• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksioni në Fushë-Kuqe e Dobraç/ Kapen dy ushtarët e Vis Martinajt, lidhja me eleminimin e Indrit Dokles

09:26 : 12/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Forcat Operacionale RENEA kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të premte një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit ku janë arrestuar dy persona të njohur si ushtarët e Vis Martinajt.

Dy të arrestuarit janë, Alket Xhixha, dhe Elvin Merlika të dy të shpallur në kërkim pasi ndaj tyre ishte caktuar masa “Arrest me burg”, për veprat penale::

  • Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal;
  • Grup i strukturuar kriminal;
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Alket Xhixha,  dhe Elvin Merlika

Policia njoftoi se dy personat e lartpërmednur janë arrestuar në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë të braktisur, ku gjatë kontrollit, janë gjetur dhe skuestruar 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje. Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.

Po kush është Elvin Merlika? Lidhja me Indrit Doklen

Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.

Lexo edhe:

Momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të. Sipas SPAK pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Kush është Alket Xhixha?

Alket Xhixha është i njohur si një ndër ushtarët e Ervis Martinajt ndërsa është vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në mars të 2020-ës.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Alket Xhixha ka qenë ‘ura’ lidhëse mes tij dhe Ervis Martinajt. Xhixha ka komunikuar me Dumanin duke e njoftuar për ftesën që Martinaj i kishte bërë për ta takuar. Martinaj është nisur drejt Kosovës së bashku me Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën për të takuar Dumanin.

Çfarë thotë Policia?

“Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;

“Grup i strukturuar kriminal”;

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.

Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb”,– thuhet në njoftim.

 

Etiketa: Alket XhixhaElvin Mërlikaervs martinajGJKKOreneaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng

15:14 : 25/07/2026
AKTUALITET

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:56 : 25/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026
AKTUALITET

Dështojnë negociatat me RENEA-n, vetëvritet brenda makinës Nertil Buzi

16:59 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nga Fox News te CNN/ Mediat e huaja “llogari” SPAK-ut për Zvërnecin dhe Sazanin

15:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

RENEA i bën thirrje të dorëzohet, Refit Buzi akuzon familjen e ish-partneres: Më kanë marrë paratë

12:13 : 24/07/2026
Para

PAMJET nga arrestimi i dy ushtarëve të Martinajt, çfarë u gjet në vilën ku ishin fshehur - VIDEO

TË GJITHA

Dita e 56-të e revoltës/ I moshuari – Ramës: Na dhunove në protestë! Je i lidhur me serbët

20:22 : 25/07/2026

Tensione në Detin e Kuq, bombardohet me raketa uzina e “Aramco” në Arabinë Saudite/ VIDEO

20:07 : 25/07/2026

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur

19:53 : 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn, 60-vjeçari i njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

19:33 : 25/07/2026

Sulmet mediatike, reagon Klodian Allajbeu: Liria e shprehjes nuk është liri për të shpifur

19:25 : 25/07/2026

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

19:13 : 25/07/2026

“Super-El Niño” drejt rekordit historik, shkencëtarët paralajmërojnë për një vit 2027 ekstremisht të nxehtë

19:01 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş