• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bie propaganda e qeverisë, konviktet e studentëve me pllaka të thyera dhe pa ngrohje

16:19 : 23/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Hyrja e qytetit “Studenti” të ofron shpresë. Godinat e rikonstruktuara dallojnë me fasada të lyera rishtazi, dritare të reja dhe tabela, që shpërfaqin logot e financuesve ndërkombëtarë.

Por mjafton të ecësh disa hapa më tej dhe kontrasti bëhet i dukshëm. Ngjyrat zbehen, muret gri me suva të plasaritur dhe shkallët e konsumuara nga vitet tregojnë një histori tjetër, atë të konvikteve që nuk kanë parë dorë rikonstruksioni.

Dëshmitarët e “dy kohëve” masin pllakat, si relike të sistemit komunist, por që vijojnë të shkelen nga të rinjtë e sotëm që quhen “gjenerata Z”.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Qyteti Studenti ka ndryshuar, por jo i gjithi.

Një pjesë e konvikteve janë rikonstruktuar dhe ofrojnë kushte dukshëm më të mira, ndërsa pjesa tjetër vijon të funksionojë me problematika infrastrukturore, ashtu si para protestave të studentëve të vitit 2018.

Çfarë u premtua

Konviktet u kthyen në simbol të degradimit gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018. Në përgjigje, qeveria prezantoi “Paktin për Universitetin”, ku transformimi i konvikteve ishte një nga shtyllat kryesore.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, deklaronte Kryeministri Edi Rama në vitin 2019

Ndërkohë, asokohe, Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi nisjen e Kampusit Universitar pas përfundimit të rikonstruksioneve.

Pakti për Universitetin

Pakti për Universitetin parashikonte rehabilitimin maksimal të 13 godinave në Tiranë brenda periudhës 2019-2021, me financim nga KfW dhe buxheti i shtetit.

Çfarë është realizuar

Sipas përgjigjes zyrtare të Rezidencës Studentore Universitare Nr.1, në Qytetin Studenti janë 28 rezidenca aktive.

Prej tyre:

  • 12 janë rikonstruktuar plotësisht: 3, 4, 11-12, 14, 15, 16, 17, 18, 20-21 dhe 22-23.
  • 2 janë rikonstruktuar pjesërisht: 5 dhe 6
  • 13 mbeten të parikonstruktuara: 1, 2, 7-8, 9-10, 13, 24-25, 26-27 dhe 28-29.

Rezidenca Universitare nuk jep një afat konkret për përfundimin e plotë të procesit.

Kapaciteti total i qytetit “Studenti” është 5,144 vende, ndërsa aktualisht janë të akomoduar 3,625 studentë.

Sa paguajnë studentët

Sipas informacionit të publikuar nga Bashkia Tiranë, dhe Rezidenca Studentore Universitare nr. 1, tarifat mujore janë:

  • 6,500 lekë/muaj për godinat 3, 4, 16, 17 (të reja);
  • 5,500 lekë/muaj për 11-12, 13, 15, 18, 20-21, 22-23;
  • 4,500 lekë/muaj për 2, 5, 7-8, 9-10, 24-25, 26–27, 28-29;
  • Rezidenca 1 ka tarifë 10,000 lekë/muaj.

Pagesa kryhet çdo muaj nga data 1-5. Studentët me ndihmë ekonomike kanë mundësi ta paguajnë me përgjysmim.

Sipas dëshmive nga studentët, këtë vit iu është kërkuar pagesa për gjithë vitin akademik të plotë, duke i vënë në vështirësi ekonomike.

Rrëfimet 

Një studente që banon prej 5 vitesh në godinën 9-10, e cila kërkoi të mbetet anonime për shkak të frikës nga reagimi i administratorit, tregon se godina ku ajo jeton është përmendur disa herë si pjesë e listës për rikonstruksion, por deri tani nuk ka pasur ndërhyrje.

“Na është thënë disa herë që godina do mbyllet dhe do rikonstruktohet. Çdo vit dëgjojmë të njëjtën gjë. Por çdo vit jemi këtu,” thotë ajo.

Sipas saj, kushtet brenda godinës nuk kanë ndryshuar prej vitesh. “Dushet hapen me orar, sidomos fundjavave nga ora 12:00 deri në 18:00. Nëse humbet orarin, nuk ke ku të lahesh, vajzat e lajnë kokën shpesh me ibrik. Ngrohja nuk mjafton në dimër. Tualetet bllokohen shpesh. Në dhomë kemi vetëm një prizë dhe nëse përdor pajisje elektrike, na tërheqin vëmendjen për konsum energjie. Unë edhe për riparime hidraulike/elektrike kam paguar vetë se administratorët s’më janë përgjigjur”.

Ajo tregon se ka probleme me instalimet dhe rrjedhje uji në disa ambiente, ndërsa disa kate, sipas saj, nuk janë funksionale plotësisht. “Ka kate që nuk përdoren sepse janë në gjendje të keqe. Ne jemi të sistemuara vetëm në disa pjesë të godinës”

Godina 9-10 figuron zyrtarisht ndër 13 rezidencat e parikonstruktuara.

Studentja thekson edhe një tjetër element që ndikon drejtpërdrejt në zgjedhjen e godinës: diferencën në tarifa dhe konkurrencën për vendet. “Godinat e reja zihen të parat. Edhe nëse dikush nuk do të kursejë dhe është i gatshëm të paguajë më shumë për kushte më të mira, vendet mbarojnë shumë shpejt. Në fund mbetemi pa alternativë”

Tarifat

Sipas tarifave zyrtare, godinat e rikonstruktuara si 3, 4, 16 dhe 17 kanë tarifë mujore 6,500 lekë, ndërsa godinat si 9-10 kanë tarifë 4,500 lekë në muaj.

Diferenca është 2,000 lekë, por sipas studentes, zgjedhja nuk është me dëshirë për shumicën.

“Nuk është se zgjedhim këto sepse janë më të lira. Thjesht këto mbeten. Apartamentet me qira janë shumë të shtrenjta për ne”

Sipas saj, këtë vit pagesa është kërkuar për gjithë vitin akademik, ç’ka e ka bërë më të vështirë përballimin financiar.

Përfundimi

Premtimi i vitit 2019 ishte për transformim të plotë të konvikteve “brenda mandatit”.

Në vitin 2026:

  • 13 nga 28 rezidenca mbeten të parikonstruktuara;
  • Nuk ka afat publik për përfundimin total;
  • Kampusi Universitar i premtuar nuk ka marrë formë konkrete.

Ndërsa një pjesë e konvikteve plotësojnë standarde të përmirësuara, transformimi nuk është i plotë dhe nuk është i barabartë për të gjithë studentët. /Faktoje.al

Etiketa: Edi Ramakonviktemashtrimqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

“Çlirimi” i hapësirave publike, vetëm propagandë! Rikthehet parkingu abuziv tek “Petro Nini”

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom