• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Analiza e REL: Bllokada e Kuvendit të Kosovës mund të kthehet sërish!

10:41 : 30/01/2026
në Lajmet e Dites, RAJONI

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, bllokada institucionale mund të rikthehet gjatë përpjekjeve për të formuar institucionet e reja.

Kështu vlerëson për Radion Evropa e Lirë Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar se tani bëhet fjalë për një çështje politike, e jo ligjore.

Mundësinë e një bllokade të re institucionale nuk e përjashton as Vullnet Bugaqku, nga Instituti Demokratik i Kosovës, pasi përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas tij, “e interpretojnë ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që ata shumë lehtë të kapen pas ndonjë fjale, pjese të tekstit ose ndonjë dispozite të vendimit dhe ta interpretojnë me qëllim gabimisht, ashtu siç kanë bërë gjatë 56 seancave të konstituimit të Kuvendit, vitin e kaluar”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Më 28 janar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiçit si nënkryetar serb i Kuvendit në legjislaturën e kaluar, e bërë përmes shortit, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Lexo edhe:

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

Gjykata theksoi se e drejta për të propozuar kandidatin i takon partisë që ka fituar shumicën e vendeve të rezervuara për komunitetin serb – në këtë rast, Listës Serbe, e cila i kishte nëntë nga dhjetë mandatet.

Kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – fitoi sërish nëntë mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, ndërsa një mandat e fitoi Nenad Rashiç, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Bllokada institucionale mund të rikthehet nëse Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila fitoi në zgjedhjet e fundit, vazhdon të refuzojë çdo bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa Lista Serbe refuzon të propozojë Rashiqin.

Lista Serbe vlerëson se Rashiq ka hyrë në Kuvendin e Kosovës me mbështetjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe e konsideron atë si përfaqësues “jolegjitim” të serbëve.

A ka shanse për marrëveshje?

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundësinë e një marrëveshjeje si nga Nenad Rashiç dhe Lista Serbe, ashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori asnjë përgjigje.

Mimoza Kusari Lila deklaroi për Tëvë 1 se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ku bën pjesë dhe ajo, nuk do të japë votë për kandidatët e Listës Serbe, derisa të shqyrtohen të gjitha detajet e vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe të përcaktohet mënyra e duhur e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb – pra përfshirë edhe kandidatin Nenad Rashiç.

Ajo theksoi se ekzistojnë edhe vendime të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese që i përcaktojnë procedurat e konstituimit të Kuvendit.

Vendimi i shtatorit të vitit të kaluar konstatonte se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, përveç rastit kur procesi pengohet qëllimisht – në atë rast, Kuvendi mund të funksionojë vetëm me kuorum për vendimmarrje.

Megjithatë, gjykata shpjegoi atëkohë se në rastin konkret, procesi nuk ishte bllokuar qëllimisht, pasi dështimi për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti minoritar, i atribuohej shumicës shqiptare.

Bugaqku i vlerëson deklaratat e Kusari Lilës si “tërësisht të paqëndrueshme dhe të gabuara” dhe thekson se dy vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese ishin të qarta.

Sipas tij, Gjykata sqaroi se bllokada në konstituimin e Kuvendit nuk u shkaktua nga mospropozimi i kandidatëve nga Lista Serbe, por për faktin se deputetët nga komuniteti shqiptar nuk votuan.

“Gjithashtu, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk e kanë respektuar as aktgjykimin, as Kushtetutën dhe as vetë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, duke mos votuar kandidatët që janë propozuar nga grupi që është shumicë e komunitetit serb”, thotë Bugaqku.

Ai shton se deputetët shqiptarë nga të gjitha partitë politike në Kuvend, nuk kanë të drejtë të diktojnë se si do të përfaqësohet një komunitet në Kryesinë e Kuvendit.

Sfidimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Kosova u përball me një krizë të thellë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të kaluar, pasi partitë shqiptare nuk arritën të binin dakord për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – gjë që u pasua nga një bllokadë për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pasi dy kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje – Albin Kurti dhe Glauk Konjufca – nuk arritën të siguronin numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar Qeverinë e re.

Partitë janë drejtuar disa herë në Gjykatën Kushtetuese, por, sipas Bugaqkut, mbetet ende e paqartë se çfarë pasojash ligjore do të kenë deputetët, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Aktualisht, vazhdon rinumërimi i votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe pas përfundimit të procesit, pritet të nisë krijimi i institucioneve të reja.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që kërkesat e Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit, të shpallen të papranueshme.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar gjithashtu se Gjykata Kushtetuese vepron në mënyrë të njëanshme, duke favorizuar partitë shqiptare që kanë qenë në opozitë.

Gjykata Kushtetuese ka reaguar, duke theksuar se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të garantuara me Kushtetutë dhe se asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj.

Më herët, disa vende perëndimore dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje përfaqësuesve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e saj, duke vlerësuar se pavarësia e drejtësisë është themeli i sundimit të ligjit./REL

Etiketa: kosoveparlament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
RAJONI

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

18:12 : 19/06/2026
RAJONI

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

09:38 : 19/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Rama je tradhtar! Ke mbyllur 105 shkolla shqipe në jug, doje të shisje Kosovën

21:15 : 17/06/2026
RAJONI

PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

15:14 : 17/06/2026
RAJONI

Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

12:49 : 17/06/2026
Para

Laboratori i drogës në Lezhë/ Gjykata lë në burg babë e bir, arrest shtëpie për punonjësin e OSHEE-së

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş