• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi joshës i kompanisë shtetërore që do të ulë çmimin e naftës

16:35 : 13/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Kryeministri Edi Rama riktheu sërish projektin e futjes së shtetit në tregun e karburanteve si mekanizëm për të ulur çmimin e naftës. Rama tha se do të krijohet një kompani publike, e cila do të importojë dhe tregtojë drejtëpërdrejtë karburante në tregun me pakice.

“Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror që do të lehtësojë barrën për qytetarët. Ne do ta krijojmë faktorin publik në tregun e naftës,” tha Rama.

Por a mundet një kompani shtetërore të ulë çmimet për qytetarët dhe nëse po në çfarë mase?

Çmimi i naftës në tregun me pakicë përcaktohet nga një sërë faktorësh. Ato janë çmimi i blerjes në bursë, kostot e transportit dhe sigurimit, taksat si dhe marzhi i fitimit.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Çmimi në bursë, kostot e transportit, sigurimi dhe taksat janë njëlloj si për privatin ashtu dhe për kompaninë shtetërore. I vetmi faktor, ku kompania shtetërore mund të ndikojë në çmim është marzhi i fitimit.

Fjala vjen nëse privatët fitojnë 6-8 lekë për litër aktualisht, qeveria mund t’i caktojë kompanisë shtetërore një marzh 3-4 lekë për litër. Pra ndikimi maksimal i kompanisë shtetërore në uljen e çmimit të naftës, për sa kohë taksat mbeten të pandryshuara do të jetë 3-4 lekë për litër dhe shqiptarët nuk do ta blejnë naftën 195 lekë për litër sa është sot, por do ta blejnë 191 lekë.

Por edhe kjo ulje është shumë e vështirë. Kompania shtetërore që do të krijohet rishtaz do të ketë kosto për depot, transportin, pikat e shitjes. Si do të financohen këto? Do të blihen apo do të merren me qira?

Në çdo rast, këto janë kosto të tjera shtesë, të cilat ose do ta bëjnë të pamundur për kompaninë shtetërore që të ulë çmimin, qoftë edhe me 3 lekë për litër, ose do të financohen nga dera e pasme, por gjithmonë me para publike. Fjala vjen kompania mund të mbahet me humbje duke shitur lirë, por sërish humbjet e saj do të paguhen nga qytetarët

Qeveria ka vetëm një instrument për të ulur çmimin e naftës. Ajo është barra e taksave, e cila është edhe arsyeja kryesore se pse qytetarët shqiptarë e paguajnë naftën shumë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon, por edhe në botë madje.

Taksat që qeveria shqiptare ngarkon mbi naftën janë ndër më të lartat në botë. Dhe pretendimi i kryeministrit se Shqipëria e ka taksën e qarkullimit tek nafta dhe jo tek automjetet siç e kanë shumica e vendeve është një gjysmë e vërtetë. Sepse Shqipëria e ka taksën edhe tek automjetet. Eshtë ajo që quhet taksa e regjistrimit të përvitshëm të makinës, e cila vilet tek kolaudimi.

Nëse qeveria do që të ulë çmimin e naftës, mjafton që të ulë taksat. Çdo premtim tjetër joshës me kompani shtetërore është një mashtrim i bukur dhe madje potencialisht me dëm të madh, pasi kompanitë publike në Shqipëri vidhen, siç vidhen tenderat e rrugëve, ato të energjisë, ato të AKSHI-t dhe çdo gjë tjetër publike.

Ndaj i vetmi efekt i një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve do të jetë futja e qindra në mos mijëra patronazhistëve në borderotë e shtetit për të ngrënë paratë e taksave të qytetarëve. Ndërsa qytetarët kanë për të bërë atë që bëjnë gjithmonë. Të financojnë vjedhjen e qeveritarëve dhe menderet e patronazhistëve, që vegjetojnë nëpër shtet. /Kapitali.al/

Etiketa: Edi Ramakompanianafta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

Ngec sërish e-Albania, bizneset detyrohen të bëjnë “rojë nate”

TË GJITHA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş