vetëm llogaritë e tyre, por edhe të familjarëve, për të parë nëse jeta e tyre luksoze përputhet me rrogën e shtetit./ Zoom.al

Etiketa: doreheqjeKadastraLorena Goxhobellispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom