• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet ‘epokale’ që solli Belinda Balluku

21:46 : 09/03/2026
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Ola Xama

Sot dëgjuam se si kryeministri analizoi një për një arritjet që ka patur sektori i infrastrukturës dhe energjisë gjatë drejtimit të tyre për 7 vjet nga znj.Balluku.

Të gjithë argumentet për të justifikuar votën kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj, Rama i bazoi te ndryshimet “epokale” të sektorëve që ka drejtuar ajo.

Po cilat janë këto “transformime” që renditi kryeministri?

A mund të quhen transformim shembjet e përditshme të rrugëve të reja? A është transformim të të duhen mbi 10 vjet për të ndërtuar një rrugë jo më të gjatë se 50 km dhe sapo e hap për qarkullim të pësojë rrëshqitje, si në rastin e Qukës-Qafë Plloçë? A është transformim të hapësh rrugën e papërfunduar për qarkullim dhe më pas të shembet siç ndodhi me Korçë-Ersekë? A mund të quhet transformim fakti që Unaza e Madhe e Tiranës (projekt 36 vjeçar) nuk ka përfunduar akoma, në pjesët e ndërtuara ka dëmtime dhe nuk ofron zgjidhje për trafikun?

Lexo edhe:

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

Çfarë quhet transformim, të nisësh zgjerimin e Tiranë-Durrës pa studim dhe me 13 vjet vonesë pasi e ke premtuar? Të marrësh 4 mandate që të nisësh zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë dhe 4 vjet që të nëshkruash kontratat për ndërtimin e rrugëve me koncesion? Është transformim të ndërtosh vetëm 20 km nga 300 të tilla që Korridori Blu përshkon në Shqipëri dhe ato që janë ndërtuar kanë dëmtime (Thumanë-Kashar)?

A është transformim të nisësh të ndërtosh një marinë turisitike në vitin 2022 në Portin e Durrësit dhe sot, në vitin 2026 të mos kesh mbyllur akoma garën për portin e ri zëvendësues? A është transformim të bësh të njëjtën gjë dhe në Vlorë? Të ndërtosh pallate dhe port jahtesh pa nisur zbatimin e projektit të Triportit? Transformim është të rrezikosh të lesh vendin pa port tregtar?

Cili është transformimi në energji, reforma e mandatit të parë? Sa janë rritur kapacitet publike të prodhimit të energjisë? Në vitin 2013 astetet prodhuese të KESH ishin 1572 MWh ndërsa sot janë 1563 MWh, pra vetëm 36 MWh më shumë (sa 7 ditë konsum)! Por arkëtimet janë rritur si për mbledhjen e borxheve të qytetarëve dhe për energjinë që sot nuk tolerohet të mos paguhet. 11 miliard euro tha kryeministri! Atëherë ku shkuan këto para? Përse nuk u investuan dhe përse gjatë krizës kompanitë e sektorit u mbështetën me paratë e buxhetit?

Megjithatë le ta marrim të mirëqënë se ajo çka u tha ishte ashtu dhe se Shqipëria është transformuar, madje ta zemë se në këtë kohë janë ndërtuar tunele nënujorë e linja transmetimi energjie me kontinente të tjera.

Këtu kryeministri do të duhet të jepte një qëndrim elementar: A është në parimin e tij dhe të Partisë Socialiste që në emër të ndërtimit të “veprave të mëdha infrastrukturore” të fluturojnë 30 milion euro vetëm për një të tillë? A mund të duartrokitet dhe mbrohet një anëtare e kabinetit të tij kur ka dirigjuar caktimin e kompanisë që do të fitojë këtë shumë pa bërë asnjë punë (pa e paragjykuar nëse ka përfituar vetë apo jo)?

Për ta besuar këtë, z. Rama nuk ka nevojë të lexojë 16 mijë faqe me dokumenta që ka dorëzuar SPAK në Kuvend, por mjafton të telefonojë drejtorin e Tatimeve dhe ta pyesë se sa është dividenti që kanë ndarë kompanitë turke nga projekti i Tunelit të Llogarasë.

Aty mbase e kupton se i vetmi ndryshim epokal sot, ishte komunikimi i aktit insitucional që do të ndodhë ditën e enjte, ku socialistët për herë të parë distancohen publikisht nga një drejtësi re, e promovuar nga vetë ata si shpëtim i vendit – dhe që u ka kushtuar dhjetra vite pritje qytetarëve të thjeshtë me justifikimin se do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë.

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaOla xamaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
Para

SPAK sekuestron 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

TË GJITHA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş