• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë të ardhura të munguara nga nafta bruto

10:18 : 20/01/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të verifikimit të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditimet e mëparshme të vitit 2023, ka audituar 10 subjekte publike, duke konstatuar një nivel shumë të lartë formal të pranimit të rekomandimeve (98%), por një nivel dukshëm më të ulët të zbatimit real të tyre.

Nga 465 masa të pranuara, vetëm 36% janë zbatuar plotësisht, ndërsa 24% rezultojnë ende të pazbatuara, me peshë të konsiderueshme financiare, veçanërisht te masat që lidhen me të ardhura të munguara, shpërblim dëmi dhe përgjegjësi disiplinore. Kjo situatë tregon problematika serioze në ndjekjen efektive të rekomandimeve dhe në përgjegjshmërinë menaxheriale të subjekteve të audituara.

Mospagesa të energjisë dhe kamatëvonesa të pambledhura: rrezik financiar milionash për Albpetrol

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KLSH, Albpetrol sh.a. evidentohet si një nga subjektet problematike për shkak të moszbatimit të rekomandimeve me impakt të drejtpërdrejtë financiar. KLSH konstaton se shoqëria nuk ka ndërmarrë veprime ligjore për arkëtimin e rreth 1.2 miliardë lekëve nga shoqëria BPA LTD, shumë e krijuar nga mospagesa e konsumit të energjisë elektrike dhe kamatëvonesat përkatëse, detyrim që Albpetrol e paguan për llogari të “FSHU” sh.a.

Përmbledhje e situatës

Lexo edhe:

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

Gjatë periudhës 2021–2022, kompania B…M nuk ka kryer pagesat për energjinë elektrike, duke sjellë maturimin e penaliteteve dhe kamatëvonesave në favor të Albpetrol sh.a Patos. Në vitin 2022, Albpetrol ka ndërmarrë veprime administrative dhe ligjore, duke siguruar vendime gjykate si tituj ekzekutivë për faturat e papaguara, si dhe një titull ekzekutiv për faturën e penaliteteve.

Kamatëvonesat janë llogaritur nga Albpetrol sipas Ligjit nr. 48/2014, por kjo llogaritje rezulton më e ulët krahasuar me kamatëvonesat e aplikuara nga OSHEE sh.a. për faturat e papaguara të Albpetrol, duke sjellë dëm ekonomik për shoqërinë.

Nga dokumentacioni i audituar rezulton se Albpetrol sh.a ka kërkuar kamatëvonesa nga B…M në vlerën 175,458,324 lekë, ndërkohë që detyrimi i Albpetrol ndaj FSHU sh.a për kamatëvonesa, sipas kontratave përkatëse, arrin në 1,356,345,939 lekë, duke evidentuar një pabarazi të theksuar në trajtimin e kamatëvonesave dhe një ekspozim financiar të konsiderueshëm për shoqërinë.

Detyrime të akumuluara në naftë bruto dhe të ardhura të munguara për Albpetrol

Po kështu, KLSH vëren se mbetet i pazbatuar rekomandimi lidhur me tërheqjen e një sasie nafte bruto që buron nga Marrëveshja Hidrokarbure.

Historiku

Sipas gjetjeve të auditimit, kontraktori “B…..” kishte detyrime ndaj Albpetrol në naftë bruto për llogari të P….., në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure. Për vitin 2021, nga të dhënat e vëna në dispozicion konstatohet se detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 24,939.596 ton naftë bruto. Gjatë këtij viti, Albpetrol sh.a Patos ka tërhequr për llogari të P….. vetëm 21,100.41 ton naftë bruto, çka do të thotë se janë tërhequr rreth 3,839.186 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2021.

Në vijim të këtij historiku, shoqëria “B…..”, ka dërguar llogaritjen e Faktorit R në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, ku sipas përllogaritjeve të dorëzuara, Faktori R për zonën “Main/Kryesore” rezulton më i madh se 1 (një) në fund të këtij tremujori. Për rrjedhojë, në përputhje me Marrëveshjen Hidrokarbure “Për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në vendburimin Patos-Marinëz”, e amenduar, duke nisur nga tremujori i katërt i vitit 2021, Pjesa e Prodhimit të Albpetrol (PPA) duhet të llogaritej jo më në nivelin 1%, por në 3% të naftës së disponueshme.

Problematika është thelluar më tej gjatë vitit 2022. Nga të dhënat e audituara rezulton se për këtë vit detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 29,884.163 ton naftë bruto. Ndërkohë, Albpetrol ka tërhequr vetëm 14,407.612 ton naftë bruto, duke krijuar një diferencë prej rreth 15,476.551 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2022.

Në total, për periudhën nga data efektive e marrëveshjes deri më 31/12/2022, detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe Pjesës së Albpetrol (PPA), arrin në 78,915.002 ton naftë bruto, me një vlerë prej 39,247,000 USD. Sipas KLSH, këto veprime kanë sjellë ulje të të ardhurave të Albpetrol, pasi sasia e naftës bruto nuk është tërhequr për shkak të pamundësive të depozitimit.

Ndër rekomandimet e pazbatuara përfshihet marrja e masës nga administratori i shoqërisë Albpetrol sh.a Patos për tërheqjen e sasisë 29,103.96 ton naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe të Pjesës së Albpetrol (PPA) e krijuar nga data efektive deri më 31.12.2022, duke vendosur si prioritetet që gjatë planifikimit të shitjes së naftës bruto me procedurat e ankandit të përcaktojë sasi të mëdha nafte të përfituar nga marrëveshja hidrokarbure. Vlera e sasisë 29,103.96 ton me çmimet e shitjes së periudhës 31.12.2022 është 14,476,000 USD dhe përbën të ardhura të munguara për shoqërinë. /Ekofin.al

Etiketa: 14.4 mln dollarëAlbpetroleltar dedaklshnafte

Lajme të lidhura

BOTA

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026
AKTUALITET

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

14:51 : 25/07/2026
AKTUALITET

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

14:43 : 25/07/2026
AKTUALITET

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026
AKTUALITET

Nafta “fluturon” në 206 lekë

16:00 : 22/07/2026
AKTUALITET

Nafta arrin 206 lekë/litër, çmimi në Shqipëri rritet dyfish më shumë se në Europë

21:35 : 21/07/2026
Para

Ankimimi i përjashtimeve nga seancat/ PD kërkesë Byrosë së Kuvendit: Mbledhja të jetë e hapur

TË GJITHA

Shkoi në spital për tu mjekuar, por i bie pistoleta nga çanta, procedohet 54-vjeçari në Lezhë

12:11 : 27/07/2026

Me qeset plot vezë e domate, protesutesit marshojnë drejt komisariatit nr.1

12:00 : 27/07/2026
Foto ilustruese

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

11:57 : 27/07/2026

Kredia 302 mln $ nga SHBA/ Agron Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap

11:46 : 27/07/2026

“Turp, mos më prek me dorë”/ Protestuesit nisen drejt Komisariatit nr.1, përplasen me policinë

11:43 : 27/07/2026

Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”

11:34 : 27/07/2026

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun

11:33 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş