Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia, në Portin e Durrësit, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash.
Sipas policisë, 59-vjeçari, banues në Maqedoni, tentoi të kontrabandonte steka me cigare elektronike duke i fshehur në kamionin që drejtonte.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi: Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.














