Një konflikt fizik mes punonjësve të një lokali dhe pesë pushuesve turq është regjistruar në zonën e Golemit.
Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë menaxheri i subjektit, 33 vjeç, dhe një punonjës 37-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë konfliktit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dy turistë turq.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe banakieri dhe punonjësi i sigurisë së lokalit, të dyshuar se kanë goditur dhe kanosur tre turistë të tjerë.














