Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin nacional Librazhd–Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në kthesat e Murrashit, ku sipas informacioneve paraprake dy automjete janë përmbysur në rrugë.
Rrethanat e aksidentit janë ende në verifikim. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë ose humbja e kontrollit mbi mjetet. Si pasojë, automjetet kanë dalë nga trajektorja dhe janë përmbysur.














