• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

15:48 : 15/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, mesa duket po përpiqet të shesë çdo gjë si punë të mirë të qeverisë dhe të bindë publikun se po mban premtimin e saj për përmirësimin e onkologjikut.

Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një statusi në Facebook, shkruan se ministrja ka dalë në media duke prezantuar rikonstruksionin e pavijonit të Onkologjikut në QSUNT, ambientet e reja dhe poltronët për pacientët, duke e paraqitur si “angazhim personal” dhe investim qeveritar.

Ai shkruan se në fakt, i gjithë rikonstruksioni është donacion nga privati, dhe jo investim i shtetit. “Shyqyr që vunë një ministre që e di shumë mirë se çfarë është ai tmerr po mendoja  që të përmirësonte ndonjë gjë. Pastaj, pak orë më vonë, doli lajmi që i gjithë investimi në Onkologjik ishte bamirësi private,” shkruan Tomorri.

Ai shton se një zyrtar normal, në vend që të përvetësonte meritat, do të falënderonte publikisht biznesin për kontributin dhe do të inkurajonte edhe të tjerë të ndihmonin sipas mundësive.

“Por ministrja jonë nuk e thotë këtë. Kjo thotë: është angazhimi im,” vijon ai, duke e cilësuar këtë sjellje si tipike të pushtetarëve që përpiqen të shesin çdo nismë private si sukses të qeverisë.

Lexo edhe:

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

Spitalet shqiptare në gjendje të mjerueshme, Ministrja Sala bën propagandë me Inteligjencë Artificiale

Postimi i Klodian Tomorrit

Virusi i Rilindjes

Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavijonit të onkologjikut në QSUNT. Ishte ministrja e Shëndetësisë që tregonte ambientet e rindërtuara, por edhe poltronët e rinj që ishin marrë për pacientët.

“Që në ditën e parë angazhimi im ka qenë i plotë, që onkologjia të jetë një përparësi e përhershme. Shërbimi që ofrohet këtu prek jetën e shumë familjeve dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme. Ky investim është rezultat i bashkëpunimit mes ministrisë së shëndetësisë dhe partnerëve tanë,” tha ministrja.

Shyqyr që vunë një ministre, që e di shumë mirë se çfarë është ai tmerr  po mendoja  që të përmirësojë ndonjë gjë. Pastaj pak orë më vonë, po në media, doli lajmi që i gjithë investimi në onkologjik ishte bamirësi private.

Një zyrtar normal do të thoshte: falënderojmë biznesin për kontributin. Qeveria do bëjë gjithçka ka mundësi për të përmirësuar situatën e vështirë të onkologjikut, por ne inkurajojmë edhe biznese të tjera të na bashkohen me kontribute sipas mundësive që kanë, sepse shëndetësia është një çështje që na prek të gjithëve. Por ministrja jonë nuk e thotë këtë. Kjo thotë: është angazhimi im.

Tani, ku ishte angazhimi i ministres në këtë punë? Se po të qe për qeverinë, ashtu do ishte akoma gjendja atje  do vazhdonin të torturoheshin pacientët në këmbë, siç e kanë lënë për vite të tëra.

Tani, pse i kanë këto komplekse këta? Sepse e shohin biznesin ose si partner në vjedhje, ose si lopë për ta vjedhur. Nuk e konceptojnë dot ndryshe, që qeveria dhe biznesi mund të bëjnë edhe gjëra të mira për njerëzit.

Dhe ta mendosh që në qeverinë e re, ministrja e shëndetësisë ishte emërimi më i spikatur. Vinte nga një karrierë akademike në spitalet më prestigjioze të botës dhe nuk kishte asnjë cën në integritet.

Por këta sapo bëhen pjesë e Rilindjes, infektohen nga virusi. Dalin, recitojnë të gjithë para kamerave si spikerë, bëjnë propagandë dhe fusin edhe gënjeshtra ose gjysmë të vërteta. Se nuk është problemi për këtë rast, se kjo gënjeshtër pa zarar është.

Por kur gënjejnë për këtë, imagjino çfarë bëjnë për gjëra më të sikletshme, apo kur kanë për të ndarë e rrëmbyer para?

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se sipas burimeve të tij, rikonstruksioni i dy dhomave dhe 30 poltronët e rinj kanë kushtuar rreth 75 mijë euro, dhe se këtë shumë e ka mbuluar Fondacioni Mane.

Reagimi i Osman Stafës: Sipas burimeve të mia, 30 poltronë dhe ambjentet e rikonstruktuara të 2 dhomave, kanë kushtuar rreth 75 mijë euro. Këto i ka paguar donatori(Fondacioni Mane). Pra shteti i Kopshtit Eden, 4.3 mln euro nuk ka 100 mijë euro për të vendosur 60 poltronë në Onkologjik.

Etiketa: Evis Salaonkologjikuqsunt

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Spitalet shqiptare në gjendje të mjerueshme, Ministrja Sala bën propagandë me Inteligjencë Artificiale

12:23 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë

19:38 : 21/05/2026
AKTUALITET

Degradimi i spitalit të Lushnjës, Sala i përgjigjet Korreshit: Do të investojmë në të ardhmen

11:51 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Mirëmëngjes zonja Sala”/ Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos

11:27 : 21/05/2026
AKTUALITET

Osman Stafa: Ministrja e Shëndetësisë mashtron! Fsheh skandalet e QSUT

10:22 : 18/05/2026
Para

Misteri i ngjarjes me një viktimë në Llogara, dalin PAMJET e mjetit të djegur

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom