• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Blen dhe mobilon apartamentin, por ia zënë me forcë. Prokuroria mbyll çështjen

21:14 : 29/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Erjon Xhemali tregon, se në vitin 2017 ka firmosur një kontratë paraprake shitblerjeje me firmën “Globus Construction” me bashkëpronarë Sokol Mediaj dhe Spiro Pando, për blerjen e një apartamenti 1+1, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në Vlorë.

Pasi bleu dhe mobiloi apartamentin, Xhemali u largua për Itali. Kur u kthye në verën e 2021, gjeti derën e apartamentit të mbyllur nga një zotëri, që pretendonte se ishte pronari i truallit.

Ndërtuesit i thanë se kishte ndodhur një gabim, por më pas nuk iu përgjigjën më telefonatave të tij. Xhemali denoncoi rastin në Prokurorinë e Vlorës për marrje prone me mashtrim, por prokuroria vendosi mosfillim të çështjes.

Arsyeja ishte, se nuk kishte vepër penale, por një mosmarrëveshje juridiko-civile, që palët mund ta zgjidhnin në gjykatë, sipas kontratës noteriale.

Kontrata paraprake dhe pagesat që ai ka kryer, dokumentojnë qartë plotësimin e detyrimeve financiare nga blerësi, ndërsa kontrata e vitit 2016 midis ndërtuesve dhe pronarit të truallit tregon se apartamenti ishte pjesë takuese e dikujt tjetër.

Lexo edhe:

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

“Në vitin 2017 kam firmosur një kontratë shitblerjeje paraprake me “Globus Construction”, të Sokol Mediaj dhe “Spiro Pando shpk” të Spiro Pandos, për blerjen e një apartamenti, në lagjen “Ujë i ftohtë”, në Vlorë. Kontrata e firmosur përpara noteres Luljeta Cenaj, te zyra e saj. Në momentin fillestar të kontratës, janë paguar 15 mijë euro.

Kontrata gjithsej ishte 28 mijë euro dhe më pas janë paguar 6 mijë euro, prapë te llogaria e “Globus Constuction Shpk” dhe dy mandat-pagesa nga 7 mijë euro te llogaria e Spiro Pandos. Totali është 35 mijë euro, sepse janë bërë punime ekstra dhe janë paguar 8 mijë euro tepër. Kam marrë çelësat e apartamentit dhe më ka dhënë mundësinë ta arredoj. Kam sjellë të gjitha mobilet nga Italia.  Në kthimin tim, në beharin e 2021-shit mos gabohem, e gjeta derën mbyllur. Një person, që ishte i zoti i tokës, u prezantua.

Në fillim pretendoi, që çelësat ia kishin dhënë Spiro Pando dhe Sokol Mediaj. Ata, në fillim thoshin, që bëmë gabim, pastaj thanë, që ky zotëria e ka shqyer derën dhe është futur me forcë. Spiro Pando, pasi më ka marrë një vit rresht, ta rregulloj, do vesh një kat më lart, do vesh një kat më poshtë, do të jap unë lekët, për të blerë mobilet dhe nuk m’u përgjigj më në telefon.

Denoncova në prokurori për marrje prone me mashtrim. Prokuroria mori vendimin, të mos t’i ndiqte këta zotërinjtë në mënyrë penale. Vajti gati mbi dy vjet. Unë kam nevojë, që apartamentin, që e bleva, e arredova dhe gjithë sendet e mia personale, të më rikthehen mbrapa dhe dua, që fëmijët e mi, siç vija unë në plazh atje, të venë dhe ata, të rriten atje. Për mua, lidhja me tokën e Vlorës, është shumë e rëndësishme, edhe pse kam mbi 30 vjet, që jam larguar”, tha denoncuesi. /Tv Klan

Etiketa: apartamentprokuroriavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

14:37 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ketaminë, kokainë dhe ekstazi/ Shisnin drogëra të forta, arrestohen 5 persona në Vlorë

11:25 : 12/07/2026
AKTUALITET

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, jepen masat e sigurisë për tre të miturat

10:38 : 11/07/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri makina në Vlorë, dyshimet

19:09 : 10/07/2026
Para

Kontrollet e SPAK për Ballukun dhe AKSHI-n/ Lala jep detaje: U morën telefonë dhe kompjuterë

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş