• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drogë nga Shqipëria drejt Barit/ Goditet banda në Itali, 20 masa sigurie, zbardhet skema

17:19 : 23/02/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, është çmontuar nga autoritetet italiane në përfundim të një operacioni të gjerë antidrogë të koduar “Rondò”.

Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua në disa zona të Italisë qendrore dhe jugore, duke çuar në 20 persona nën masë sigurie, mes të cilëve 7 të arrestuar, ndërsa të tjerët hetohen në gjendje të lirë me masa më të buta.

Baza në Montesilvano, furnizimi nga Shqipëria

Sipas raportimeve, hetimet, që zgjatën mbi një vit, zbuluan një rrjet të strukturuar të trafikimit të kokainës dhe heroinës. Baza operative e grupit ishte vendosur në zonën e Montesilvano, ndërsa droga trafikohej nga Shqipëria drejt Barit dhe më pas shpërndahej në rajonin e Abrucos.

Sasitë e drogës hynin në rajon përmes dy kanaleve kryesore: kokaina vinte nga Italia veriore, ndërsa heroina sigurohej nga zona e Foggia. Nga aty, përmes korrierëve, ajo transportohej nga San Severo drejt Abrucos.

Lexo edhe:

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Dy drejtues shqiptarë në krye të rrjetit

Në qendër të hetimeve janë dy shtetas shqiptarë, të konsideruar si figurat kryesore të organizatës. Sipas rindërtimit të hetuesve, ata vepronin në mënyrë të pavarur: njëri merrej kryesisht me trafikun e kokainës, ndërsa tjetri me heroinën.

Njëri prej tyre kishte ngritur edhe aktivitete tregtare në zonën e Montesilvanos, të cilat dyshohet se përdoreshin si mbulim për aktivitetin kriminal. Gruaja e njërit prej të dyshuarve, me origjinë nga zona e Foggias, kishte kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit e heroinës.

Një tjetër shtetas shqiptar, i konsideruar person i besuar i dy drejtuesve, ishte përgjegjës për transportin dhe dorëzimin e blloqeve të drogës tek trafikantë të tjerë të mëdhenj që operonin në zonën e Pescara.

Sekuestrime dhe komunikim me kriptofonë

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 30 kilogramë heroinë dhe kokainë, si dhe afro 100 mijë euro para në dorë. Autoritetet gjetën gjithashtu presa metalike të përdorura për përgatitjen e blloqeve të drogës.

Komunikimet mes anëtarëve të grupit kryheshin përmes kriptofonëve me enkriptim të avancuar, me qëllim shmangien e përgjimeve dhe gjurmimit. Megjithatë, hetuesit arritën të depërtonin në sistemin e tyre të komunikimit, duke dokumentuar aktivitetin kriminal dhe duke kryer arrestime në flagrancë gjatë hetimeve.

Shpërndarja dhe tregu lokal

Droga u shpërndahej klientëve të besuar, përfshirë familje të vendosura në lagjen Rancitelli në Pescara, të cilat menaxhonin pika të rëndësishme të shpërndarjes në tregun lokal. Sipas përgjimeve, çmimet përcaktoheshin në bazë të përqindjes së përbërësit aktiv dhe kërkesës në treg.

Në një nga bisedat e përgjuara, një prej klientëve vendoste çmimin e heroinës në jo më shumë se 7 euro për gram, duke argumentuar se konsumatorët në zonë kishin mundësi të kufizuara financiare.

Autoritetet italiane theksojnë se operacioni përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve të trafikut të drogës në rajonin e Abrucos, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar përgjegjësi të tjera të mundshme në këtë skemë të strukturuar kriminale.

Etiketa: bande drogeItaliShqiperi

Lajme të lidhura

BOTA

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

16:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

10:53 : 15/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

19:38 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
AKTUALITET

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

12:16 : 13/07/2026
Para

Ukrainës i duhen gati 500 miliardë euro për rindërtim

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş