• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i Henrik Hoxhaj: Ja dy shkaqet që sollën dështimin e 2 planeve për të vrarë Oti Kilën (Debatet)

16:01 : 10/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Elton Qyno 

Henrik Hoxhaj, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të killerit me pagesë, Nuredin Dumanit, dhe njëherësh bashkëpuntori i parë i SPAK, (por më pas i refuzuar nga prokuroria), ka vijuar dëshminë e tij, para gjykatës së posaçme, duke treguar dy episode e planeve për të kryer vrasjen e Kastriot alias Oti Kila.

Në dy raste vrasja u planifikua të kryehej në Elbasan. Por sipas përgjigjeve që Hoxhaj, u jepte prokurorit Behar Dibra, vrasja e Oti Kilës, ka dështuar për dy arsye.

Njëra lidhet me arrestimin e “Krymit”, duke ju referuar Erjon Alibejt, i cili u kap nga prokuroria e Elbasanit për vrasjen e Regis Runaj.

Sipas rrëfimit të Henrik Hoxhaj, punën e vrasjes së Oti Kilës e kërkonte Erjon Alibej, pasi Oti Kila ishte në listën e gjatë të personave që do vriteshin në Elbasan, listë të cilën e ka bërë Nuredini dhe “Krymi”.

Lexo edhe:

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

Ndërsa herën e dytë që dështoi vrasja e Oti Kilës, lidhet me faktin se ditën kur Hoxhaj së bashku me Nuredinin, kanë shkuar në Elbasan për të mbaruar punën e Otit, ka mbetur i plagosur rëndë, Nuredin Dumani.

Kujtojmë se Henrik Hoxhaj është i penduari i parë i SPAK, që ka folur për një zinxhir vrasjesh me pagesë të kryer në trekëndëshin Elbasan, Tiranë, Durrës. Hoxhaj fillimisht u pendua nga prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, duke u marë në pyetje nga kryepolici Ilir Proda.

Më pas Hoxhaj u transferua në SPAK, duke dhënë deklarime shtesë për prokurorët e SPAK-ut. Pas dëshmisë së tij, u pendua më pas dhe Nuredin Dumani, Skerdi Tasi dhe më tej Erjon Alibej. Pendesa e Skerdi Tasit, solli heqjen e statusit të bashkëpuntorit për Henrik Hoxhaj, duke e trajtuar atë njësoj si personat e tjerë të pandehur.

Në rrëfimin që Hoxhaj bëri para gjykatës, ai tregoi se vrasjen e Oti Kilës, e kërkonte “Krymi”, pasi ai dhe Nuredini kishin bërë listën se kush duhej të vritej në Elbasan.

Unë dhe Nuredini kemi filluar punën për ta vrarë Oti Kilën në Elbasan. “…Në përgatitjen e parë, Nuredin Dumani, më dërgonte foto të gruas së Oti Kilës, foto të vetë Oti Kilës me makina të bukura, pra informacione që unë ta gjeja sa më shpejt Otin për të mbaruar punë…por Otin nuk po e gjenim dot…”.

Ndërhyn i pandehuri Petrit Qoli duke pohuar pa lejën e gjykatës dhe i drejtohet Behar Dibrës me fjalët se:

”…o prokuror kaq nuk e kupton, dëshira për të vrarë Oti Kilën është për punë femrash të Erjon Alibej. Kaq kuptoje se na ke bërë të vjellim gjak këtu brenda.Unë propozoj zonja gjyqtare që ditën kur është plagosur Nuredin Dumani, ta shpallim ditë zie kombëtare. Pasi nëse nuk do kishte Nuredin, nuk do kishte këtë suskses SPAK. Prokuror ti e di, të kam vëlla, por këtu e ke bërë baltë, shkurt e ke dhj…ë fare….”.

Plasin të qeshurat në sallën e gjyqit. Gjyqtarja Engjëllushe Tahiri i tërheq vëmendjen të pandehurit Petrit Qoli, i cili largohet nga salla e gjykimit. Ndërkohë vijohet me dëshminë e Henrik Hoxhaj.

Sipas Hoxhaj në kërkim e sipër të Oti Kilës, plani për vrasjen e tij u braktis pasi gjatë kësaj kohe në Elbasan u arrestua “Krymi” lidhur me vrasjen e Regis Runaj dhe në ndërpremë kërkimin dhe braktisëm planin për vrasje.

“…braktisja e planit erdhi edhe si pasojë se pas kapjes së Krymit, Nuredin Dumani iku në Kosovë dhe unë mbeta vetë. Nuk kisha me cilin ta bëja vrasjen ndaj e lamë…”-ka treguar Henrik Hoxhaj para gjykatës së Posaçme.

Në rastin e dytë jemi mobilizuar sërisht me Nuredin Dumanin për të vrarë Oti Kilën. Ne kemi shkuar 3 ditë me radhë në Elbasan, për ta gjetur Oti Kilën, por nuk e kemi gjetur.

“…unë kam shkuar në Morinë me një makinë që e kisha marë me qera dhe kam pritur në Kukës, Nuredin Dumanin. Kemi ardhur në Tiranë dhe më pas jemi vendosur në një banesë në Fier. Shkuam te shtëpia e Altin Kule, një shoku im, nuk jetonte njeri, ishte bosh. I thashë atij më duhen çelësat dhe kaq. Nuredini ishte në kërkim në atë kohë. Dy apo 3 ditë më vonë kam ardhur sërish në Tiranë, pasi kam marrë të dashurën e Nuredinit që erdhi me autobus nga Kosova dhe e kam çuar në Fier…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Ky i fundit ka shtuar se Nuredin Dumani, kishte folur me një person që i thërriste “Sakati”, i cili i kishte gjetur një BMË të vjedhur për punë kriminale, Nuredinit.

“…Këtë BMË, kam shkuar unë dhe e kam marë në Kamëz, kundrejt një vlerë prej 6 mijë euro. BMË, ishte e vjedhur dhe numrat e shasisë i kishte të fshirë. Me këtë makinë kam shkuar në Fier dhe ja kam lënë Nuredinit. Unë me makinë të rregullt lëvizja para ndërsa Nuredini me makinën e vjedhur më ndiqte nga pas. Në Elbasan kemi shkuar plot 3 herë, duke kërkuar për lëvizjet e Oti Kilës. Nuk po e gjenim dot. Këmbëzën do e tërhiqja unë, ndërsa Nuredini do ishte shoferi për tu larguar me makinën e vjedhur të cilën do e digjnim pas kryerjes së krimit…”-ka pohuar Henrik Hoxhaj.

Ky i fundit shton se vonesa për të gjetur Oti Kilën dhe plagosja e Nuredin Dumanit, solli dështimin e planit të dytë për të kryer vrasjen e Kastriot Kilës.

Sipas Henrik Hoxhaj, për vrasjen Nuredini i kishte thënë se ka bërë një Pazar prej 80 mijë euro, ku fillimisht kanë marrë 10 mijë euro kapar për të filluar punën./Syri.net/

Etiketa: Henrik HoxhajOti Kilavrasje

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026
AKTUALITET

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026
AKTUALITET

ADN e konfirmon: Trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

15:45 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

09:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

‘Kiçi’ i Elbasanit, Oklid Aliu mes trafikut të kokainës e dyshimit për vrasjen e Edmond Mëhallës

22:00 : 22/06/2026
Para

Aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n, kërkon pezullimin e Diellës në Gjykatë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet