Partia Demokratike ka vendosur përjashtimin nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës të kryetarit të grupit, Dritan Burgija, si dhe këshilltarit Arlind Boshku.
Vendimi është marrë në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme, për shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin.
Në dokumentin zyrtar theksohet se përjashtimi bazohet në nenet 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH, si dhe në Kodin e Sjelljes dhe ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.
Po ashtu, në vendim propozohet emërimi i Ardian Mukës si kandidat për kryetar të ri të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Durrësit.
Dritan Burgija dhe Arlind Boshku kanë dhënë mbështetje ish-deputetit Ervin Salianji, në një kohë kur brenda Partisë Demokratike po zhvillohen diskutime të brendshme dhe është caktuar data e garës për kreun e saj, më 23 maj.
Vendimi mban datën 23 mars 2026 dhe është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.














