• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Meta reagon nga qelia: Ferit Hoxhën e kam dekretuar pa dëshirën time si ambasador

22:14 : 05/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Foltorja e Kuvendit, akuzoi Ferit Hoxhën, ministrin e ri të Jashtëm të sapovotuar në Parlament, se ishte personi që firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009.  Blushi theksoi se në atë kohë, kur punonte gazetar, Hoxha si kryenegociator i Shqipërisë për këtë çështje i kishte dhënë informacione dhe kishte tentuar ta “shiste” firmosjen e marrëveshjes si të negociuar nga Sali Berisha.

Blushi theksoi se e kishte informuar Ilir Metën, kur ai ishte president, pasi në lojë kishte dalë sërish çështja e detit nga Edi Rama dhe se kur ministria e Jashtme e kohës i solli presidentit emrin e Hoxhës për ambasador në OKB.

Ai theksoi se presidenti Bajram Begaj ka të gjitha informacionet publike dhe të klasifikuara se çfarë ka ndodhur me marrëveshjen e detit, por pavarësisht kësaj e firmosi emrin e Hoxhës për ministër të Jashtëm.

Ilir Meta ka reaguar nga qelia e burgut dhe deklaron se në kohën kur ushtronte detyrën e presidentit, e ka dekretuar Ferit Hoxhën si ambasador disa herë, pa dëshirën e tij.

Lexo edhe:

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

“Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t’ju përgjigjem në distancë.  Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi Blushi.  Unë personalisht, kur jam njohur me këto të vërteta nuk e kam marrë veten për ditë të tëra, për arsye që personi që diskutojmë ka qenë diplomati im më i preferuar, që nga viti ’98 e deri ditën që mësova këto fakte të dhimbshme.

Nuk e mbaj mend sa herë e kam promovuar në detyrën e ambasadorit në pozitat e mia të mëparshme, si Ministër i Jashtëm, Kryeministër dhe President i Republikës. Por ju keni një “të drejtë” sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim, për këto arsye që po jua bëj publike, në pamundësi për t’u takuar nga afër. Së pari, pasi jam njohur me këto fakte, është e vërtetë që e kam firmosur si ambasador për në UNESCO vetëm për arsye njerëzore, për shkak të një tragjedie familjare që i kishte ndodhur.

Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit, e cila ishte iniciuar që në kohën që Z. Besnik Mustafaj ishte Ministër i Jashtëm. Por, siç jua tha sot edhe Z. Tedi Blushi, pas disa ditësh, Ministrja e Jashtme e kohës, më çoi mesazh se kishte biseduar me Kryeministrin dhe ai nuk kishte kandidat tjetër.  Ndaj u detyrova ta firmos sepse nuk mund ta lija Shqipërinë pa ambasador në OKB se ishte hera e parë që vendi ynë merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Së dyti, nuk doja të hapja një krizë tjetër publike se me mjaftonin ato që kisha me Kryeministrin dhe Kuvendin njëpartiak, si për Gjykatën Kushtetuese por edhe për çështje të tjera të mëdha. Z. Balla, ju me “të drejtë” e kritikuat sot Z. Tedi Blushi se përse e thotë sot dhe nuk e ka thënë më përpara. Por unë kam një kundër-pyetje për ju, nëse Z. Blushi, nuk do ta thoshte sot dhe ju pas një viti do ta propozonit Ferit Hoxhën për President të Republikës, a do ta kishte Z. Blushi ndërgjegjen e qetë, si një deputet që është betuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Dhe në fund, e vlerësoj krenarinë tuaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Çështjen e Detit, por do t’ju lutesha se mbase keni harruar t’i hidhni një sy, letrës time që ju kam dërguar të gjithë deputetëve për këtë marrëveshje, si dhe letrës publike që i kam bërë Znj. Elisa Spiropali, që e shkarkuat sot, para vizitës së saj zyrtare në Athinë. Unë ju mirëkuptoj nëse nuk gjeni dot, si forcë politike, dikë më të fortë nga ana profesionale se sa Ferit Hoxha, por nuk do të isha i lumtur nëse ju nuk gjeni dot një kandidaturë më patriotike nga radhët tuaja”, shkruan Meta.

Etiketa: Ferit HoxhaIlir MetaTaulant Ballatedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026
AKTUALITET

Pas Ramës, edhe Balla sulmon Goxhajn: “Zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit

22:30 : 22/06/2026
AKTUALITET

Lapaj i përgjigjet Ballës: Ti dhe shefi yt jeni hajdut! Sado të lehësh, nuk e bën dot pis protestën

19:04 : 22/06/2026
AKTUALITET

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

18:20 : 22/06/2026
Para

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Pas Glauk Konjufës, LVV propozon edhe një tjetër emër

TË GJITHA

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş