• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

19:27 : 19/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Për pak orë fërkum sytë duke kujtuar se po rishikonim të njëjtin film, me të njëjtin protagonist, që ndryshon rolin kryesor, herë si aktori që është caktuar ndërmjetës për të pajtuar Turqinë me Greqinë, herë si kreu i OSBE-së, që do ti vërë fre revanshit të Putinit dhe Lavrovit dhe herë si Kryetari i Këshillit të Sigurimit në OKB, që i tregon vendin ambasadorit rus, duke mbrojtur Ukrainën.

Skenari sërish qe i njëjtë, por me protagonist të ndryshëm. Këtë herë “partner” u bë Donald Trump, që i kishte dërguar një letër të njëjtit aktor, të cilin për “merita të veçanta” e ftonte të merrte pjesë në Bordin e Paqes, që do të ngrihej për ti dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e saj.

Edi Rama u vetëofrua për ta luajtur me të njëjtin zell prej prestigjatori këtë rol të ri. Ai e shiti letrën e marrë nga presidenti i SHBA-ve si një shenjë mirënohjeje të qeverisjes së mirë që i kishte bërë Shqipërisë, si një repspektim për politikën e jashtme që kishte udhëhequr, si një fletëlavdërimi për aktivitetin e tij politik 13 vjeçar.

Kaq u desh që boritë e propagandës të ushtonin. Dikush deklaronte me pathos, se si falë një lideri të shkathët, një vend i papërfillshëm po ulej në bashin e tryezës të të mëdhenjve. Një tjetër nxitonte të fitonte garën e servilizmit, për të shpallur se lideri gobal ka talentin e lindur për të negociuar marëveshje të pamundura. Në radhën e hyzmeqarëve nuk mungonin as ata që kumtonin se tashmë opozita duhet të heshte, pasi kryeministri qerrata kishte ditur ta bënte për vete dhe Trumpin. Më të zellshmit shkonin deri aty sa të prodhonin lajme se falë Edi Ramës ne kishim fituar një pozicion të nderuar si anëtarë themelues të Bordit të Paqes, pozicion që nuk i ishte dhënë dhjetra shteteve të tjera që u kishte shkuar letra për të qënë pjesmarrës.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Por, sikur kjo prapanicëlëpirje të mos mjaftonte, ekzaltimi i një roli që nuk ekzistonte në realitet, mori formë zyrtare nga deklaratat e ministres së jashtme, Spiropali. Këtë fillim jave ajo deklaroi, me seriozitetin që e karakterizon, se ftesa e Trump qe një vlerësim personal për lidershipin e kryeministrit Rama. Madje me jargavitjen e saj të zakonshme, sikur mos mjaftohej me “suksesin” e arritur, ajo shtoi edhe fjalë që s’gjendeshin fare në letrën e Trump, ato se sipas presidentit amerikan “Edi Rama ishte një udhëheqës i respektuar botërisht”.

E gjithë kjo tollovi nuk zgjati më shumë se dy ditë. Dalë ngadalë u kuptua se një letër identike si e kryeministrit tonë i kishte shkuar edhe dhjetra kryetarësh shtetesh, madje në të njëjtën datë dhe mbi të gjitha me të njëjtin tekst, ku ndryshonte vetëm emri i marrësit. Disa e kishin botuar menjëherë ftesën, ndërsa të tjerë, më të rezervuar, e kishin ruajtur me diskrecion, ende të pa vendosur nëse do i përgjigjëshin pozitivisht apo jo.

Situata filloi të bejë qesharake kur mediat shtetërore vietnameze, publikuan se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i ishte përgjigjur pozitivisht, të njëtit dokument. Grotesku arriti kulmin kur të njëjtën gjë publikoi edhe diktatori biellorus, Aleksandër Lukashenko, të cilit i kishin mbërritur në tryezën e tij, të njëtat fjalë me ato për të cilat shumë nga ne mburrën liderin e vendit tonë të vogël, që na kishte bërë krenarë më shumë sesa plot shtete të mëdhenj.

Pra, për të qenë të qartë dhe koncizë: Edi Rama nuk ka marrë në duar asgjë më shumë sesa ftesa që Trump i ka dërguar dhjetra kryeministrave apo presidentëve. Ai as nuk ka ndonjë rol plus në Bordin e Paqes, as ndonjë meritë të veçantë në themelimin e tij. Kjo letër nuk përbën asnjë çertifikatë për drejtësinë e politikës së tij, pasi ajo i është shkruar njësoj edhe liderit komunist të Hanoit. Ajo nuk shërben si alibi për justifikimin e regjimit shqiptar, pasi nga i njëjti tekst është ngazëllyer edhe dikatator satrap i Minskut.

Pasi kemi parë me sy, kemi krahasuar paragraf për paragraf, kemi peshuar fjalë për fjalë të gjitha tekstet e nënshkruara nga Trump, e kemi më të qartë se në Shqipëri u ngrit një fortunë e kotë në gotë, e cila mori shkas nga vaniteti i njohur i presidentit amerikan, i cili do të ketë sa më tepër mbështetje numerike në një nismë që synon ta shfaqë atë si kampion të paqes. Kaq është e gjitha. Edi Rama nuk është as i luftuar, as i mbështetur. Ai është thjeshtë një shifër më shumë.

Por, pasi kemi sqaruar këtë sërish mbetet në ajër një pikëpyetje. Po mirë, kur e dinte se ç’do të ndodhte më pas, përse kryeministri u angazhua personalisht në këtë mashtrim? Ai e ka përvojën ndërkombëtare dhe njohuritë e mjaftueshme në teknikat e komunikimit për të ditur, që në fillim, se gënjeshtra do të shfryhej me të dalë dhe ftesat e tjera me tekste të njëjta. Ai qe i ndërgjegjshëm se ky ishte një mesazh burokratik, ku asnjë lider nuk diferencohej nga të tjerët. Atëherë pse i duhej kjo përçapje e kotë, kur nuk kishte asnjë nuancë të ndryshme për rolin e Shqipërisë, politikën e saj të jashtme dhe rolin e tij si kryeministër?

Vërtet ai gjendej nën presion nga mesazhet e hidhura që po i dërgon prej disa kohësh një Uashington i ndryshëm nga ai i erës Biden, por ama kjo manovër meskine nuk e ndihmonte gjithësesi për ti daravitur ato. Atëhere, përse?

Për ti’u përgjigjur këtyre pyetjeve duhen lexuar edhe njëherë, me një buzagaz të hidhur, të gjithë broçkullat që u shkruan këto 48 orë. Duhen marrrë një nga një mediat e shitura që pompuan “rolin e veçantë” që atij i kishte mveshur Trumpi, kreditimin e politikave të tij nga udhëheqësi i MAGA-s dhe shkelmin përfundimtar që i ishte dhënë opozitës vendase pas kësaj ftese. Kjo tablo nuk do të qe e plotë po të mos i shtohej edhe servilizmi i pështirë i ministres së jashtme, që shkonte përtej, duke cituar atë që i kishte diktuar shefi dhe jo atë që kishte shkruar në letrën e njëjtë për të tërë, kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pikërisht ky koalicion batatakçijsh që janë të gatshëm ta bëjnë të zezën të bardhë, ato media që nuk flasin për atë që shikojnë, por për atë që u diktojnë, ata ministra e deputetë që kanë aftësi vetëm të lëpihen, janë arsyeja e vërtetë se pse Rama vendosi të gënjejë, ndonëse qe i ndërgjegjshëm se gjithçka do të dilte shpejt, në dritën e diellit. Duke ditur se ka në dispozicion këtë tabor propagande, ai ka bërë llogarinë se edhe nëse një pjesë e madhe e glorifikimit të letrës së Trump do të fashitjej, falë tyre gjithësesi, diçka do të mbeste. Prandaj ai vendosi të luajë në këtë film të ri, rolin e një personazhi të përsëritur. Atë të një aktori global, që nuk egziston vetëm në fantazinë e tij, por që mbahet gjallë edhe nga ata të cilët ai i paguan.

Etiketa: Andi Bushatidonald trumpEdi RamaGazaOKBosbe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

3.1 mln € për GOVNET e Ramës, si përfundoi kontrata te rrjeti i Armand Sharës dhe Bledar Dhimës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom