• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria nën ujë, përmbytje në disa qarqe. Pezullohet mësimi në Durrës dhe Lezhë

11:37 : 06/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar një situatë të rënduar përmbytjesh në disa qytete të vendit, duke paralizuar qarkullimin, pezulluar mësimin dhe detyruar autoritetet të evakuojnë familje të tëra.

Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura.

Mësimi është pezulluar në shkollat dhe Universitetin e Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve. Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës.

Aktualisht 8 familje po evakuohen për shkak të përmbytjes së banesave, 3 prej të cilave nga Shijaku. Ato do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar 3 familje.

Lexo edhe:

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

Moti i keq në Sarandë/ Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese

Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës-Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik.

Për shkak të rrezikut të lartë, ka një devijim të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë. Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.

Situatë kritike paraqitet edhe në Burgun e Durrësit ku është regjistruar prezencë uji brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se 8 qeli janë përmbytur, ndërsa autoritetet kanë marrë masat për të ngjitur të burgosurit në katet e sipërme të objektit.

Ende nuk ka njoftime zyrtare për dëme të tjera ose për evakuime të mëtejshme, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente.

Burgu i Durrësit

Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë 96 mm shi, sipas të dhënave të Stacionit Meteorologjik Ushtarak Gjadër. Situata ka shkaktuar rritje të niveleve të lumit Drin dhe Mat, si dhe përmbytje të tokave dhe oborreve në disa zona.

Prezenca e madhe e ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve në qytet duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Duke u përballur me këtë situatë është pezulluar procesi mësimor në shkollat 9-vjeçare “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”.

Në qarkun Shkodër si pasojë e reshjeve intensive të shiut ka përmbytje banesash. Konkretisht në fshatin Plagë dhe Kanicë në Malësinë e Madhe 15 banesa janë përmbytur për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Thatë si dhe dëmtimit të rrugës.

Edhe në Tiranë, reshjet e dendura të shiut dhe mbushja e rrugëve me ujë ka sjellë trafik të rënduar. Një ngjarje e paprecedentë ndodhi për udhëtarët e linjës urbane Tirana e Re.

Teksa reshjet e shiut shkaktuan trafik të rënduar, qytetarët u përballën me një situatë skandaloze kur autobusët pësuan defekt në mes të rrugës, duke i lënë udhëtarët në mes të rrugës.

Në Kukës ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore. Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona.

Reshje shiu me intensitet të lartë kanë nisur edhe në Fier gjatë paradites së sotme, të shoqëruara me stuhi ere, por deri më tani nuk ka raportime për përmbytje apo dëme të shkaktuara nga moti i keq.

Në hidrocentralin e Fierzës nuk po prodhohet energji, nuk ka as shkarkime të ujërave

Sipas burimeve bëhet me dije se aktualisht në HEC-in më të madh në vend, Fierzë, nuk po prodhohet energji elektrike.

Po ashtu bëhet e ditur se pavarësisht reshjeve të dendura, ende nuk kanë nisur shkarkimet, me qëllim ruajtjen e rezervës ujore.

Etiketa: Durreslezhemoti i keq

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

13:19 : 22/07/2026
AKTUALITET

Moti i keq në Sarandë/ Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese

13:11 : 22/07/2026
AKTUALITET

Reshjet e shiut / 21 fidera jashtë funksionit, probleme me energjinë dhe ujësjellësit në disa zona

11:40 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë

18:33 : 21/07/2026
AKTUALITET

Sherr mes stafit të lokalit dhe turistëve turq në Golem, dy të arrestuar dhe dy nën hetim

11:13 : 21/07/2026
AKTUALITET

Rrëmbyen dhe dhunuan të riun në Lezhë, arrestohen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre

14:01 : 20/07/2026
Para

PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Ballukut i dhanë 3 javë kohë, por afati skadoi

TË GJITHA

Agron Shehaj përplaset me Gardën e Kuvendit, nuk lejohet të futet në seancë

10:38 : 23/07/2026

PAMJET/ Gaz lotsjellës, ujë me piper dhe vezë! Kaos te Kuvendi, ç’po ndodh në protestën e 54

10:38 : 23/07/2026

Policia iu hodhi ujë dhe spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit

10:25 : 23/07/2026

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

10:15 : 23/07/2026

Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!

10:04 : 23/07/2026

Protestuesi me plagë në kokë, transportohet me urgjencë drejt ambulancës

10:01 : 23/07/2026

Nis mbërritja e deputetëve në Kuvend, protestuesit godasin me vezë makinën e Iris Luarasit

09:58 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet