• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Korrupsioni në nivel alarmant”/ Balliu: Kryehajduti është Edi Rama! Bela kurban i tij

18:46 : 01/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën në protestën që po zhvillohet këtë të hënë para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Balliu ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë Rama, teksa e ka cilësuar situatën aktuale politike si një moment kritik për vendin, ku, sipas tij, korrupsioni, kapja e institucioneve dhe lidhjet me krimin e organizuar kanë arritur nivele alarmante.

Sipas Balliut përgjegjësi direkte mban kryeministri për aferat korruptive, dhe sipas tij ky i fundit e ka bërë Belinda Ballukun kurban për vjedhjet e veta.

Pjesë nga fjala e deputetit Klevis Balliu:

Të gjithë këta janë hajdutë, po kryehajduti është Edi Rama.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

Duke filluar me Belinda Ballukun, e cila ka përgjegjësitë e veta, ka vjedhjet e veta, ka hajdutëqet e veta, por asnjë aferë korruptive Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës.

Asnjë ministër, deputet, asnjë eksponent i Partisë Socialiste i lidhur me krimin e organizuar, nuk mund të shkonte te krimi i organizuar pa aprovimin e narko-kryeministrit Edi Rama.

Të gjithë këta kanë vetëm një të përbashkët. Të gjitha krimet në Shqipëri kanë një të përbashkët. Të gjitha vjedhjet në Shqipëri kanë një të përbashkët. Ajo e përbashkët është Edi Rama. Armiku numër një, sot i çdo qytetari shqiptar është Edi Rama.

Kemi parë se si e gjithë qeveria dhe mediat e kapura nga pushteti po tentojnë të na shpjegojnë se pse Belinda Balluku nuk duhet të arrestuar. Sepse Belinda Balluku nuk duhet të ishte në burg. E vërteta është që nuk e kanë hallin e Belinda Ballukut, kanë hallin e Edi Ramës. Sepse Belindën te turqit e çoi Edi Rama. Belinda nuk i njihte turqit. Te turqit Belindën e çoi Edi Rama.

Dhe çfarë bëjnë sot? Sulmojnë këtë qëndresë. Sulmojnë gjithsecilin nga ju. Ju sulmojnë sepse ju kanë frikë. Ju sulmojnë sepse e dinë që ajo që ju përfaqësoni është diçka që ata s’mund ta përfaqësojnë kurrë. Sepse ju përfaqësoni të vërtetën. Qëndresën që sot bëhet këtu dhe në çdo cep të Shqipërisë, po bëhet nga qytetarët të ndershëm. Është një qëndresë e cila nuk i shërben një njeriu, nuk i shërben një deputeti, nuk i shërben një partie, por i shërben interesit kombëtar shqiptar, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij janë qeveria anti-kombëtare, janë qeveria e shpopullimit, janë qeveria e vjedhjes. Ndaj të nderuar miq, për mua sot është privilegj që ndodhem mes jush dhe që kam mundësinë të flas këtu.

Është një emocion i vërtetë të flasësh në sheshe ku flitet e vërteta. Është emocion i vërtetë të flasësh përballë njerëzve që mbrojnë vlera dhe parime të cilat i shërbejnë shtetit shqiptar.

Ndërsa këta këtu, një qeveri e tërë, i përkushtohen vetëm vjedhjes. Si mundet një qeveri e tërë që nuk gjente kohë të mbronte banorët e Unazës, nuk gjente kohë të mbronte naftëtarët, nuk gjen kohë të mbrojë minatorët, nuk gjen kohë të mbrojë asnjë qytetar shqiptar, nuk gjen kohë të mbrojë asnjë fëmijë 3-vjeçar, nuk gjen kohë të mbrojë fëmijët nëpër shkolla, nuk gjen kohë të mbrojë gjykatësit nëpër gjykata, gjen kohën për të mbrojtur Belinda Ballukun, Edi Ramën dhe të gjithë hajdutët e tjerë.

Sot, më shumë se kurrë të nderuar miq, jeta e çdo qytetari shqiptar është në rrezik. Shikoni çfarë ndodhi në aeroport. Në dy javë, tre atentate. Në dy javë pamë atentate mafioze siç thonë këto, që shikohen nëpër filma. Problemi është që në Shqipëri nuk po i shikojmë nëpër filma atentatet, po po i shohim me të vërtetë. Qytetarët shqiptarë, jeta e tyre është në rrezik për shkak të atentateve mafioze të kësaj qeverie. Po a e dini pse mbyllin sytë policia e shtetit ndaj krimeve? Sepse këta janë, jo policia e shtetit, por banda e krimit.

Etiketa: Klevis BalliuPDproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
Para

Protesta e opozitës, Ivi Kaso: Kjo qeveri e korruptuar është halli më i madh i shqiptarëve

TË GJITHA

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş