• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Irani shpreh gatishmëri për marrëveshje bërthamore, ja kushti që i vendos SHBA-së

20:26 : 15/02/2026
në BOTA

Irani ka hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni heq sanksionet që ka vendosur ndaj regjimit iranian.

Në një intervistë për BBC-në dhënë në Teheran më 15 shkurt, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi, tha: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë dhe çështje të tjera që lidhen me programin tonë [bërthamor] me kusht që ata të jenë të gatshëm të nisin të flasin për sanksionet”.

“Këto sanksione duhet të jenë po ashtu në tavolinë të bisedimeve”, tha ai, duke shtuar se topi tani “është në anën amerikane për të dëshmuar se ata duan një marrëveshje”.

Takht-Ravanchi nuk specifikoi nëse po fliste për disa sanksione apo të gjitha sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, që shënjestrojnë bankat dhe eksportet e naftës, si dhe sektorë të tjerë. Këto masa janë vendosur në vitet e fundit.

Bisedimet në Gjenevë

Lexo edhe:

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

Këto deklarata vijnë para rundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran që do të mbahet në Gjenevë më 17 shkurt.

Delegacioni amerikan do të përfshirë të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe përfaqësuesit e Omanit do të veprojnë si ndërmjetës. Omani ishte mikpritës i bisedimeve indirekte mes Teheranit dhe Uashingtonit që u zhvilluan më herët gjatë shkurtit.

Sipas BBC-së, Takht-Ravanchi përmendi ofertën e Iranit për të holluar uraniumin e tij të pasuruar deri në 60 për qind si sinjal të vullnetit për kompromis dhe tha se pasurimi në nivel zero – diçka që kërkon SHBA-ja – “nuk është më në tavolinë të bisedimeve”.

Shtetet perëndimore që një kohë të gjatë dyshojnë se Irani po synon të krijojë një armë bërthamore, por Teherani insiston se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Fuqitë botërore arritën një marrëveshje bërthamore me Teheranin në vitin 2015, që synonte parandalimin e një arme bërthamore nga Irani. Atëbotë, Perëndimi lehtësoi sanksionet ekonomike ndaj Teheranit, por Republika Islamike nisi të tërhiqej nga zotimet e marrëveshjes, pasi Donald Trump gjatë mandatit të parë si president i SHBA-së, u tërhoq nga kjo marrëveshje më 2018 dhe rivendosi sanksionet.

Aeroplanmbajtësi i dytë amerikan niset drejt Detit Arabik

Donald Trump i ka cilësuar bisedimet fillestare midis SHBA-së dhe Iranit si “pozitive”, por gjatë fundjavës tha se ndryshimi i regjimit është “gjëja më e mirë që mund të ndodhë” në Iran. Ai konfirmoi po se një aeroplanmbajtës i dytë amerikane, USS Gerald R. Ford, së shpejti do t’i bashkohet një flote “masive” të SHBA-së në Detin Arabik.

Presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht me sulme ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje që kufizon programin e tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shënjestruan objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit gjatë një fushate 12-ditore bombardimesh në qershor të vitit të kaluar.

Në një panel diskutimi në Konferenca e Sigurisë së Munit, më 13 shkurt, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), tha se peizazhi bërthamor i Iranit ka ndryshuar rrënjësisht pas sulmeve amerikane, duke shtuar se “infrastruktura fizike e programit bërthamor të Iranit është dëmtuar gjerësisht dhe se monitorimi i ardhshëm duhet të përqendrohet jo vetëm në atë që ka mbetur, por edhe në mënyrën se si kapacitetet bërthamore të Teheranit mund të zhvillohen në të ardhmen”.

Inspektorët e IAEA-s janë kthyer në Iran, por ende nuk kanë qasje në objektet që u goditën gjatë bombardimeve.

Bisedimet e ardhshme vijnë po ashtu disa javë pas shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare në mbarë Iranin. Forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë mijëra protestues dhe kanë arrestuar më shumë se 53.000 persona, sipas grupeve për të drejtat e njeriut./ REL 

Etiketa: IranlufteSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

19:58 : 29/06/2026
BOTA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

10:05 : 28/06/2026
BOTA

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

09:01 : 28/06/2026
AKTUALITET

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

17:56 : 27/06/2026
BOTA

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026
Para

"Kam dashur të ruajë privatësinë..."/ Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, çfarë thotë reperi

TË GJITHA

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

22:59 : 30/06/2026

BE dhe Kina nisin bisedime 3-mujore për shmangien e luftës tregtare

22:46 : 30/06/2026

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës

21:59 : 30/06/2026

Mrekulli në Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

21:45 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet