• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kullë 37 kate, si po masakrohet Vlora nga betoni

11:45 : 20/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Lungomare në Vlorë po merr dita–ditës formën e plazhit të Durrës, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, ku ndërtimet kaotike kanë sjellë prishje të brezit ranor apo mbipopullim. E njëjta gjë po ndodh edhe në jug të Shqipërisë, ku qeveria ka hapur “krahun”, duke dhënë, miratuar dhe zbardhur leje të shumta të ndërtimit.

Një vijë e gjatë e plazhit në Vlorë, duke filluar nga zona e Portit, Lungomares, Ujit të Ftohtë, Radhimës apo edhe Orikumit, është kthyer në një kantier të madh ndërtimi. Janë dhënë leje deri në breg të detit, në zonë ranore, me zallishte apo edhe ngjitur me ujin e detit, pavarësisht se duhet të ketë distancë.

Ndërkohë, krahas lejeve horizontale që kanë zaptuar sipërfaqe të stërmëdha dhe në distancë të madhe, tashmë lejet po jepen edhe vertikale, me kulla shumëkatëshe në zonën më të mirë të Vlorës, pjesën që quhet Lungomare. Vox News ka siguruar dokumentet e një tjetër leje që qeveria ka zbardhur javët e fundit, e cila bën fjalë për një çiban plot 37 kate, ngjitur me Shkollën e Marinës.

Faksimile: Leja e KKTU-së për kullën 37 kate në Vlorë, në zonën e Lungomares, ngjitur me Shkollën e Marinës

Me këto ndërtime, e gjithë ajo zonë e bukur po “polemizohet” nga ndërtimet kaotike apo shumëkatëshe, kur duhej të ishte krejt e kundërta, me ndërtesa me lartësi të njëjtë dhe me plan të mirëfilltë urbanistik. Por, ashtu siç ndodh rëndom në të gjitha zonat, edhe Lungomare po shndërrohet dita–ditës në pallate të ulta, në pallate gjysmë të ulta, në kulla 15 kate dhe tashmë, në kulla 37 kate.

Dokumentet që hulumtoi redaksia jonë bëjnë fjalë për miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin “strukturë banimi dhe hoteleri me 2, 8, 35 dhe 37 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”. Një përbindësh i madh, i cili do të ndërtohet nga subjektet zhvilluese “Hel-Pet”, me pronar Helidon Shaferrin, “Alb-Edil” me pronar Dritan Shahun e Astrit Kamberin si dhe nga “Texas Development” me pronar vëllezërit Efthimi.

Lexo edhe:

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

Faksimile: Harta e zonës në Lungomare ku do të vendoset çibani prej 37 katësh

Në dokumentet shoqëruese shkruhet se sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej 1015 m², përgjatë rrugës “Plazhi/13”, në zonën kadastrale 8602, Vlorë. “Prona kufizohet në lindje nga një godinë 4 kate, në veri nga një objekt banimi 8 kate dhe në perëndim nga pedonalja Lungomare. E pozicionuar ne afërsi me vijën bregdetare, prona përfiton nga lidhja e drejtpërdrejtë me detin dhe aksesi i saj me pedonalen perëndimore siguron një integrim funksional me flukset e këmbësorëve dhe hapësirat publike”, thuhet në dokumente.

Faksimile: Projekti i kullës 37 kate në zonën e Lungomares në Vlorë

Vox News ka mësuar se sipërfaqja e katit është 616 m², teksa varianti i parë përmban 7 apartamente në kat, ndërsa varianti i dytë përmban 6 apartamente në kat. “Në të dy rastet, përmes orientimit dhe konfigurimit të volumit, është siguruar që çdo apartament të ketë pamje të drejtpërdrejt nga deti”, vijon dokumenti.

Sipas saj, materialet e përdorura në fasadë pasqyrojnë një qasje të kujdesshme që synon të ruajë lidhjen me peizazhin bregdetar dhe karakterin urban të qytetit të Vlorës. “Fasada është e veshur me pllaka betoni, që reflektojnë tonet natyrore të mjedisit përreth dhe krijojnë një harmoni me kontekstin lokal”, shkruhet në dokumente. /VoxNews

Etiketa: betonizimvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

14:37 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ketaminë, kokainë dhe ekstazi/ Shisnin drogëra të forta, arrestohen 5 persona në Vlorë

11:25 : 12/07/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri makina në Vlorë, dyshimet

19:09 : 10/07/2026
Para

Përplasen makinat në Berat–Dimal, përfundojnë te Trauma dy të plagosur

TË GJITHA

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş