• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështon projekti i Alabarit? Marina e Durrësit shumë larg premtimeve për miliarda investime

21:11 : 27/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Shndërrimi i Portit të Durrësit në një nga marinat më të mëdha turistike në Evropë u prezantua si megaprojekti strategjik i qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2021. Kryeministri Edi Rama premtoi miliarda euro investime dhe mijëra vende pune, ndërsa projekti u lidh me biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabar.

Por dokumentet dhe ecuria reale e investimit tregojnë një panoramë krejt tjetër nga ajo e premtuar. Projekti, i zhvilluar nga kompania Eagle Hills Real Estate Development në partneritet me shtetin shqiptar përmes shoqërisë Durrës Marina, parashikon ndërtimin e 1.3 milionë metrash katrorë rezidenca, hotele dhe një port jahtesh me 280 vende.

Ndryshe nga prezantimi fillestar si investim i fuqishëm i huaj, rezulton se kapitali real i investitorit është minimal. Nga 2.3 miliardë euro investime të parashikuara, vetëm 80 milionë euro janë para të vetat dhe 80 milionë euro kredi bankare, ndërsa diferenca, mbi 2 miliardë euro, do të sigurohej nga parashitjet e apartamenteve.

Madje, shitjet nisën në gusht 2022, përpara miratimit përfundimtar të marrëveshjes në Kuvend dhe përpara se kompania të kishte të drejta pronësie mbi tokën e Portit të Durrësit. Sipas bilanceve, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar rreth 750 mijë euro, pa përfunduar procedurat ligjore të transferimit të pronës.

Shoqëria e përbashkët u themelua zyrtarisht në janar 2023, ku kompania private zotëron 67% të aksioneve dhe shteti shqiptar 33%. Megjithatë, sipas përllogaritjeve të bëra mbi tokën publike, taksat e falura dhe kostot e lidhura me ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, kontributi i shtetit arrin në rreth 665 milionë euro.

Lexo edhe:

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

Në fund të projektit, shteti parashikohet të marrë rreth 515 milionë euro (dividend dhe taksa), çka nënkupton një humbje prej rreth 150 milionë euro. Ndërsa pala private, me një investim fillestar shumë më të ulët, projekton fitime mbi 570 milionë euro.

Zhvendosja e portit tregtar në Porto Romano parashikon një kosto prej 390 milionë euro vetëm për fazën e parë, shifër që nuk është reflektuar në formulën e ndarjes së aksioneve të projektit turistik. Po ashtu, nuk ka një vlerësim të qartë të asetit ekzistues të Portit të Durrësit që po transformohet.

Tre vite pas nisjes së punimeve, janë përfunduar vetëm 3 godina dhe 2 të tjera janë në ndërtim. Vlera e investimeve për vitet 2023–2024 është rreth 41 milionë euro, ndërsa kapitali real i investuar nga kompania private llogaritet vetëm 10 milionë euro, rreth 12% e shumës së premtuar prej 80 milionë euro.

Edhe të ardhurat nga parashitjet janë më të ulëta sesa ishte parashikuar, me rreth 36 milionë euro të mbledhura në dy vite. Numri i punonjësve në kompani është 55, shumë larg mijëra vendeve të punës të premtuara në fillim.

Nëse projekti vijon me këtë ritëm, faza e parë mund të zgjasë deri në 30 vite, ndërsa realizimi i plotë i tij do të kërkonte disa dekada. Përballë këtyre shifrave, pyetja që mbetet është: a kemi të bëjmë me një investim strategjik apo me një projekt që rrezikon të dështojë duke i kushtuar më shumë shtetit sesa investitorit privat? /Emisioni Piranjat

Etiketa: alabarDurrës MarinaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026
AKTUALITET

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
Para

"O flori nuk bëhen punimet në dimër"/ Përplasje mes fqinjëve në Librazhd, shkak tymi i oxhakut

TË GJITHA

Fallxhorja me 23 milionë ndjekës paralajmëron: Alienët do pushtojnë ndeshjen Skoci–Brazil! Reagon FBI

18:49 : 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş