• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“O flori nuk bëhen punimet në dimër”/ Përplasje mes fqinjëve në Librazhd, shkak tymi i oxhakut

21:28 : 27/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Librazhd, në lagjen nr. 2, Elton Rruplli prej 11 vitesh përballet me një problem të vazhdueshëm, tymin që i vjen nga oxhakët e fqinjëve, Shefki Bahiti dhe Liza Blloshmi.

Eltoni tregon se, për këtë arsye, nuk mund të hapë as dritaret e tij.

“Shikoje sa afër jam unë këtu. Nuk e hap dot këtë dritare se bllokohesh fare. Edhe pa e hapur, vjen era këtu. Muri është nxirë. Unë e kam lyer para një viti dhe prap…

Në katin e sipër, është akoma më tepër.

Kjo është dhoma e gjumit të fëmijëve. Kjo është më e tmerrshmja”, tha ai.

Lexo edhe:

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

Sipas Eltonit, oxhakët janë nën parametrat teknikë, më pak se një metër të lartë. Ai thotë se u përpoq ta zgjidhte me mirëkuptim këtë problem, madje ofroi të paguante vetë zgjatjen e tubave, por nuk gjeti dakordësi.

Ankesat në Bashki dhe në Policinë Bashkiake mbetën pa zgjidhje.

Pas ndërhyrjes së gazetares së emisionit “Stop”, njëra familje pranoi të ndërhynte, ndërsa Bashkia, me mbështetjen e kryetarit Maringlen Disha, ngriti një grup pune në terren.

Pëgjigjja e Shefki Bahitit:

Bahiti: I kemi gjykuar të gjitha variantet ne, o flori, edhe nuk mund të qëndrojë tubi. Ku do qëndrojë tubi?

Gazetarja: Tek tubi ekzistues që është, vetëm ta zgjasësh dy-tre metra.

Bahiti: Ku do qëndrojë? Teknikisht…!

Gazetarja: Po nga të del ty tymi i oxhakut? Se po bëjmë kuicë si Babagjyshi.

Bahiti: Jo, jo, jo, jo…

Gazetarja: Ideja është të gjejmë një zgjidhje zotëri.

Bahiti: Objekti im është ndërtuar para objektit të atij.

Rruplli: Por, oxhaku është bërë më pas.

Bahiti: Oxhakët, që i kam ndërtuar, i kam ndërtuar në miratim. Ka një ligj për oxhakët, ka qenë Kryetari…

Gazetarja: E kuptoj. Dëgjo, edhe ai objekti që është ngjitur me ty, prap me kryetarë kanë qenë që i ka dhënë leje. Ne nuk do merremi me kryetarët e Librazhdit se kush ka qenë, por çfarë zgjidhje mund të gjejmë zotëri?

Bahiti: Unë, çfarë t’i bëj? Unë çfarë t’i bëj?

Gazetarja: Çfarë të bësh ti? Të sigurosh që ndotja, tymi, mos t’i futet personit tjetër në shtëpi.

Bahiti: Po nëqoftëse ai do ta kishte bërë 10 katësh, unë 10 kate do ta ngrija këtë tubacion lart?

Gazetarja: Po nuk e ke 10 kate, e ke 5 kate. Zotëri, 3 metra tub, 100 mijë lekë kushton.

Bahiti: Po nuk diskutohet tubi, mo flori!

Gazetarja: Po çfarë diskutohet? Inati? Ti je rrezik edhe për djegie shtëpish.

Bahiti: Jo s’kam rrezik për djegie shtëpish.

Gazetarja: Do e japësh një zgjidhje ti? Apo, ta japin institucionet?

Bahiti: Po, ne do të shikojmë nga vera tani!

Gazetarja: Jo, jo, nga vera, jemi në dimër. Nga vera ti nuk e hap sobën zotëri.

Bahiti: O flori nuk bëhen në dimër punimet, do rrëzoj njerëzit nga çatia unë?

Gazetarja: Këtu nuk është qamet i madh, punojnë njerëzit! A mund të lësh një afat për zgjidhje?

Bahiti: Jo, unë afat nuk mund të lë!

Gazetarja: Dakord. Afatin e marr unë të Bashkia. Të përshëndes!

Përgjigjja e familjes Blloshmi:

Blloshmi: Edhe këtë dimër domëthënë, edhe këtë vit, nuk do bëj asgjë!

Gazetarja: Si nuk do bësh asgjë?

Blloshmi: Po mbaroi dimri. Të iki dhe ky shkurti, edhe 10 ditë sa kanë ngelur, edhe nuk ndizet më zjarri.

Dy familjeve iu la afat 1 javë për rregullimin e oxhakëve sipas standardeve. /Emisioni STOP

Etiketa: denoncimLibrazhdsherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

22:52 : 11/07/2026
AKTUALITET

U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

12:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Denoncim i fortë nga protesta, qytetari: Më larguan nga spitali se kushërinjtë tanë dolën në tubim

21:14 : 07/07/2026
AKTUALITET

Nga hetimet për “CFO Pharma” te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi i biznesmenit

18:35 : 06/07/2026
Para

Babai i Selin mesazh me dron të bijës, ja çfarë shkruhej

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş