• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK sekuestroi makinën e gabuar, Defenderi i Merkaj nuk u përdor në rrëmbimin e Gerond Meçes

13:27 : 21/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Vetëm një ditë pasi televizioni “Syri”, publikoi dokumentet e prokurorisë së posaçme SPAK, që urdhëronte në 20 Janar 2026, kthimin e automjetit “Land Rover Defender” tek pronari i ligjshëm Endri Merkaj, janë zbuluar detaje të reja lidhur me arsyen e kthimit të këtij mjeti që u sekuestrua me shumë urgjencë nga SPAK në muajin Dhjetor 2025.

Arsyeja e kthimit të këtij mjeti tek pronari Endri Merkaj është fakti se SPAK e ka sekuestruar atë gabimisht, duke e bllokuar si provë materiale që më pas u provua se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe as me provën me të cilën u dyshua se ishte kryer vepra penale e “Heqjes së paligjshme së lirisë”.

Tashmë akuza nuk ka asnjë makinë të sekuestruar dhe nuk ka të dhëna se ku ndodhet mjeti “Land Rover Defender” dhe kujt i përket kjo makinë që u përdor për rrëmbimin e Gerond Meçes.

Makina u sekuestrua në 15 dhjetor 2025 në kuadër të sekuestrimit të sendeve që provojnë kryerjen e veprës penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj Ergys Agasit dhe biznesmenit tjetër Ermal Beqiri, të dy janë shpallur në kërkim nga SPAK.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se makina në pronësi të Endri Merkaj, u sekuestrua me shumë urgjencë në muajin Dhjetor 2025, pasi prokurorët e SPAK, krijuan dyshimet dhe bindjen se mjeti ishte i njëjtë me atë që dukej dhe tek kamerat që kishin fiksuar hipjen e Meçes në makinë.

Lexo edhe:

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

Por ky automjet rezultoi të mos ishte e njëjta me atë makinë që skuadra e çunave përdori në 12 Gusht 2025, në rrëmbimin e biznesmenit të “ABS” Gerond Meçe.

Të dy makinat, si ajo që u përdor në pengmarje dhe ajo tjetra në pronësi të Endri Merkaj, kanë disa karakteristika të njëjta, por në fakt ndryshojnë në shumë detaje nga njëra-tjetra.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se një ekspertizë krahasuese e tabelave fotografike të dy mjeteve, atij të sekuestruar Endri Mrekaj dhe atij që skuadra e çunave të paidentifikuar përdori në rrëmbimin e Gerond Meçes, ka dalë në përfundimin se mjeti tip “Land Rover Defender” me targë “AC 121 JJ” që sekuestroi SPAK nuk është e njëjta.

Ekspertiza nxori faktin se pas dyshimeve të ngritura, SPAK gaboi në sekuestrimin e këtij mjeti në pronësi të subjektit “Merkaj” që zotërohet nga Endri Merkaj, duke vendosur më pas kthimin e mjetit të sekuestruar në datën 20 Janar 2026.

Nga krahasimi i fotove të makinës së Endri Merkaj dhe pamjeve filmike ku shfaqet Gerond Meçe që hipën në mjetin “Defender”, ekspertët zbuluan se tapiceria e brendshme e dy makinave ndryshonin dhe kishin ngjyra të ndryshme.

Një detaj tjetër që ekspertët zbuluan se kishte ndryshim ishin gomat e dy mjeteve krahasuese, të cilat nuk ishin të njëjta.
Veç të tjerash ekspertët zbuluan dhe karakteristika të ndryshme në kubaturën e jashtme të makinës së sekuestruar Endri Merkaj me atë që përdorën skuadra e çunave në 12 Gusht për të rrëmbyer Gerond Meçen.

Të vetmet detaje që kishin ngjashmëri dhe që shtynë SPAK të sekuestronte me shumë urgjencë makinën e Merkaj, ishte fakti i ngjyrës së njëjtë, targa e njëjtë “AC 121 JJ” si dhhe tipi i makinës i njëjtë “Land Rover Defender”.

Tashmë SPAK, është bindur se targa e makinës “AC 121 JJ” në pronësi të Endri Merkaj, është falsifikuar dhe vendosur pikërisht në mjetin “Land Rover Defender”, që skuadra çunave përdori për të marë peng Gerond Meçen.

Nisur nga kjo situatë SPAK vendosi të kthejë makinën duke argumentuar se:
”…ka rezultuar se gjatë verifikimit procedurial është realizuar këqyrja e mjetit nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga i cili nuk ka rezultuar të dhëna me interes për hetimin. Vlerësohet se ky send nuk është më i domosdoshëm për të mbajtur nga ana jonë, e për këtë arsye çmojmë se ai duhet ti kthehet pronarit të ligjshëm dhe konkretisht automjeti “Land Rover Defender” me targa “AC 121 JJ” i përshkruar hollësisht në process-verbal ti kthehet pronarit të saj, shtetasit Endrit Merkaj…”.

Pas kthimit të këtij mjeti tashmë SPAK nuk ka një lokacion se ku ndodhet makina reale që u përdor në krim dhe për më tepër nuk ka emrin e pronarit të saj.

SPAK, ka kërkuar të marë informacion tek Drejtoria e Përgjithshme e Transportit, lidhur me emrat e pronarëve që zotërojnë makina të ngjashme, si ajo e përdorur në rrëmbimin e Gerond Meçes.

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, i cili zotëron kompaninë Advanced Business Solutions “ABS”, u krye në mes të Tiranës, në kushte krejt normale dhe pa shumë zhurmë, nga 4 persona që sipas Meçes u prezantuan si oficerë të BKH-së dhe SPAK-ut.

Të katër personat janë filmuar nga disa kënde të ndryshme nga kamerat e bizneseve aty pranë dhe qartësisht duken pa maska, vetëm me kapele në kokë.

Fytyrat e tyre janë thuajse plotësisht të dallueshme, por çuditërisht skuadra e “çunave” nuk është arritur të identifikohet, as nga informatorët e Policisë së Shtetit, as nga informatorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pse ka kaq vonesë për identifikimin e katër personave, imazhet e të cilëve janë kapur nga pamjet filmike, dhe kush është njeriu që mbron këtë skuadër prej katër personash që të mos arrestohet. ELTON QYNO/ SYRI

Etiketa: Gerond Meçespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
AKTUALITET

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026
AKTUALITET

Grupi i kokainës, veç ndërtimit, investime në energjetikë. Ja kompania e hapur nga vëllezërit Aliu për fotovoltaikë

10:37 : 21/06/2026
Para

Nisma e PS-së për ndryshimet ligjore, Berisha: Rama po mbyll dyert e Evropës për Shqipërinë!

TË GJITHA

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş