Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës, teksa ka ndarë edhe disa pamje ku kanalet kullues janë bllokuar nga plehrat në Shkozet, duke bërë fajtorë qytetarët, kur në fakt është dështim i qeverisjes së tij.
Rama është shprehur se “shiu me gjyma i ka mbledhur plehrat nga janë e nga s’janë” për t’i dyndur në det, por nuk ka ‘mundur’, pasi kanë bllokuar kanalet.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, ka shkruar ai.














