• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gafa diplomatike në Bordin e Paqes/ Koka: Kë quajti Rama ‘vrasës me pagesë’?

19:28 : 19/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Bledian Koka analizoi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë theksin te momenti më shqetësues i fjalimit, përfshirja e çështjeve të drejtësisë në një takim ndërkombëtar dhe sulmi drejtpërdrejt ndaj prokurorit Jack Smith, i cili ka drejtuar hetimin që çoi në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe më pas u emërua prokuror i posaçëm për hetimet ndaj Donald Trump në SHBA.

Rama e etiketoi Smith ndërkombëtarisht si “sicario”, një term që nënkupton vrasës me pagesë, duke e përdorur këtë figurë si mjet politik për të relativizuar autoritetin e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të personalizuar një aktivitet diplomatik. Koka theksoi se kjo nuk ishte një figurë retorike e thjeshtë, por një tentativë e qartë për të manipuluar perceptimin e drejtësisë dhe për konsum të brendshëm politik.

Gazetari paralelizoi këtë sjellje me rastin e Belinda Ballukut, ku Rama ka përdorur presionin politik dhe sulme ndaj prokurorëve për të mbrojtur individë të afërt me qeverinë dhe për të shmangur përgjegjësitë ligjore.

Sipas Kokës, sulmi ndaj prokurorit Smith dhe përdorimi i termit “sicario” është një gabim diplomatik i rëndë, që tregon qartë modelin e Ramës për të parë drejtësinë si një instrument që mund të sulmohet dhe manipulohet për interesat e tij personale, duke rrezikuar seriozisht besueshmërinë e institucioneve dhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lexo edhe:

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

“Tani po flasim për Shqipërinë. Është pranuar Bordi i Paqes. Për shembull, Italia aty është në pozicionin e monitoruesit dhe vëzhguesit. Është i vetmi vend përfaqësues, mos gaboj, dhe Rumania, që janë të Bashkimit Europian. Rumania më duket se është vend anëtar. Edhe Bullgaria. Nuk jam i sigurt, por të paktën Rumania po. Kjo do të thotë që duket se ka një problem. Gjithsesi, unë jam pro pjesëmarrjes; jam pro që Shqipëria të jetë në cilëndo mision ose nismë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa menduar nëse kjo nismë do të ekzistojë apo jo, nëse, ta zëmë, republikanët vijnë. Por kjo është çështje tjetër.

Tani, pse po e diskutojmë ne gjithë këtë? Sigurisht që po e diskutojmë sepse vetë propaganda e mazhorancës, me zotin Rama në krye, e ka orientuar gjithë këtë prezencë të sotme të zotit Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo si një vendimmarrje ose pozicionim të Shqipërisë në një çështje shumë të rëndësishme dhe delikate ndërkombëtare, siç është situata në Lindjen e Mesme, por thjesht si një qëllim në vetvete për të treguar sa i afërt është zoti Rama personalisht, si politikan, me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pra, ky është problemi që duhet të ndajmë dhe kjo është gjëja që duhet t’u themi qytetarëve shqiptarë. Nuk ka rëndësi nëse është vizitë zyrtare, nëse do të ndodhte në Shtëpinë e Bardhë. Kjo nuk duhet të zëvendësojë dhe nuk duhet ta pranojmë që të trajtohet siç po tentohet të trajtohet, siç u trajtua edhe në Kuvendin e Shqipërisë nga zoti Balla, kur tha: “Mbajeni mend çfarë do të shihni në orën 4”. Mediat kanë shkruar për Trump-in, për kryeministrin e Shqipërisë, për Shqipërinë aty ku duhet të ishte. Patjetër, sepse që në nisje kjo u orientua si një nder personal, si një njohje personale e raportit që Donald Trump ka me Edi Ramën dhe jo si një raport normal mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Unë nuk e mbaj mend Fatos Nanon në vitin 2003, kur u vendos që Shqipëria, bashkë me opozitën e kohës, të ishte pjesë e ISAF-it dhe e pjesëmarrjes në Irak. Nuk kishte atëherë debate për raportet personale të Fatos Nanos me George Bush-in. Të gjithë ishin të bindur që sulmi ndaj Amerikës ishte një sulm terrorist dhe mënyra si Amerika dhe aleatët e saj vendosën t’i kundërpërgjigjeshin ishte gjëja më e arsyeshme. Shikoni si ka ndryshuar narrativa nga 2003-shi, kur jemi pak a shumë në një situatë të ngjashme.

Zoti Rama nuk mund të kërkojë diçka në një vend ku ai vetë vendos çdo gjë. Nuk është se Bajram Begaj i kërkon diçka. Ai mori ftesën që erdhi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e personalizoi atë. E shiti sikur ftesa i kishte ardhur vetëm atij. Në një moment u duk sikur Bordin e Paqes e kishte organizuar vetë zoti Rama dhe kishte ftuar edhe Donald Trump-in. Derisa u mor vesh që ishte një ftesë dërguar mbi 50 vendeve dhe vetëm 25, bashkë me ne, ishin përgjigjur pozitivisht. Për të siguruar një prani aty, që sot do të shitet si “Trump-i dhe Rama do të udhëheqin botën”. Kjo është puna e tyre.

Pastaj erdhëm te ideja për një autorizim që në Amerikë të shkojë vetëm Edi Rama dhe askush tjetër. Dhe ja ku jemi sot. Prapë po them: shumë mirë që shkoi, le ta kalojë oqeanin; e rëndësishme është që Shqipëria është aty.

Ajo që unë vura re te fjalimi është se ai nuk ishte për pozicionin e Shqipërisë, por për konsum të brendshëm. Deri në momentin kur ai përshëndet zotin Trump, e falënderon për ftesën dhe thotë që Shqipëria do të jetë me trupa, gjithçka është normale. Por më pas ai përfshin papritur mënyrën se si e koncepton raportin me drejtësinë.

Unë nuk mendoj që Hashim Thaçi dhe tre komandantë të tjerë kanë nevojë për mëshirë; ata kanë nevojë të gjykohen dhe të dalin të pafajshëm, nëse janë të tillë. Por në momentin kur i thua presidentit të Shteteve të Bashkuara që ata janë të pafajshëm dhe po i heton një prokuror që e cilëson “Sicario”, kjo është problematike. “Sicario” është term për vrasës me pagesë. Ai prokuror nuk ka shkuar vetë aty; është caktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ta quash kështu është gafë e madhe dhe, nëse trajtohet, do të jetë problematike.

Pastaj, kur i thua zotit Trump që i njëjti prokuror që po heton këta është ai që të hetoi ty, çfarë po kërkon? Që ta heqin bashkë? Drejtësia nuk funksionon kështu. Rama duket sikur mendon se duke folur për Jack Smith-in, flet për një prokuror që mund të ndërhyhet politikisht, siç koncepton ndërhyrjen në Shqipëri për pezullimet. Nëse e analizon dy minuta atë pjesë të fjalimit për përballjen me drejtësinë dhe nevojën për ndërhyrje, ajo pasqyron mënyrën si ai e koncepton pushtetin dhe raportin me drejtësinë.”- deklaroi Koka në ‘Task Force’ në syritv.

Etiketa: bordi i paqesEdi RamaJack Smith

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
Para

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dënohet me burgim të përjetshëm

TË GJITHA

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş