• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Terbaçit në Himarë denoncojnë degradimin e rrugës së re: Turp dhe vjedhje e fondeve publike!

22:28 : 18/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një situatë tejet shqetësuese po denoncohet nga banorët e fshatit Terbaç, të cilët ngrenë alarmin për gjendjen e rrugës që lidh komunitetin e tyre me aksin kryesor Vlorë–Kuç. Rruga, e ndërtuar së fundmi nga shteti dhe e përfunduar nga Bashkia e Himarës, ka nisur të degradojë në mënyrë alarmante vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve.

Sipas banorëve, problemi kryesor lidhet me cilësinë skandaloze të punimeve, veçanërisht te kanalet anësore të kullimit të ujërave. Betoni i vendosur përgjatë rrugës, sipas tyre, nuk është realizuar me çimento cilësore dhe është aq i dobët sa shkatërrohet lehtësisht me dorë ose me një goditje të lehtë, duke krijuar gropa dhe dëmtime të rrezikshme.

“Është një turp dhe një vjedhje e hapur me fondet publike,” shprehen banorët, të cilët theksojnë se standardet e ndërtimit nuk janë respektuar aspak.

Situata përkeqësohet edhe më tej nga dëmtimi i asfaltit, i cili ka nisur të shkulet vetëm tre muaj pas reshjeve të para të shiut. Për shkak të mungesës së një sistemi funksional kullimi, uji grumbullohet në anë të rrugës, duke përshpejtuar shkatërrimin e saj dhe duke rritur rrezikun për qarkullimin e automjeteve.

Të revoltuar nga kjo gjendje, banorët e Terbaçit organizuan një protestë dhe publikuan video në rrjetet sociale, ku shihen përfaqësues të bashkisë që, sipas tyre, vetëm “bënin sikur po jepnin shpjegime”, ndërsa premtuan se rruga do të rregullohej.

Lexo edhe:

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

Në kërkim nga SPAK/ Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë

Pas presionit publik, janë kryer disa ndërhyrje të pjesshme, ku disa segmente të rrugës janë gërryer me makineri. Megjithatë, një pjesë e madhe e zonave problematike kanë mbetur të paprekura, ndërsa dëmtimet vazhdojnë të shtohen.

Banorët kërkojnë një ndërhyrje serioze dhe të plotë, jo rregullime sipërfaqësore, si dhe transparencë të plotë mbi fondet e shpenzuara dhe firmën që ka kryer punimet. Ata theksojnë se kjo rrugë është jetike për fshatin Terbaç dhe se është e papranueshme që të shkatërrohet në kaq pak kohë, duke rrezikuar jo vetëm investimin publik, por edhe sigurinë e qytetarëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Etiketa: fonde publikehimarerrugëTërbaç

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

18:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK/ Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë

10:18 : 11/07/2026
AKTUALITET

“23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni

09:45 : 09/07/2026
AKTUALITET

Himarë/ Zjarr i madh në Porto Palermo

08:17 : 08/07/2026
AKTUALITET

Skandali me koncertin e Kanye West/ Rama i fal fondet publike të Shqipërisë kompanisë së huaj

21:24 : 07/07/2026
AKTUALITET

Vrau me thikë vëllain pas sherrit për rrugën, gjykata lë në burg Muhamet Rreshka

12:17 : 29/06/2026
Para

Goli vendimtar në shtesë, Muçi: E ndieja që rasti do të vinte dhe nuk gabova

TË GJITHA

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş