Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor Levan–Tepelenë, ku humbi jetën një grua 39-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, është vënë në pranga shtetasi P. M., 57 vjeç, drejtues i automjetit tip “Benz”. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, kur automjeti “Benz”, i drejtuar nga 57-vjeçari, u përplas me një automjet tip “Kia”, që drejtohej nga shtetasja N. A., 39 vjeçe.
Policia ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.














