• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Enton Janushi u rrëmbye për vr*sjen e 2 vëllezërve Tola në Holandë? Zbulohet e shkuara e viktimës së 11 viteve më parë

20:19 : 31/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore për vrasjen e Enton Janushit, 11 vjet më parë, në 19 janar 2015.

Sipas dëshmisë që dhanë në pocili të afërmit e tij, duke filluar nga e dashura dhe prindërit, mësohet se i riu atëherë 29 vjeç, Entoni ishte larguar nga banesa pa lënë asnjë adresë dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

E dashura dëshmoi se tentoi të fliste me Entonin edhe më datë 21 Janar, por telefoni këtë herë rezultoi i fikur.

Pas këtij momenti ajo tha se komunikoi me familjen e tij për të mësuar se ku ndodhej por ata i kishin thënë se Entoni ishte larguar nga banesa pa lënë asnjë adresë dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

Lexo edhe:

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

Por Policia Gjyqësore mësoi se Entoni kishte qenë emigrant në shumë shtete të Evropës perëndimore si në Itali,Francë, Belgjikë, Zvicër dhe Hollandë.

Dhe se gjatë qëndrimit në këto shtete ai ishte  marrë me aktivitete të paligjshme

Gjë që u provua edhe me shkresën e ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tirana ku thuhej se: ‘Enton (Taulant) Janushi (Maze), i datëlindjes 5 Qershor 1986, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, është person i shpallur në kërkim ndërkombëtër, nga Interpol  Haga Hollandë, sepse zyra e prokurorit publik në Rotterdam Hollandë, ka nxjerRë urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij më datë 19 Shkurt 2015, për veprat penale ‘Plagosje me pasojë vdekjen, vrasje dhe drogë, që kanë një dënim maksimal me 30 vite burgim’.

Pjesë nga dokumentari

Por cila ishte kjo ngjarje kriminale që kishte detyruar Enton Janushin të linte menjëherë Holandën dhe të kthehej në Shqipëri me avionin e parë që do të gjente.

Sipas të dhënave të siguruara  nga emisioni ‘Në Shënjestër’, kjo vrasje ku ishte përfshirë Enton Janushi në Hollandë, dhe që kishte ndodhur vetëm një ditë para se ai kthehej në Shqipëri, ishte ajo e vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola nga Elbasani.

Të cilët u gjendën të masakruar në një banesë në periferi të qytetit të Rotterdamit në Hollandë, në lagjen e njohur si të ‘bullgarëve’.

Ngjarje kjo e ndodhur më datë 16 Janar të këtij viti.

Vrasje e dyfishtë e cila i parapriu zhdukjes së mëtejshme në Shqipëri të Enton Janushit, më 19 Janar 2015.

Ngjarja e përgjakshme në Hollandë, ku krahas dy vëllezërve Tola nga Elbasani të cilët mbetën të vdekur, si pasojë e të shtënave me armë, i plagosur mbeti edhe një shoku i tyre.

Florenc Tola, babai i dy fëmijëve të mitur, ku më e vogla një vajzë vetëm 7 muajshe, i cili para se të vritej kishte vetëm tri ditë që ishte kthyer në Hollandë pas një qëndrimi të shkurtër ku kishte takuar bashkëshorten dhe foshnjën e tij të mitur në Elbasan.

Të dhënat në sistemin TIMS tregojnë se Florenc Tola, i cili njihej zyrtarisht me mbiemrin Bahiti, kishte hyrë në Shqipëri nga Kakavija më 10 janar të këtij viti.

Pasi ka qëndruar pak ditë në Elbasan, është larguar nga Aeroporti i Rinasit më 13 janar.

Ndërsa i vëllai i tij, Glevis Tola, 26 vjeç, ka hyrë në Shqipëri për herë të fundit më 31 korrik dhe është larguar pas një kohe të shkurtër qëndrimi në atdhe.

Vrasja e dy vëllezërve që në atë kohë u tha se arsyeja se kishte të bënte me një grabitje në banesën e tyre dhe jo për drogën.

Ndërkohë që policia vendase, kishte dyshimet e saj se krimi kishte ndodhur si një larje hesapesh midis viktimave dhe autorëve.

Por siç thamë në këtë ngjarje ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Florenc dhe Glevis Tola, përkatësisht 30 dhe 26 vjeç, mbeti i plagosur dhe shqiptari Serxhio Piku.

Ndërkohë që mediat holandeze flisnin për një shkëmbim zjarri mes palëve.

Por ndërsa kaluan 6 vite nga kjo ngjarje e rëndë, ku u vranë dy vëllezërit nga Elbasani, policia vendase rihapi edhe njëherë çështjen.

Aty ku Prokurori i Rotterdamit thirri të pandehur Serxhio Pikun, i cili mbrëmjen e 15 Janarit ndodhej bashkë me vëllezërit Tola dhe mbeti i plagosur.

I njëjti që kishte njoftuar policinë e cila në momentin e mbërritjes në vendngjarje gjeti pa shenja jete dy vëllezërit.

Fillimisht për vrasjen e dy vëllezërve Tola në Rotterdam, u akuzua Herald R. por gjykata holandeze rrëzoi akuzën e ngritur ndaj tij për vrasjen e dyfishtë për mungesë provash.

Ndërkohë që burime për emisionin ‘Në Shënjestër’ bëjnë me dije se konflikti kishte nisur pasi 27 vjeçari Herald  R. dhe Enton Janushi kishin shkuar për t’i blerë rreth 6 kg kokainë dy vëllezërve Tola dhe Serxhio Pikut.

Herald  R. tha para gjykatës që ai ishte duke numëruar paratë kur në kuzhinë plasi një sherr midis Entonit dhe Florencit.

Por duke iu kthyer edhe njëherë vendndodhjes së fundit të Enton Janushit, ditën e zhdukjes së tij, tabulatet e tij telefonike tregojnë fillimisht se në orën 15.54 të datës 19 Janar 2015, ai ndodhej në zonën e Vollgës dhe ish-Kënetës në Durrës.

45 minuta më vonë ai shfaqet duke lëvizur në zonën e Shqipërisë së Mesme ku qelizat e tij telefonike tregojnë se ai ndodhej në zonën e Peqinit.

Dhe që nga ky moment sinjali i telefonit të tij është i fikur.

Pikërisht për këtë arsye, prokuroria vendosi ta rihapë dosjen dhe të bëjë krahasimin e AND-së me atë të prindërve të Enton Janushit, prej nga u bë dhe identifikimi.

Ndërkohë që ekspertiza mjekoligjore e eshtrave të tij, që disponohet edhe nga emisioni ‘Në Shënjestër’, vëren se në kafkën e tij është ushtruar dhunë deri në thyerjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme, prokuroria ka mundur të hedhë dritë mbi faktin se Enton Janushi, pasi u rrëmbye pranë zonës së Liqenit të Thatë është mbajtur peng në zonën  e Peqinit.

Aty mendohet të jetë torturuar në mënyrë barbare dhe prej andej rrëmbyesit e kanë zhdukur trupin në fshatin Babje, ku vetëm rastësia bëri që eshtrat të zbuloheshin.

Dyshimet e forta janë se ai është rrëmbyer, vrarë e më pas është tentuar zhdukja e trupit, për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale në trafikun e drogës dhe si hakmarrje për vrasjen e vëllezërve Tola në Hollandë.

Prokuroria e Elbasanit po verifikon edhe njëherë më detaje lëvizjet e Janushit dhe qelizat e telefonit të tij, për të rindërtuar rrugën e ndjekur nga rrëmbyesit.

Tashmë është konfirmuar se eshtrat i përkasin Enton Janushit, sfida e prokurorisë është të identifikojë autorët e rrëmbimit.

Kush është grupi kriminal që urdhëroi rrëmbimin e Enton Janushit?

A mundet prokuroria pas kaq vitesh të hedhë dritë mbi krimin makabër?

A është kujdesur ky grup për të zhdukur gjurmët në 11 vite?/ News24

Etiketa: Enton Janushirrembimvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

15:02 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha (EMRAT)

11:37 : 28/05/2026
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’

09:05 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
RAJONI

E rëndë në Ulqin/ Shqiptari nga Kosova vret bashkëjetuesen e tij dhe më pas i vë flakën shtëpisë

17:13 : 27/05/2026
Para

“Ike nga halja dhe erdhe në PS”/ Bardhi pas deklaratës së Ramës drejtuar Halit Valterit: Kam neveri

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom