Pasditen e sotme, mali i Çipinit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë bimësi të dendur me shkurre dhe barishte, ndërsa vatra vijon të mbahet nën monitorim.
Për shkak të terrenit të vështirë, në zonë janë nisur efektivët e shërbimit zjarrfikës, ndërsa ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e kufizuar.















