• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arratisje nën hundën e shtetit/ Si u iku Altin Ndoci nga duart 5 policëve në Durrës

16:42 : 13/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Altin Ndoci, i arrestuar me urdhër të SPAK, është arratisur nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit këtë të martë.

Ngjarja që do të duhej të ishte e pamundur,  ndodhi nën hundën e pesë efektivëve të Policisë së Burgjeve, të cilët pavarësisht detyrës, mbetën spektatorë të një arratisjeje të organizuar deri në detaj.

Si ndodhi arratisja

Ndoci ishte shoqëruar në repartin e infektivit për një vizitë mjekësore. Pesë efektivë u angazhuan për ta sjellë deri në spital, por vetëm dy prej tyre e ndoqën brenda.

Në një moment që me sa duket nuk ka qenë aspak i befasishëm për të arratisurin, ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Sipas raportimeve, Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe është shoqëruar nga dy punonjës të Policisë së Burgjeve.

Lexo edhe:

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

Pamje nga arratisja

Sapo ka dalë nga ambientet e tualetit, Ndoci dyshohet se ka goditur të dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë, duke përfituar nga situata për t’u larguar me shpejtësi. Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi i bardhë.

Makina është larguar në drejtim të Spitallës. Ndoci doli me vrap nga spitali pasi grushtoi rojën, efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte.

“Aksioni i madh” i policisë

Pas arratisjes nën hundën e 5 efektivëve, një efektiv i Policisë së Burgjeve, i vetëm, me pistoletë në dorë dhe syze, është parë duke kërkuar për të paraburgosurin Altin Ndoci në rrugët pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.

Një polic kundër një të arratisuri, pa përforcime, pa bllokim zone, me një të shtënë në ajër si shenjë shprese që i kërkuari ndoshta do të ndalojë nga mirësjellja.

Drejtoria e Burgjeve: Ishte për vizita, policët nuk arritën ta ndalonin

Drejtoria e Burgjeve, me anë të një deklarate për mediat, është munduar ta mbulojë skandalin duke u justifikuar se pavarësisht reagimit të forcave të Policisë së Burgjeve, nuk është bërë e mundur ndalimi i tij, ndërkohë që bëhet fjalë për një person të vetëm të paarmatosur në një institucion shtetëror.

“Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu sipas raportimeve është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Kush është Altin Ndoci

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, pas dëshmive të 3 të penduarve të drejtësisë.

Dëshmia e Klevis Allës, një të penduari të drejtësisë që e humbi këtë status pas disa deklarimeve të rreme, është e para që përfshiu në listën e të dyshuarve për ngjarje të rënda kriminale Altin Ndocin, të paraburgosurin e arratisur nga spitali i Durrësit.

Klevis Alla akuzoi se Ndoci ishte i përfshirë në vrasjen e 4 personave: të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdijës dhe Dorian Shkozës po në vitin 2020 në qytetin bregdetar.

Por në prill të 2024-ës, Gjykata e Posaçme pushoi akuzat duke e shpallur të pafajshëm atë. Ishin dëshmitë e Allës që e përfshinë Altin Ndocin në këto 4 vrasje. Për shkak të deklaratave të rreme, Klevis Alla e humbi statusin e të penduarit të drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 25 vite burg si autor i vrasjes me pagesë të dy vëllezërve Haxhia për llogari të grupit të Talo Çelës, pas mosmarrëveshjeve mbi paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit.

Megjithëse mori pafajësi për vrasjet, Altin Ndoci qëndron në paraburgim pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, pas dëshmive të një tjetër të penduari të drejtësisë, Nuredin Dumanit, i cili e përfshin në disa ngjarje të rënda.

Ndoci dyshohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit në dhjetor 2018 në Peqin dhe plagosjen e Ardit Uruçit, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe armë pa leje. Kjo ngjarje kriminale dyshohet se është porositur nga organizata kriminale e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Etiketa: Altin NdociarratisjeAudi i bardhëpolicia e burgjevespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026
AKTUALITET

Njeriu i “Grupit Aruba”, në tenderin e Milot-Balldren/ Këlliçi: Të anulohet koncesioni! SPAK të veprojë

14:23 : 21/07/2026
Para

Një "Audi" i bardhë e priti te spitali/ Kush e ndihmoi "ushtarin" e Çopjave të arratiset

TË GJITHA

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë testimit? “Çmendet” Chatgpt, del jashtë kontrollit

22:53 : 22/07/2026

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

22:43 : 22/07/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinocratosroyalbetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet