• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ishin realisht 4 gjyqtarët kushtetues kundër Ramës? Çfarë zbulon mesazhi i radhës për Ballukun

12:54 : 10/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së Hënës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, nxit grupin parlamentar socialist që “të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”.

Sipas tij, në kushtet kur pezullimi i Ballukut është në fuqi, “Prokuroria e Posaçme mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”, duke lënë të kuptohet se Këshilli Parlamentar i Mandateve dhe Imuniteteve nuk do të shqyrtojë, të paktën së shpejti, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së numrit dy të qeverisë.

Në foto: Postimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social “X”

Qëndrimi që Rama ndau në rrjetin social “X”, në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar rikthen në vëmendje vendimin e shpallur nga Gjykata Kushtetuese në 6 shkurt 2026, në të cilin konfirmoi vendimin e marrë në dhjetor 2025 nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, në shumën mbi 200 milionë euro.

Lexo edhe:

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Kushtetuesja njoftoi rrëzimin e kërkesës së kryeministrit për kompetencën e tij për pezullimin e ministrave. Ky vendim u mor, pasi trupa gjykuese prej 8 anëtarësh u nda 4 me 4, duke mos u siguruar kuorumi i nevojshëm prej 5 gjyqtarësh për të pranuar pretendimet e Ramës.

Në foto: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Pas këtij njoftimi, media mësoi emrat dhe mënyrën e votimit të gjyqtarëve. Katër gjyqtarët, që u konsideruan se votuan “Pro” kërkesës së Kryeministrit, janë: Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Sonila Bejtja dhe Sandër Beci.

Ndërsa, katër gjyqtarët, që u konsideruan se votuan kundër kërkesës së kryeministrit, janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Gent Ibrahimi dhe Asim Vokshi.

Ndarja “bardhë e zi” e gjyqtarëve

Referuar njoftimit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, vendimmarrja e dy grupeve të gjyqtarëve përmblidhet në këtë mënyrë:

Grupi “pro Ramës: vendimmarrja e Gjykatës së Posaçme është e pasaktë; për pezullimin nga detyra të ministrit duhet të vendosë Parlamenti (meqenëse ministri ka statusin e deputetit, sipas Kushtetutës). Rrjedhimisht, nuk ka nevojë për ndërhyrje ligjore, por vetëm për zbatimin korrekt të tij, që do të thotë se pezullimi i ministrit duhet të kalojë nga Parlamenti.

Grupi “kundër Ramës”:  Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale flasin “ngushtësisht” për përjashtimin nga masa e pezullimit për zyrtarët e zgjedhur (deputetët, kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë). Pra, pezullimi i Ballukut nga Gjykata e Posaçme është korrekt, përsa kohë Kushtetuta nuk përmend specifikisht trajtime të veçanta për ministrat.

Në qëndrimin e grupit “kundër Ramës” ka edhe një paragraf shtesë: “Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues”.

A ishin realisht kundër Ramës?

Në terma më të thjeshtë, grupi “kundër Ramës” i tha Kryeministrit: “Ndrysho ligjin që të mos pezullohen ministrat”. Rama e kapi këtë fije (në mos e ka parapërgatitur” dhe deklaroi këtë të Hënë se do të bëj pikërisht këtë gjë.

Ai mori qëndrimin e 4 gjyqtarëve, e konsideroi në mënyrë abuzive si qëndrim të të gjithë trupës kushtetuese, dhe deklaroi “se do të adresojë zgjidhjen ligjore”.

Zgjidhja ligjore, me shumë mundësi, pritet të jetë një shtesë në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, në të cilin do të shtohen edhe “ministrat” në përjashtimet për masën e pezullimit nga detyra, krahas zyrtarëve të tjerë të zgjedhur, deputetëve, kryebashkiakëve e këshilltarëve bashkiakë.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja (e pezulluar), Belinda Balluku

Në statusin e tij, Rama tha gjithashtu se “nuk ka asnjë urgjencë për të bërë këtë ndryshim”, ndërkohë që “SPAK-u mund të vijojë qetësisht hetimin (për Ballukun)”, gjë që lë të kuptohet se socialistët nuk do të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arresimin e zv.kryeministres, derisa të bëjnë ndryshimet ligjore.

“Mos-urgjenca” e Ramës për të bërë “adresimet ligjore”, natyrisht, është një mjet për të vonuar në ekstrem procedurat në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, i cili ka afat për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-u për mandatin e Ballukut deri në 16 mars 2026.

Në rast se Këshilli i Mandateve nuk merr vendim deri në atë datë, kërkesa e SPAK-u rrëzohet automatikisht. Nga ana tjetër, nëse Rama bën, dhe me siguri do të bëj, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ai do të nxjerrë jashtë loje edhe masën e pezullimit për Ballukun.

Pra, zv.kryeministrja, me shumë mundësi, do të qëndrojë e pezulluar edhe për të paktën një muaj (në rast se nuk ka ndonjë ndryshim nga Gjykata e Posaçme e Apelit) dhe ajo do të rikthehet në detyrë, duke hequr nga kurrizi njëkohësisht edhe kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e saj.

Mbi këtë skenar, ngrihet sërish pikëpyetja: ai ishin realisht kundër Ramës ajo katërshtja e gjyqtarëve kushtetues që u etiketua e tillë?

Etiketa: . Fiona Papajorgjibelinda ballukuEdi RamaGjykata Kushtetuesegjyqtaremarjana seminiSandër Becisonila bejtja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Macron: BE-ja të zgjedhë mes fuqizimit ose rrezikut për t’u shkatërruar

TË GJITHA

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom