• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i gjykatës nuk zbatohet prej 2 vitesh në Durrës, babai dhe gjyshërit pa kontakt me fëmijën

21:18 : 20/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një histori e rëndë, që ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e shtetit ligjor, është denoncuar pranë redaksisë së Fiks Fare nga një familje nga Durrësi.

Prej gati dy vitesh, një baba biologjik dhe gjyshërit nuk arrijnë të takojnë fëmijën 7-vjeçar, pavarësisht se disponojnë një vendim gjykate të formës së prerë që u njeh këtë të drejtë.

Gjyshja e miturit tregon me dhimbje se nipi i saj është larguar plotësisht nga jeta e familjes së të atit. Sipas saj, gjykata ka vendosur që fëmija të ketë kontakte të rregullta jo vetëm me babain, por edhe me gjyshërit, por vendimi nuk është zbatuar asnjëherë.

“Na e ndalon nëna. Kemi shkuar në përmbarim, kemi shkuar edhe me polici, por askush nuk merr përgjegjësi”, shprehet ajo. Gjyshja mohon kategorikisht çdo pretendim për dhunë apo abuzim ndaj fëmijës dhe thekson se familja kërkon vetëm ta takojë të miturin, jo t’ia heqë nënës.

Grupi i Fiks Fare u interesua edhe pranë nënës së fëmijës, e cila deklaroi se i mituri nuk dëshiron të takojë babain dhe gjyshërit. Ajo pretendon se po e çon fëmijën në seanca psikologjike për ta ndihmuar të afrohet me ta, ndërsa këmbëngul se ai është dhunuar dhe se është sëmurur sa herë ka qenë tek gjyshërit. Nëna pretendon se fëmija është kthyer në shtëpi me shenja dhune, ndërkohë që refuzoi të japë shpjegime të mëtejshme lidhur me akuzat për abuzim seksual, për të cilat nuk ka një vendim të formës së prerë.

Lexo edhe:

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Në Zyrën e Përmbarimit, përmbaruesi pranoi se vendimi i gjykatës nuk është ekzekutuar. Sipas tij, është kërkuar ndihma e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe e policisë, por pa rezultat.

“Nga sa kemi konstatuar, fëmija ndikohet nga nëna”, u shpreh përmbaruesi, duke shtuar se edhe me praninë e policisë nuk është bërë e mundur realizimi i takimeve.

Edhe Shërbimi Social i Bashkisë Durrës pranon se rasti është i njohur. Përgjegjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve deklaroi se fëmija ka ndjekur seanca psikologjike deri rreth një vit më parë, por më pas nëna nuk e ka sjellë më. Sipas saj, përderisa në vendimin e gjykatës nuk është përcaktuar ndjekja e rastit nga shërbimi social, institucioni nuk ka kompetencë të ndërhyjë, duke ia kaluar përgjegjësinë përmbarimit.

Në përfundim, të gjitha institucionet bien dakord në një fakt: fëmija nuk lejohet nga nëna të takojë babain dhe gjyshërit, jo sepse është vërtetuar dhuna, por për shkak të refuzimit të saj. Ndërkohë që institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, një fëmijë rritet pa kontakt me të atin dhe gjyshërit, ndërsa një vendim gjykate mbetet thjesht një letër, pa fuqi reale zbatuese. /Top Channel/

Etiketa: Durresfemijagjykatavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

15:40 : 13/07/2026
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

13:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Panik në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një godinë banimi

18:59 : 10/07/2026
AKTUALITET

U arrestua për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, gjykata liron nga qelia ish-kandidatin e PS

18:40 : 10/07/2026
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

09:25 : 10/07/2026
Para

Protestë masive në Strasburg: fermerët “rrethojnë” Parlamentin Evropian kundër marrëveshjes BE-Mercosur

TË GJITHA

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

Pas 500 ditësh, SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş