• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndotje në Çërravë, çarja e digës së rezervuarit përmbyt tokat me mbetje dhe inerte

17:20 : 08/12/2025
në AKTUALITET

Në fshatin Çërravë të Pogradecit, dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar rëndë pas çarjes së digës së rezervuarit, vetëm pak muaj pasi ishte rikonstruktuar nga Bashkia Pogradec.

Uji ka marrë përpara mbetje të groposura ndër vite dhe i ka shpërndarë në parcela, duke mbuluar me plehra, gurë dhe çakull të gjitha kulturat e mbjella.

Banorët thonë se prej ditësh po përballen me një situatë të paprecedentë. Tokat ku kultivojnë grurë, elb dhe jonxhë, burim kryesor për ushqimin e bagëtive dhe të ardhurat e familjeve, tashmë janë të pambledhshme pa ndërhyrjen e institucioneve.

“Shirat e përmbytjeve, ishte një rezervuar atje lart, e bënë si e djallosën ata, e këputi ai edhe na bëri keq këtej. Këtu është 5-6 hektarë e përmbytur, me gurë e çakull. Unë kam 4 dynym, djali i xhaxhait 5-6 dynym, të gjitha të mbjella me elb e jonxhë. Ajo vetë nuk pastrohet. Ju lutemi të vijnë nga bashkia me eskavator, të na heqin inertet. S’kam ça i bëj më tokës tani, nuk mbillet ajo. Dëmi është 300-400 mijë lek të vjetra. Në komunë na thanë ‘do vijmë, do ta pastrojmë’, por s’po shihet njeri.

Këtu rezervuari është bërë para 5-6 muajsh, investim i Bashkisë Pogradec. Gjatë shirave u shkëput, gërryeu gjithë vendin e restauruar dhe mori tatëpjetën, plehra e mbetje, i solli në arra. Po ra shi tjetër, do bëhet më keq. Këto janë për bagëtinë, jonxhë që ne e korrim nesër. Gruri, një dynym, është mbushur me gurë e çakull. Ka 4 familje që merren me bujqësi këtu, dhe toka të tjera të pambjella. Na shpëtoi Zoti që kishte rrjeta, se ndryshe çakulli do të vinte deri në shtëpi.

Lexo edhe:

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë shoferi në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, Brian Syzo niset drejt Traumës

Rezervuarin e përdorim për të vaditur tokat. Kjo është bërë që në kohën e komunizmit, pastaj fshatarët e hapën vetë dhe u bë kanal i madh. Bashkia erdhi, e mbushi, por jo si duhet. Aty ka qenë vendi ku hidhnim mbeturina më parë dhe kur pati përmbytje i mori të gjitha para. Dëmtohen tokat, çfarë t’u bësh! Plot gurë. Atë që e bëri rezervuarin duhet ta çosh në Spaç”, janë shprehur banorët.

Banorët i kërkojnë Bashkisë Pogradec ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e tokave me mjete të rënda dhe rregullimin e kanalit të ujitjes, i cili sipas tyre u shemb vetëm pak muaj pasi u ndërtua.

Ndërkohë, ata thonë se çdo ditë vonesë u sjell humbje të tjera, pasi kulturat bujqësore nuk mund të shpëtohen dhe rrezikohet ushqimi i bagëtive. Situata në Çërravë mbetet e rëndë dhe banorët presin një zgjidhje urgjente për të shmangur një katastrofë edhe më të madhe nëse shirat rikthehen sërish.

Etiketa: Çërravëpogradectoka buqjesore

Lajme të lidhura

KRONIKE

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë shoferi në aksin Pogradec-Qafë Thanë

20:11 : 30/06/2026
AKTUALITET

Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, Brian Syzo niset drejt Traumës

14:59 : 29/06/2026
AKTUALITET

Ky është Nikolla Agolli, autori i dyshuar për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

14:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Braktisi makinën në Qafë Thanë, kapet në Përrenjas autori i plagosjes në Pogradec

14:26 : 29/06/2026
AKTUALITET

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec/ Autori i dyshuar u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit në 2025-ën

14:09 : 29/06/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (Emri)

13:40 : 29/06/2026
Para

Çështja “Balluku” dhe mëdyshjet kushtetuese për një vendim pa precedent

TË GJITHA

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş