• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Indeksi i Transformimit/ Ringjallet “Soros”, e rendit Shqipërinë vendin më demokratik në Ballkan

11:04 : 28/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një projekt ndërkombëtar jo-qeveritar, i financuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur-Soros”, e rendit Shqipërinë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama si vendin më rritjen më të lartë të indeksit të demokracisë në Europën Juglindore.

“Reformat e udhëhequra nga kryeministri i gjatë Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste (PS) për të luftuar krimin e organizuar dhe për të forcuar zbatimin e ligjit kanë forcuar autoritetin shtetëror, kanë përmirësuar sundimin e ligjit dhe kanë përmirësuar performancën e përgjithshme të institucioneve demokratike”, thuhet në Raportin “Indeksi i Transformimit”, përgatitur nga qendra “Bertelsmann Stiftung” (BTI).

Në foto: Pjesë nga Raporti “Indeksi i Transparencës” i BTI për Shqipërinë

Nën titullin provokativ “Raportin që nuk do ta gjeni në kanale e portale”, kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale rezultatet e Indeksit të BTI, në të cilin thuhet se zhvillimi i demokracisë në Shqipëri ka “zgjatur trajektoren e saj pozitive dhjetëvjeçare, duke arritur nivelin më të lartë të zhvillimit demokratik deri më sot”.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

Në foto: Postimi i kryeministrit Edi Rama për Raportin e Transformimit të “BTI”

Rezultatet me nota rozë në Raportin e BTI-së shkojnë në të kundërt të realitetit të demokracisë në Shqipëri. Kryeministri Rama kontrollon me dorë të hekurt qeverinë dhe Parlamentin, ndërkohë që ka një ndikim të fuqishëm mbi sistemin gjyqësor.

Raporti thotë se rezultatet përfshijnë periudhën 2024-2026, kohë në të cilën Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, në të cilat Rama dhe Partia Socialiste morën mandatin e katërt qeverisës, me një rezultat shumë të thellë.

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it kishin kritika të forta për qeverinë, duke raportuar se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të panevojshëm të zyrtarëve të lartë. Kishte gjithashtu shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë”.

Në vijim, vëzhguesit ndërkombëtarë të Komisionit Europian thanë se “terreni i garës nuk ishte i barabartë, pasi partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimi institucional, duke e bërë të paqartë ndarjen midis shtetit dhe partisë”.

Referuar të paktën këtyre dy paragrafëve, të cilët nuk ishin të vetmit që shigjetonin qeverinë e Ramës për ndërhyrje të hapura në zgjedhje, duket qartë se niveli i demokracisë në Shqipëri, jo vetëm që nuk ka bërë hapa të mëdhenj demokratik, siç pretendohet në Raportin e Indeksit të BTI-së, por, përkundrazi, ecuria është negative.

Për të kuptuar këtë diferencë mes realitetit dhe gjetjeve të BTI-së, të sjella në vëmendjen e opinionit shqiptar nga postimi i Ramës në rrjete sociale, “Boldnews.al” kreu një verifikim mbi organizatën që hartoi Raportin.

Në faqen zyrtare të qendrës “Bertelsmann Stiftung” (BTI) thuhet se ajo është “rezultat i bashkëpunimit të gati 300 ekspertëve vendas dhe rajonalë nga universitete dhe grupe ekspertësh kryesorë në mbarë botën. Projekti analizon dhe krahason proceset e transformimit drejt demokracisë dhe ekonomisë gjithëpërfshirëse të tregut në mbarë botën”.

Raporti i Indeksit të Tranformimit është pjesë e projektit “Formësimi i Ndryshimit – Strategjitë e Zhvillimit dhe Transformimit”.

Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur-Ballkani Perëndimor” (Soros), një organizatë majtiste, e drejtuar nga Xhorxh Soros dhe djali i tij, Aleks Soros, me të cilët kryeministri shqiptar është i lidhur shumë ngushtë.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Xhorxh e Aleks Soros

“Iniciativa “Formësimi i Ndryshimit – Strategjitë e Zhvillimit dhe Transformimit”, e lidhur shpesh me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur për Ballkanin Perëndimor (OSF-WB), synon të nxisë demokracinë dhe të forcojë shoqërinë civile përmes bashkëpunimit rajonal, fushatave të avokimit dhe rekomandimeve të politikave”, thuhet në burime të hapura dhe nga të dhëna të përpunuara nga Inteligjencë Artificiale (AI).

Qendra “Bertelsmann Stiftung” (BTI) thotë në faqen e saj se rezultatet e Raportit janë produkt i analizave të ekspertëve të saj lokalë, të shpërndarë në vendet e marra në analizë.

Në foto: Ekspertët për Shqipërinë janë Arolda dhe Seimir Elbasani

Për Shqipërinë, ekspertja kryesore është akademike Arolda Elbasani, një bashkëpunëtore e ngushtë e Fondacionit Soros në Kosovë, sipas të dhënave të bëra gjerësisht publike.

Ajo mbështetet nga vëllai i saj, Sejmir Elbasani, ekspert ekonomie në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

LEXO EDHE:

Fact-Check/ Shqipëria e 9-ta në botë për Sigurinë Kibernetike? Raporti u hartua me informacionet e Edi Ramës

Etiketa: demokraciEdi RamaGEORGE SOROSIndeksi i TransformimitShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
Para

EMRAT/ Kush janë 18 banorët që u bënë pjesë e “Ferma VIP”

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş