• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

World Obesity Atlas: Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të obezitetit

19:27 : 06/03/2026
në AKTUALITET, SHENDETI

Fëmijë që po kequshqehen, duke shtuar në peshë, të krijojnë probleme shëndetësore sa vijnë e po shtohen. Tanimë obeziteti konsiderohet një nga problemet më të rëndësishme me të cilat po përballet shëndeti publik në nivel botëror.

World Obesity Federation ka publikuar raportin ku dëshmon se trendi i rritjes së obezitetit vazhdon në pothuajse çdo rajon të botës dhe prek gjithnjë e më shumë fëmijët dhe të rinjtë.

Raporti paralajmëron se obeziteti në fëmijëri nuk është më një problem i kufizuar në vendet e pasura, por një fenomen global që po përhapet me shpejtësi edhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë së botës.

Një nga gjetjet kryesore për vitin 2025 rezulton fakti se rreth 20.7% e fëmijëve dhe adoleshentëve (5–19 vjeç) në botë jetojnë me mbipeshë ose obezitet. Rreth 180 milionë fëmijë në botë janë obezë aktualisht.

Lexo edhe:

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

Sipas raportit, prevalenca globale e mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. Në vitin 2010 kjo shifër ishte rreth 14.6%, ndërsa në vitin 2025 ka arritur në mbi 20%. Kjo rritje tregon një ndryshim të madh në mënyrën e të ushqyerit dhe në stilin e jetesës së brezave të rinj.

Sipas përllogaritjeve, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2040 numri i fëmijëve obezë pritet të arrijë rreth 227 milionë. Një shifër që i ka bërë alarm mjekët kur përballen me pasojat që sjell obeziteti.

Në të njëjtën kohë, ekspertët paralajmërojnë se numri i fëmijëve me indeks të lartë të masës trupore mund të kalojë gjysmë miliardi në të gjithë botën, duke e bërë obezitetin një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në dekadat e ardhshme.

Në të njëjtën periudhë, më shumë se 507 milionë fëmijë dhe adoleshentë mund të jenë me mbipeshë ose obezitet. Raporti paralajmëron se rritja e obezitetit tek të rinjtë po ndodh më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërsa rajonet me prevalencën më të lartë janë Amerika dhe Paqësori Perëndimor.

Kjo për shkaqe të ndryshme, por një nga shkaqet kryesore është ngrënia e ushqimeve të shpejta e të konservuara. Sipas këtij raporti, kjo rritje reflekton ndryshime në stilin e jetesës, ushqimin e përpunuar dhe uljen e aktivitetit fizik.

Urbanizimi dhe ndryshimet në mënyrën e jetesës kanë bërë që shumë fëmijë të kalojnë më shumë kohë përpara ekraneve dhe më pak kohë në aktivitet fizik, një faktor që kontribuon drejtpërdrejt në shtimin e peshës.

Por çfarë sjell rritja e obezitetit, cilat janë pasojat shëndetësore dhe rreziqet?

Të dhënat paralajmërojnë se obeziteti në fëmijëri dhe adoleshencë lidhet drejtpërdrejt me rritjen e sëmundjeve kronike në moshë të hershme.

DerI në 120 milionë fëmijë mund të shfaqin shenja të hershme të sëmundjeve kronike për shkak të indeksit të lartë të masës trupore (BMI).

Këto shenja të hershme mund të shfaqen shumë më herët se sa mendohej më parë dhe shpesh kalojnë pa u vënë re për vite me radhë. Këto sëmundje që lidhen më shpesh me obezitetin janë:

• hipertensioni
• sëmundjet kardiovaskulare
• diabeti
• çrregullimet metabolike

Raporti përmend gjithashtu edhe probleme të tjera shëndetësore që lidhen me obezitetin, si dëmtimi i mëlçisë, rritja e triglicerideve në gjak dhe çrregullime të metabolizmit të glukozës, të cilat janë tregues të hershëm të diabetit.

Sipas të dhënave globale, deri në vitin 2040 pritet që rreth 124 milionë fëmijë të kenë shenja të hershme të dëmtimit të mëlçisë të lidhur me obezitetin, ndërsa miliona të tjerë mund të zhvillojnë hipertension ose probleme metabolike që në adoleshencë.

Ajo që vihet re po ashtu është se në shumë vende, rritja e obezitetit tek të rinjtë lidhet edhe me faktorë socialë dhe mjedisorë, si: marketingu i ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët, mungesa e aktivitetit fizik, urbanizimi dhe ndryshimet në stilin e jetesës.

Në shumë vende të botës, politikat publike po përpiqen të kufizojnë marketingun e ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët, pasi studimet tregojnë se ekspozimi ndaj këtyre reklamave ndikon drejtpërdrejt në sjelljen ushqimore.

Edhe për Shqipërinë raportet e World Obesity Federation dhe studimet e lidhura me World Obesity Atlas 2026 kanë treguar se ka rreziqe, ku rreth 21.3% e të rriturve në Shqipëri janë obezë.

Nëse trendi vazhdon, deri në vitin 2035 rreth 37% e popullsisë shqiptare mund të vuajë nga obeziteti.

Aktualisht rreth 65% e të rriturve kanë indeks të lartë të masës trupore. Ndërsa të dhënat që lidhen me fëmijët tregojnë se 31.4% e fëmijëve rreth 8 vjeç janë me mbipeshë, ndërsa 14.5% janë obezë. Rreth një në tre fëmijë në Shqipëri po përballet me probleme të peshës trupore që në moshë shumë të hershme.

Alarmante është fakti se ky raport ngre shqetësimin dhe paralajmëron se shumë vende nuk janë të përgatitura për të përballuar rritjen e obezitetit.

Në shumë shtete, ndër të cilat dhe Shqipëria, mungojnë programet e mirëfillta të monitorimit të rregullt të peshës tek fëmijët dhe shërbimet e specializuara për trajtimin e obezitetit tek të rinjtë, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e hershme.

Ekspertët theksojnë disa masa urgjente që duhet të ndërmerren, si për shembull: vendosja e taksave për pijet me sheqer, kufizimi i reklamave për ushqime të pashëndetshme për fëmijët, përmirësimi i ushqimit në shkolla, promovimi i aktivitetit fizik tek të rinjtë.

Sipas të dhënave të raportit World Obesity Atlas, Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të obezitetit: mbi 20% e të rriturve janë obezë, ndërsa rreth një e treta e fëmijëve rezultojnë me mbipeshë.

Duke treguar qartë se e ardhmja do të sjellë probleme edhe në vendin tonë, probleme që në vende si Amerika tanimë janë në qendër të vëmendjes për shkak të alarmit dhe rrezikut që paraqesin./acqj.al

Etiketa: fëmijëobezitetShqiperiaWorld Obesity Atlas

Lajme të lidhura

SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
SPORT

Juljan Shehu: Me Maran do të krijojmë identitet të ri, në fushë ai që e meriton

12:16 : 01/06/2026
BOTA

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

11:19 : 30/05/2026
Para

Dhuna ndaj grave/ Ligjet nuk mjaftojnë, femicidi të njihet si vepër penale

TË GJITHA

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom