• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

HEC-i devijoi lumin dhe përmbyti fshatin, tokat dhe banesat në Kërpicë të Gramshit nën ujë

20:59 : 24/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që ka shkaktuar braktisjen e vendeve rurale, ndërtimin në vend e pavend të HEC-eve, në përrenj dhe lumenj në Shqipëri.

Emisioni investigativ udhëtoi në fshatin Kërpicë, në Njësinë Administrative Kushovë në Gramsh, ku ndërtimi i një centrali ka sjellë dëmtimin e shtratit të lumit Tomorricë.

Pronari i HEC-it ka bërë prita lumore për të mbrojtur biznesin e tij, por devijimi i ujit ka sjellë dëmtimin e tokave bujqësore dhe rrezikon edhe banesat e fshatit Kërpicë, i cili është fshati i fundit i Gramshit në kufi me Skraparin. Banorët thanë se para ndërtimit, firma premtoi se do bënte prita lumore, por pasi e ndërtoi dhe po vijon punën prej vitesh, nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Udhëtimi i Fiks Fare në atë fshat u bë në një ditë me shi të dendur. Rruga për në Kërpicë është e vështirë, me kalldrëm dhe vende – vende me baltë. Duhet një mjet i lart për të shkuar në vend. Grupin e Fiks Fare e pritën dhjetëra banorë, të cilët ankohen se janë harruar nga vetë shteti, teksa thonë se ndërtimi i një HEC-i para 6 vitesh u ka dëmtuar tokat bujqësore dhe lumi po u vjen te banesat.

“E ndërtuan, po ata që bënë ato ndërtime kanë ndërhyrë në shtratin e lumit. Kanë devijuar rrjedhën. Tani ujërat vijnë nga ana jonë dhe po marrin gjithçka përpara. Na premtuan se do të bënin prita lumore, madje firmosën edhe dokumente në dëgjesën publike, por as e kanë marrë mundimin. Këtu njerëzit janë larguar, rrugë duhet dhe pak investime. Nëse bëhen, rikthehen sërish njerëzit” pohojnë banorët.

Lexo edhe:

Zhduket 13-vjeçarja në Gramsh, familjarët apelojnë për ndihmë / EMRI+FOTO

Përmbytet jugu i Spanjës, rrugët ‘kthehen në lumenj’

Ata thonë se kanë shkuar disa herë në institucionet shtetërore, të cilat vetëm sa kanë bërë studime dhe fotografime të zonës por deri më sot s’kanë ndërhyrë.

Grupi i Fiks Fare së bashku me kryetrarin e fshatin Kërpicë, Spiro Boci, ndjekin rrjedhën lumore, deri në afërsi të HEC-it. E gjitha zona është shkatërruar, madje edhe rruga që shërbente për të lidhur fshatrat e Gramshit me ato të Skraparit. Terreni është shumë i vështirë dhe duhen çizme dhe të ecësh në ujë e ferra për të shkuar përballë HEC-it. Spiro tregon vendin, teksa thotë se lumi po merr gjithçka përpara.

“Kjo këtu ka qenë tokë bujqësore. Ja po e merr lumi” thotë ai. Kamera e Fiks Fare kap momentet që lumi gërryen tokën, teksa pisha dhe pemë të tjera lundrojnë në rrjedhën e Tomorricës. Ai shton se tashmë s’ka as rrugë për të shkuar te vepra e marrjes së ujit të Ujësjellësit të Gramshit, i cili është në fshatin Kërpicë.

Pas një rruge tepër të vështirë, grupi i Fiks Fare së bashku me kryetarin e fshatit Spiro Boçi shkojnë përballë HEC-it.

HEC-i është ndërtuar nga ana tjetër e lumit, jo në krahun e Kërpicës. “Arsyeja e përmbytjes është se HEC-i nga ana tjetër ka bërë një pritë që mos t’u dëmtohet vepra. Kanë bërë beton për të mbrojtur godinën dhe tubacionet. Ata e kanë bërë betonin në rrjedhën e lumit, nga ana e tyre. Kjo ka shkaktuar që e gjitha rrjedha të vij nga ana jonë” vijon ai.

Spiro pohon se HEC-i quhet “ELVA 2001” me pronar Mihal Hudhra. Ai thotë se HEC-i po bën 6 vjet që është ndërtuar dhe është në punë. “Kjo pjesë këtu, këtej nga ne ka qenë pyll. Ai ka bërë atë pritën me beton që merr ujin nga sipër dhe shkon në central” thotë kryetari i fshatit.

Ndërkohë, rrugës për t’u kthyer në fshatin Kërpicë, grupi i Fiks Fare takon një banor, Ahmet Rama, i cili po udhëtonte me një kalë për në fshatin e tij, Tërrovë, në zonën e Skraparit që kufizohet me Gramshin. Ai thotë se ai fshat ka 3 familje, 2 familje me nga 2 banorë dhe familja tjetër ka 5 banorë.

“Vend më katastrofë s’ka ku të shkojë më. S’ka më keq ku të shkoj. Do ti bie në shkëmb dhe do të shkoj pas 3 orësh në fshat me kalë. Në këmbë diçka më shumë” thotë Ahmeti. Më tej pohon se në atë fshat merret me bagëti, të cilat e mbajnë vetëm me bukë. Fiksi e pyet se si ia bëjnë nëse kanë ndonjë emergjencë mjekësore. “Në mëshirë të fatit. Jemi të mbaruar. Të vetmen shpresë e kemi nga ky sipër, Zoti. Shpresë tjetër s’ka” përfundon ai.

Pas kësaj problematike, Fiks Fare interviston Xhevahir Borën, kryetarin e Njësisë Kushovë. Ai thotë se ka pasur prurje lumi dhe se bashkia ka çuar një ekskavator atje. Ai thotë se, pasi filmoi Fiksi, një mjet do të rrijë atje deri në qetësimin e situatës.

Fiksi e pyet për një procesverbal që është mbajtur në vitin 2019, mes firmës, bashkisë dhe njerëzve të fshatit. “Është ndërtuar një HEC atje, pronari quhet Mihal. Ai ka marr përsipër për t’i bërë dhe aktualisht s’i ka bërë” pohon ai.

Gazetarët shkojnë edhe në Bashkinë Gramsh, ku Orgent Çoniku, drejtor i Urbanistikës, pohon se kanë shkuar disa inxhinierë në Kërpicë dhe kanë bërë një studim për prita lumore. “Jemi bashki e vogël dhe s’kemi fonde. Ne këtë projekt do ta çojmë në institucionet poshtë. Shpresojmë të fitojmë një financim dhe të rregullojmë këto përmbytje” thotë ai.

Fiksi e pyet se firma ka bërë një pritë lumore dhe ka devijuar ujërat, teksa i bën me dije se ka dokumente që HEC-i ka marrë përsipër që t’i ndërtojë vetë. “Duhet të ketë, po nëse firma i ka bërë apo jo në vendet e duhura, këtë s’mund t’a them. Ne tani do t’i ndërtojmë vetë” përfundon Çoniku. /Top Channel

Etiketa: gramshHEC-iKërpicëpermbytje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhduket 13-vjeçarja në Gramsh, familjarët apelojnë për ndihmë / EMRI+FOTO

16:30 : 20/06/2026
BOTA

Përmbytet jugu i Spanjës, rrugët ‘kthehen në lumenj’

16:21 : 17/06/2026
AKTUALITET

Reshjet e shiut bllokojnë aksin Gramsh-Moglicë-Korçë, izolohen banorët

15:56 : 08/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

21:25 : 29/05/2026
AKTUALITET

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

19:02 : 19/05/2026
AKTUALITET

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë

12:40 : 17/05/2026
Para

Uji i fshatit Grepllesh në Ndroq peng i një njeriu, hedh inerte mbi burim dhe dhunon banorët

TË GJITHA

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn

16:24 : 25/06/2026

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

16:08 : 25/06/2026

ILD dërgon në Kushtetuese për sjellje të pahijshme anëtarin e KLP-së/ EMRI

16:02 : 25/06/2026

Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon shefen e personelit, pezullohet nga detyra

15:42 : 25/06/2026

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

15:39 : 25/06/2026

Fluksi i lartë i pasagjerëve/ Aeroportet e Romës pezullojnë sistemin e ri EES

15:29 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet