Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë.
Një automjet tip Mercedes-Benz është përplasur me një tjetër mjet tip Ford dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Sipas informacioneve paraprake, tre të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit, për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tyre.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje.














