• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?

Një përllogaritje e përciptë sugjeron se rritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar mund t’i kushtojë Shqipërisë nga disa milionë në disa qindra milionë, në varësi të kohëzgjatjes së krizës. Kjo nuk është një shifër shumë e lartë në krahasim me koston e zakonshme të keqqeverisjes.

08:15 : 24/03/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Çmimi  i produkteve kryesore të naftës të konsumuara në Shqipëri, benzina dhe gazoili, është rritur në tregun ndërkombëtar nga rreth 750 dollarë për ton para nisjes së luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, në 1430 dollarë të hënën më 23 mars.

Me një rritje prej 48%, kostoja e karburatit është bërë një kokëçarje e madhe shtesë për të gjitha bizneset dhe konsumatorët. Duke marrë parasysh se Shqipëria importoi 741 mijë tonë karburante gjatë vitit 2025, të cilat, para lufte kushtonin afërsisht 555 milionë dollarë ndërsa me çmimin aktual mund të kushtojnë pothuajse 1.1 miliardë dollarë, kostoja e përgjithshme e krizës për ekonominë shqiptare mundet të arrijë lehtësisht në gjysmë miliardi dollarë ose rreth 400 milionë euro, në rast se kriza zgjat një vit të tërë.

Kjo është një shifër e barazvlefshme me afërsisht 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, nëse ky do të jetë realiteti, rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit nuk do të jetë 3.6 për qind siç është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, por do të bjerë në 2.2 për qind.

Në një skenar të tillë, jo vetëm konsumatorëve dhe bizneseve, por edhe qeverisë do t’i duhet të marrë masa shtesë për të menaxhuar deficitin e papritur buxhetor, ose do të detyrohet të rrisë borxhin publik. Qeveria ka parashikuar deficit buxhetor prej 64 miliardë lekësh, ose 2.3% të PBB-së dhe, nëse do të duhet të respektojë këtë përballë të ardhurave në rënia e rimit të rritjes ekonomike, atëherë do të duhet të kryejë shkurtime shpenzimesh. Alternativa, mbajtja e shpenzimeve të larta përkundrejt të ardhurave më të pakta, do të thotë që qeveria do të duhet të marrë më shumë borxh publik, gjë që përkthehet në interesa më të larta dhe kosto më të lartë gjithashtu.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Gjithsesi, kjo është një llogaritje shumë e përciptë dhe nuk merr parasysh se ekonomia ndikohet nga shumë faktorë. Një prej faktorëve, fjala vjen, është që, në varësi të rreshjeve të shiut dhe rrjedhimisht, prodhimit të energjisë nga hidrocentralet gjatë këtij viti, Shqipërisë mund t’i duhet të importojë sasi më të mëdha energjie për të mbuluar konsumin, me pasoja më të larta ekonomike, ose mundet që, nëse shirat janë të bollshëm, të përfitojë diçka nga shitja e tepricave të energjisë elektrike.

Për më tepër, kostoja më e lartë e naftës me gjasa do të shoqërohet me kosto më të larta të të gjitha çmimeve dhe me ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë, pra me efekte indirekte shtesë.

Nga ana tjetër, rritja e çmimit të karburanteve do të thotë njëkohësisht rënie e konsumit, sepse kërkesa nuk është tërësisht inelastike dhe shumë qytetarë mund të zgjedhin të udhëtojnë më pak ose të përdorin transportin publik, gjë që konvertohet në rënie të konsumit, rënie të importeve dhe rënie të kostos shtesë të krizës.

Lajmi kryesor është që kriza me gjasa nuk do të zgjasë shumë dhe tregjet e lëndëve të para dhe të aksioneve po vënë bast se ajo mund të zgjidhet brenda pak javësh me pakësimin e bombardimeve amerikane dhe me rikthimin gradual të sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi tjetër i vlefshëm për shqiptarët është që, ndërsa kriza e naftës ka një kosto reale dhe të prekshme, kjo nuk ngjan aq e lartë se sa kostoja e zakonshme e keqqeverisjes.

Buxheti i shtetit parashikon të shpenzojë 887 miliardë lekë këtë vit, shifër kjo e barabartë me gati 8.9 miliardë euro. Afro 1.4 miliardë euro do të shkojnë për pagat dhe sigurimet shoqërore të 185 mijë të të punësuarve në sektorin publik, eficenca e të cilëve në punë me siguri shumë të lartë mund të thuhet se është negative.

Numri i të punësuarve është rritur gjatë viteve të fundit, dukshëm për efekt elektoral, me kosto të konsiderueshme. Po kështu, pagat në sektorin publik u rritën para zgjedhjeve me një normë më të lartë se sa rritja ekonomike. Për shembull, në vitin 2023, pagat në sektorin publik kushtuan 100 miliardë lekë ose 4.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa këtë vit pritet të kushtojnë 140 miliardë lekë ose 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Me pak fjalë, kostoja e shtimit të patronazhistëve për efekt elektoral na kushton çdo vit shumë më tepër nga sa na kushton kriza e naftës. Pa folur më tutje për koston e manipulimit sistemik të prokurimeve publike në rrugë, që u pa te dosja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku tenderë me vlerë qindramilionë euro rezultuan të manipuluar në kurriz të taksapaguesve. Në këtë kontekst, ndërsa kriza e naftës është diçka përballë së cilës shqiptari nuk ka çfarë të bëjë veçse të paguajë koston që i bie detyrimisht të paguajë, koston e keqqeverisjes e ka vetë në dorë ta luftojë./ BIRN

Etiketa: Edi Ramakrizëlindja e mesmenafteRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom